E merkure, 30.04.2025, 08:20 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: “Virgjëresha e mbuluar” e Giovanni Strazza, mrekullia hyjnore që del nga mermeri

E hene, 11.11.2024, 07:50 PM


“Virgjëresha e mbuluar” e Giovanni Strazza, mrekullia hyjnore që del nga mermeri

Nga Albert Vataj

Ajo është e gjallë. Frymëmarrja e saj prej mermeri dëgjohet e heshtur nën cohën e hollë dhe tejdukshmërinë që rreket të fsheh një hir adhurimi dhe vetë shenjtësimin e Hyjlindëses Mari. Është e ndrojtur dhe delikate në bardhësinë ku struken mijëra goditje dalte e vërshojnë lumen djerse, prekje dhe prehje ledhatare që i zgjojnë asaj pulsin dhe i mëkojnë përulësinë e devocionit.

Ka zbritur nga mrekullia e idilit biblik kjo Mari, duke marrë trajtë në idealizimin e shpirtit dhe ëndrrës së artistit, i cili e ç’burgos këtë virgjëreshë jo vetë nga shkëmbi por nga shpirti.

Dhe... e mëton në atë çastin e hyjtë si në një shkrepje vetëtime, të vezullimtë në dritë e brerore.

Virgjëresha e mbulur është një statujë prej mermeri Carrara e gdhendur në Romë nga skulptori italian Giovanni Strazza (1818–1875), që përshkruan bustin e një Virgjëreshe Mari të mbuluar. Data e saktë e përfundimit të statujës nuk dihet, por ndoshta ishte në fillim të viteve 1850.

Ja mrekullia që ngjiz pasionin me tharmin e yjeve që zbret nga qielli e vibron në muskuj e nerva, cyt rrahje zemre dhe shkulime shpirti. Nuk ka asnjë cak, prag apo prehër, ku nuk mund të mbërrij ai shpirt i lartësuar në art, që duke i qenë mirënjohës i jetës, krijuesit, zgjon nga thellësitë e universit të njeriut, atë që e shndërron artistin në Zotmëkues.

E vështron me ëndje këtë tejdukshmëri të murosur, këtë virgjëreshë, pikëlluese, e të trishtë, e gjallë dhe e ftohtë, ngjethëse dhe përshkuese. Ëndja dhe fjala i nderen kësaj gjendje që të përpinë për të të shpërbërë në mijëra grimca ndjesish që shndrisin tëksa shpërndahen gjithandej si thërrmija të një eksplodimi fryme të ngurtësuar.

Është një gjallje në mermer. Është një zjarr shpërbërës që vjen prej këtij shkëmbi të ftohtë, kësaj mjeshtërie që s'ka shoq, këtij krijimi që të ndalon frymën.

Strazza ishte një mjeshtër i pabesueshëm i zanatit të tij, ishte ai që si pakkush arriti të jetësonte në shkëmb gjendje dhe situata, të të shpojë kaq pamëshirshëm me ushta zjarri dhe akulli. Një pasion që i jep pavdekësinë një gjendje kapitëse, një dhimbje rrënuese, një pikëllimi gërryes, dhe e bën këtë përmes një mjeshtërie që vetëm një Zot në qiell dhe një Strazza në tokë munden ta shndërrojnë në vepër atë që përfytyron një mëndje dhe e kthen në një reale kaq të gjallë një mjeshtëri hyjnore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Kjo është Emma Lilian Todd, gruaja e parë që projektoi një aeroplan Albert Vataj: Gjithë dija e botës së një shekulli në një foto Albert Vataj: Çdo nënë është një shenjtore dhe çdo shenjtëri na shpërblen me vullnet prej nëne! Albert Vataj: “Fluturimi” i malësores në krahët e erës Albert Vataj: “Barbarët” që shpëtuan qytetërimin dhe kulturën perëndimore Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të Albert Vataj: John Atkinson Grimshaw, një autodidakt që shkëlqeu me peizazhin hënor Albert Vataj: Dasëm në varreza Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx