Faleminderit
Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë
E shtune, 07.09.2024, 05:36 PM
106 VITE NGA LINDJA E NJE NJERIU QE DRITOI ME DIJE DHE VEPER
Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të
letërsisë, njeriu i përkorë që na grish sot në ndërmendje
Nga
Albert Vataj
Sot
106 vite më parë, u lind në qytetin e Shkodrës, Pashko Gjeçi, ai që do të hynte
në testamentin e njohjes dhe kujtesën, si shqipërues dhe dijetues.
Puna
pasionante e një vetëmohuesi, si e tija, tejkaloi të gjithë caqet e
ngadhënjyesve, për të mbetur emblemë e sfidës së përkushtimit që mposht
pamundësinë.
Ai
erdhi dhe iku në heshtje për të lënë ndër ne, jo vetëm një vepër të ngjizur në
caqet e përjetimit, por edhe kujtimin e brishtë të strukur në përvojat e atyre
që e njohën.
Një
burrë shtatpakët, i kërrysur aq sa mosha dhe hekat i kanë lejuar t'ia
përthyejnë kurrizin, shfaqej dhe shuhej mes pluskimit të vërshimit njerëzor të
Tiranës, qytetit që huajti si vendbanim, qytetit që nuk mundi të ishte djep,
por do të ishte purgator mundimesh rraskapitëse dhe parajsë kaplimi të eterit
të hirshëm.
Rendte
ngeshëm me vështrimin përdhé pa i rënë në sy akujt. Hynte nga dera e një
auditori, dilte nga kthina e një heshtjeje, që zvargej pas tij si një hije,
e... kërrysej në zhguallin e shfletimit dhe shkrimit, duke jetuar botët në
frymëmarrjen e një kraharori që kërcente tinëzisht nën petkat e vjetëruara.
Jetoi
një jetë modeste, pa privilegje, megjithëse ishte nga të paktët që i meritonte.
Rendi
i përulur dhe sfidues me kohën dhe pasionin e shqipërimit. Lëvizi në eterin e
kohës pa bujë, pa u nënshtruar thundrës së persekutimit.
Zërin
anktimtar as vetja nuk ka mundur t'ia dëgjojë. I'u dha punës ditë e netë
pambarim, për t'i dhënë jetë legjendave të letërsisë botërore, për të mësuar të
flasin në shqim monumentet e letrave. I rrethuar me heshtje endi shkronjë pas
shkronje udhën drejt përjetësisë.
Ndryshe
nga shumë njerëz që rreken të ecin duke u zvarritur në emër të karrierës,
Pashko Gjeçi kurrë nuk e bëri këtë. Vepra që ai krijoi e ngjiti në majën e
Olimpit të letërsisë shqiptare, edhe pse nuk është zvenitur kurrë me lavde dhe
çmime.
Përgjatë
dyzet vjetëve ka jetuar në një dhomë shumë të ngushtë. Aty ka përjetësuar emrin
e tij, megjithëse në ngrysje të kësaj jete nuk ndihet mirë me shëndet. Këtë
askush nuk e di.
Ashtu
siç pak vetë e dinë që "Komedia hyjnore" erdhi nga Pashko Gjeçi.
Fatin
e përjetësisë, me të cilën Zoti sfidoi egon për jetë të njerëzve, çfarë
ëndërrojmë si trashëgimi të mbretërisë hyjnore - në kulm të këtij dimri, tani
mund ta kuptojmë në dritë të së vërtetës, jo më si realitet biblik, por
njerëzor, kur po përcjellim për në banesë të fundit Mjeshtrin Pashko Gjeçi.
Përkthyesi
i “Komedisë hyjnore” që kaloi rrathët e Dantes për ta ngritur qytetërimin tonë,
u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, me një testament dëshmie të gjallë nga
duhet shkuar për tek drita, e vërteta dhe jeta, kush është njeriu dhe mësuesi,
mjeshtri dhe dija. Nga një shkrimtar i qe bërë pyetja; “Po sikur të ringjallej
Dantja, mjeshtër?”.
Buzëqeshja
e Pashko Gjeçit i kishte fshirë sakaq çdo mund të rëndë, e kishte hapur atë
njeri grusht për t’i dhënë fund habisë tonë, për një dimensionin e një mjeshtri
se: “ndoshta, ndoshta do të bisedonim për ato gjëra të cilat unë nuk mundja t’i
bëja dot më mirë”.
Dashuria
e këtij Mjeshtri ishte ndërgjegje, me të njëjtën providencë siç iu dha
shqiptarëve të vegjël, të parritur drejt zgjatimit të jetës, që etjen e kishin
aventura fëmijësh në përkthimin e “Odisesë” së Homerit. Kush jemi ne?! Në këtë
përpjekje ky grusht njeriu në memorie nxënësish, miqsh, shkrimtarësh, kolegësh
nxiti vetëdijësimin mes nesh dhe të tjerëve, aty ku i ndahet hendeku njeriut,
midis jetës dhe vdekjes, midis harresës dhe përjetësisë.
Dikur
Gjergj Fishta tha për mjeshtrin: “Ajo grimca atje paska shkruar gjithë këtë
artikull!”, kujtojmë se bëhej fjalë për botimin e shkrimit kritik të Pashko
Gjeçit, “At Gjergj Fishta, poet satirik”.
Ne
quhemi gjuhë dhe sfida e saj i takon plejadës së mjeshtrit, e bashkë me to ky
përkthyes i dha shqipes autoritetin e njohjes, çfarë e kemi të trashëguar sot
si lëndë pasurore, e papërsëritshme duke i rezistuar për pesëdhjetë vjet
“pushtimit” më të egër të shqipes, ajo e standardit të shpallur nga diktatura.
Prandaj ka “pushuar” prej vitit 1985 deri në vitin 2005 përkthyesi, kur pas
gati 40 vjetësh ribotohet “Komedia hyjnore” dhe “Fausti”. Mbas ’90-ës, ashtu
siç janë prekur të gjithë që e njohën, ku mjeshtri jetonte në një shtëpi bodrum
diku tek Shallvaret, Pashko Gjeçi nuk arrinte dot të punonte më. E kishte
mbyllur ciklin e punës së tij, por në të kundërt bota jonë akademike,
intelektuale dhe ajo politike e “konservonte” memorien për të në heshtje.
Me
vdekjen nuk shuhen të gjithë. Ndër ta ishte edhe ai, shkodrani i urtë i
shqipërimit, shkodrani i fisëm i përjetësimit të të mëdhenjve. Të gjallët e tij
e lidhi me përtëritjen gjalluese të kreshtave të estetikës dhe iluminimit,
shpirtërores dhe hyjnores.
Lëvizi
në kohën që nuk ishte e tija dhe ngjizi virtuozitetin e këndimit në shqip të
zërave që jehonin në hapësirën e mijëvjeçarëve. Ai ishte gjithkund dhe askush
nuk mundi ta shohë.
Në
ajër e frymëve të shtërzyera shkiti hija e tij. Dritëza e mekur e qiririt që
flakëriu në pëlhurat e terrttë të netëve, shkrimet sa hap e mbyll sytë dhe
përnjëherësh shpërthen në çdo shtangie që mpiks koha. Zgjat dorën e lëveshkur
nga një kat i qiellit dhe na tregon udhën që rrugëton shqipja që e endi në çdo
nerv dhe ind, në çdo shkulm gjaku dhe shfrim vetmohues.