E enjte, 24.07.2025, 11:12 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane

E shtune, 14.09.2024, 06:50 PM


Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane

Përgatiti Albert Vataj

Më 12 shtator 1683 – Ushtri të vendeve evropiane (Francë, Gjermani, Austri) bashkojnë forcat dhe mposhtin ushtrinë osmane në betejën e Vienës. Trupat osmane komandoheshin nga veziri Mustafa Pasha, pjesëtar i familjes së njohur shqiptare të Qyprilinjëve, e cila qeverisi Perandorine Osmane për dekada. Kjo fitore i dha fund ankthit te Evropës Perendimore ndaj rrezikut të pushtimit nga Perandoria e Lindjes. Por rezultati i betejës ndikoi edhe në diçka tjetër. Sipas një gojëdhëne, trupat osmane (rreth 140 mijë) u tërhoqën duke lënë pas qindra thasë me kafe të papjekur që e kishin sjellë për nevojat e veta - ose si paraqitje të kësaj pije lindore në perëndim, nëse do të kishin fituar. Megjithatë, efekti ishte thuajse i njëjtë, sepse sasia e kafesë së lënë pas u përdor si bazë për fillimin e tregtisë austriake të kafesë dhe për famën që do të fitonte "kafeja vieneze", një lloj ekspreso me shumë ajkë.

Beteja e Vjenës u zhvillua në malin Kahlenberg afër Vjenës, më 12 shtator 1683, pasi qyteti ishte rrethuar nga Perandoria Osmane për dy muaj. Beteja u zhvillua nga Perandoria e Shenjtë Romake (udhëhequr nga monarkia e Habsburgëve) dhe Komonuelthi Polako-Lituanez, të dy nën komandën e mbretit John III Sobieski, kundër osmanëve dhe shteteve të tyre vasalë dhe tributorë.. Beteja shënoi herën e parë që Komonuelthi dhe Perandoria e Shenjtë Romake kishin bashkëpunuar ushtarakisht kundër osmanëve. Humbja shihet shpesh si një pikë kthese për zgjerimin osman në Evropë, pas së cilës ata nuk do të fitonin më terren. Në luftën që pasoi që zgjati deri në vitin 1699, osmanët do t'ia dorëzonin pjesën më të madhe të Hungarisë, Perandorit të Shenjtë Romak, Leopold I.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmishëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Albert Vataj: Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës Albert Vataj: Vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë Albert Vataj: Skandali te Onkologjiku dhe skandalizimi "legjitim" i opinionit publik Albert Vataj: Yuval Noah Harari - "Perëndia", një nga 21 leksionet për Shekullin 21 Albert Vataj: Dashuria më e madhe që na është dhënë duke u plakur... Albert Vataj: Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi Albert Vataj: Historia e një profesori shqiptar nga Kalabria Albert Vataj: "Kukulla" e Ismail Kadare, romani i përjetimeve të fuqishme dhe mesazhit të themeltë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx