Albert Vataj: Druhena, se duhena... hyjshëm
- Ti je si një lule, i tha dhe buza ju dridh. U ndi n'faj. Rrxoi syt përdhe, thue se kishte pranue me bjerr vedin n'andjen dhe padurimin, për me i than njato fjalë qi kishte kohë qi i përtypte nëpër mendime. Edhe ajo, krejt n'flak ishte ndez, ban be se i kishin hedh mbi njat hir nji perde t'ngjyme n'nji perëndim pranvere...


























