E hene, 09.03.2026, 07:25 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Genius loci i Prekazit

Në traditën romake besohej se çdo vend kishte një “gjeni” mbrojtës, një shpirt që përcaktonte natyrën dhe identitetin e tij. Romakët e quanin këtë genius loci, shpirti i vendit.Për ta kuptuar Adem Jasharin dhe 5 marsin e vitit 1998, duhet të njohim pikërisht shpirtin e vendit të tij. Dhe genius loci i Prekazit është shpirti i kryengritjes...

Blerim Latifi: Ironia e historisë ndaj atyre që predikojnë asgjësimin

Në vitin 2001 ajatollahu Khamenei priti në një audiencë private kryeministrin e atëhershëm spanjoll, Hose Mara Aznar. Duke përzier çajin që mbante në duar, i tregoi spanjollit se agjenda e tij ditore fillonte dhe mbaronte me planet për zhdukjen e Izraelit. Një fjali e thënë me qetësi...

Blerim Latifi: Kontradikta që nxit trazirat në botën islame

Dhe paradoksi: si mundet një studiues i Kantit, i cili këmbëngul në idenë e lirisë së individit dhe në ligjin moral që buron nga arsyeja njerëzore, të jetë në krye të një regjimi totalitar që bazohet në idenë se ligji moral vjen nga autoriteti hyjnor?...

Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes

Pranverë, 1999. Një kamp refugjatësh kosovarë në Maqedoni. Duart e fëmijëve shtrihen drejt shpëtimtarit, i cili u premton kthimin në shtëpi. Në prapavijë qëndron flamuri i shtetit, që u siguron këtyre fëmijëve ushqim, veshmbathje dhe përkujdesje shëndetësore. Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes...

Blerim Latifi: Budallës as në teposhtë mos i zbrit nga shpina!

Pas vitit 1945, rregulli i aleancës perëndimore të sigurisë ka qenë: “Secili për vete, Amerika për të gjithë.”Tetëdhjetë vjet më vonë, Donald Trump deklaroi fundin e këtij rregulli. Europianët u kapën në panik dhe filluan ta sulmonin Trumpin si shkatërrues të aleancës perëndimore...

Blerim Latifi: Ulurima e historisë midis pranimit dhe përjashtimit

Në "Fenomenologjinë e Shpirtit", Hegeli e zhvillon konceptin e luftës për pranim si faktor themelor që e përcakton strukturën e marrëdhënieve njerëzore.Dëshira për pranim, si thelb i qenieve humane, i shtyn individët drejt përplasjes, shpesh deri në forma ekstreme që marrin karakterin luft?s për jetë a vdekje...

Blerim Latifi: Kur mendimtarët e mëdhenj e bëjnë bërllog

Edhe pse filozofia, në thelbin e saj, është një mendim mbi dhe për lirinë, nuk janë të pakët emrat e saj që, në momente të caktuara historike, kanë devijuar nga ky parim duke u rreshtuar në krah të ideologjive apo sistemeve të ngritura mbi shkatërrimin e lirisë. Madje, shumë prej këtyre emrave...

Blerim Latifi: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje kundër dritave

Gjithandej librave të shenjtë të njerëzimit, Zoti përfytyrohet si burim dhe fuqi e dritës.Edhe te ati themeltar i filozofisë perëndimore, Platoni, drita është baza e qenies dhe ideali i mendjes njerëzore.Drita dhe ndriçimi janë thelbi i kthesës më të madhe intelektuale në historinë e njerëzimit, Iluminizmit...

Blerim Latifi: Ndërron jetë Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i Ahmet Delisë

Dje u nda nga jeta dhe sot u varros në Prekaz Adem Brahim Ahmeti, nipi i fundit i prijësit legjendar të Drenicës, Ahmet Delisë.Ademi ishte një plak i urtë që në gjithë jetën e tij mishëroi virtytet morale të një familjeje të madhe, e cila që nga vitet e Lidhjes së Prizrenit e deri në vitet e rezistencës...

Blerim Latifi: Sundimi i ligjit rrezikon të kthehet në formalitet bosh

Publiku në Kosovë nuk është në nivelin e duhur për të kuptuar raportin midis mundësive reale dhe premtimeve politike. Kjo do të thotë se shumica e qytetarëve nuk arrijnë të vlerësojnë nëse premtimet politike përputhen me kapacitetet e vërteta që i ka shteti për t’i realizuar ato. Prandaj politikanët këtu janë komodë të premtojnë...

Blerim Latifi: Një dokument me vlera të mëdha historike dhe aktuale

Në këtë situatë Serbia kishte ndezur të gjithë motorët e propagandës për ta diskredituar atë në rrafshin ndërkombëtar, duke e paraqitur si organizatë me bazë ideologjike fundamentalizmin islamik. Kjo deklaratë e zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është kundërvënie ndaj kësaj propagande. Vlera e saj nuk është më vetëm historike...

Blerim Latifi: Roli publik i filozofisë sipas Michael Sandel

Çmimi Berggruen për Filozofi dhe Kulturë, që jepet çdo vit në Shtetet e Bashkuara për të nderuar mendimtarë që kanë ndikuar në mënyrën se si njerëzimi e kupton veten dhe botën, këtë vit iu nda Michael Sandel-it, një prej filozofëve më me ndikim në filozofinë politike bashkëkohore...

Blerim Latifi: Një heshtje që flet për ikjen...

Kjo është një fushë sporti në fshatin Polac të Skenderajt. Është ndërtuar para disa vitesh, me qëllim që fëmijët dhe të rinjtë e katundit të luanin aty. Por sa herë që më bie rasti të kaloj andej, nuk shoh kurrë askënd duke luajtur. Arsyeja dihet: katundet po përjetojnë zbrazjen demografike. Edhe ata pak fëmijë që ende jetojnë në to, tani argëtohen në...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx