E diele, 04.06.2023, 08:40 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh ?eliku: Unë shoh edhe matanë lëmës

Kurrësesi, nuk mund ta harroj një thënje të Mahmud Dumanit, patriotit dhe misionarit shqiptar për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe nëpër Trojet Etnike Shqiptare, në kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliqi, “Shqipërisë Madhe”. Që, asaj kohe i kishte hapur shkollat e para shqipe,..

Kalosh Çeliku: Lakuriqi i natës dhe i ditës

Katundi e ka një të mirë të përjetshme natyrore: e di Lakuriqin e natës dhe Lakuriqin e ditës. Që të dy, janë namqorra. Që të dy, shohin vetëm natën. E, asnjëri ditën. Fatkeqësia, edhe: që të dy, përplasen në mes të ditës kokë më kokë mbi urë si ato dy dhitë kryeneqe te ai rrëfimi artistik në Abetare. Mjerë ti, nëse je nisur në rrugë...

Kalosh Çeliku: 'Armiku i padukshëm'

Nanën e Nanës, shaj vetëmevete, bëj jetë lugati! Nuk kanë faj “miqtë” e mi, që më shajnë në Facebook nateditë. Dhe, portale elektronike. Vërtetë, iku “armiku i padukshëm” Koronavirusi Plak, por na erdhi Koronavirus Riu, “armiku i dukshëm” me gjithë herdhe mes këmbëve përmejdani, në Maqedoninë e Veriut. Nesër...

Kalosh Çeliku: Halldupi i Shkupit

Ehu, Xha Derallë! Humorist, dhe satirist i madh shqiptar, që me anegdotat dhe satirat e tua e tejkalove edhe Nastardin Hoxhën. Përderisa, Nastridin Hoxha ishte krijuar nga  populli, ti ishe autori i vërtetë i krijimeve tua artistike, dhe jetove me popullin shqiptar, duke i shartuar te “Jasakët e Tikeve...

Kalosh Çeliku: Këpurdha helmuese

Natyra i ka ligjet e veta politike: Kumbulla bënë kumbulla. Rrushi, rrush. Qershia, qershia. Molla, mollë. Ftoni, ftonj. Dardha, dardha. Dardha gorrice, edhe dardha turke. Fiku, fiq. Pema, ku sipas këngës popullore shqiptare: Ra Sala nga Fiku. Ose, hëngër fiq, dhe vdiq...

Kalosh Çeliku: Kopështi Zoologjik

Herët në mëngjes, alarmi i telefonit ma prishi gjumin. E hapa, ishte Nusja e djalit Xaka:-Babi, sot mos ha mëngjes nën Rrap! E kam përgaditur një pite me groshë si në Katund. Dhe, ecë te ne në Sofrën Shqiptare!-Faleminderit, iu përgjigja. Vetëm, se: unë sot, pas “armikut të padukshëm” Koronavirusit dhe Pandemisë me masa të...

Kalosh Çeliku: Kaçaku i Fushës

Gjatë Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, organizatori mua dhe Kaçakun e Fushës, si “nacionalistë” dhe “irredentistë”, “armiqë të rrezikshëm” ndaj “vëllazërim – bashkimit” jugosllav, shtetit të “përbashkët”, na vëndosi në Hotel “Beogradi”. Provokimi tyre i radhës, se: pas Luftërave të U?K -ës 1998 – 1999 në Kosovë, dhe 2001 në IRJ të Maqedonisë...

Kalosh Çeliku: Historia u përsëritet dy popujve 'vëllezër'

Historia me shekuj u përsëritet shqiptarëve. E kam thënë moti nëpër shkrimet e mia publicistike. Dallimi është, se: shqiptarëve Robëria. E, serbët i vretë Liria. Pushtimi i tokave shqiptare. Asimilimi i tyre si “vëllezër” të Njerkës jugosllave. Nuk do t’i përmend ngjarjet historike në këtë...

Kalosh Çeliku: 'Askeri'

Telefoni cingërroi, dhe më zgjoi nga mendimet e “rrezikshme”. Gjumi, që e bëja përpara një ibriku të larmë me dy çepa raki rrushi. Dhe, dy shtamave me verë nën Rrap. Ëndërrave, që më hudhnin xhindet gra dorë më dorë majë lisave dhe çative të shtëpive, rrëzë “?uke”, në mes të...

Kalosh Çeliku: Kukullat partiake

Partitë politike, kur merren me arsim dhe kulturë, krahëpërkrahu me partizanët e tyre të arsimit dhe artistët e arratisur me politikë “madhore”, dihet: nuk ka arsim, as kulturë. Këtë, nuk e them unë, e thotë politika e tyre Donkishotiane, përderisa janë me vite në pushtet. Kokëmëkokë, nëpër institucionet e shtetit “përbashkët”...

Kalosh Çeliku: Gruaja besnike

Hi-hi-hiii… Përsëri zgjimi. Zgjimi, që pas një nate të gjatë, më shkundi në agim. E ngarkova Veten në shpinë, e lidha nye, dhe këmbadoras u nisa dhiareve për në “Baba Tomor”.Rrezik, është: kur, K?lyshi me zgjebe n? mes t? dit?s, Sot leh pas Ujkut. Policia letrare me ndërsimet që bëjnë pas shpine, nuk shquhen aspak për bukuri të...

Kalosh Çeliku: Partivirusi

Rreptësisht, pas arratisjes nga kjo botë e krundeve mes partive politike me thasë kanapi të arnuar arnë përmbi arnë nëpër katunde dhe qytete, që lindin pas shiut si këpurdhat, e lë një porosi për familjen dhe lexuesin tim besnik shqiptar. Personalitetet e arsimit dhe kulturës shqiptare. Politikanët, që i kemi me qerre dhe poste politike e pasuri...

Kalosh Çeliku: 'Hallalli' dhe 'harami'

Popull i nemur nga Baba Dovleti si „tradhtar”, dhe i dalldisur pas posteve politike dhe pasurisë përkohshme personale, familjare, klanore dhe partiake me „Din e Iman”... Jo, pasurisë trashëgimtare, brez pas brezi të Babait. Aqmëpak, Nënës Shqiptare. Prandaj, edhe ndodhë shpesh të ketë probleme me vetëveten si popull historik. Shekuj me radhë në luftë...

Kalosh Çeliku: Djemtë e Ballit

E mbylla shfletimin e gazetës të “vëllazërim-bashkimit”, dhe dola te Rrapi, në Shkup. Gjokun e lidha nën hije te Rrapi historik, i vara armët në një degë. Vapë. Uji i Shatërvanit gurgullonte gur më gur. Kamarieri  m’i solli dy shtama me verë. Matanë rrugës rrallë, shumë  rrallë kalonin kalimtarë të rastit nëpër “Bit-Pazar”...

Kalosh Çeliku: Armikun historik e kemi në shtëpi

Shqiptarët, gjithë jetën u morën me armikun e jashtëm të shtëpisë: Turqinë dhe Serbinë. Fajin për bashkim kombëtar, Shqipëri Etnike me shekuj ua hudhin turqve dhe serbëve. Armiqëve historik, që vetë i mbajtën gjallë në jetë me “shqiptarë të ndershëm” dhe besnik: “turq” dhe serb...

Kalosh Çeliku: Grushtimi i Babadimrit, pas Shkupit në Tiranë

Interesant, Babadimri ka pasaportë diplomatike (sa për sy e faqe), dhe nuk ka kufinj politik nëpër botë si ne shqiptarët. Mirë, do të ishte këtë pasaportë diplomatike ta kenë artistët, po ja që pak veta e kanë deri në Ditën e sotshme. Pajtimi ndërkombëtar, krahas politikanëve, mirë që e ka Babadimri. Edhe, mirë që...

Kalosh Çeliku: Imzot lehin qentë

Skena është e errët. Dikur hyn autori i dramës dhe e ndez llambën e tavolinës së punës. Në dorë e ka dorëshkrimin: "Imzot, lehin qentë"; ulet në karrige, merr thellë frymë dhe i drejtohet publikut...

Kalosh Çeliku: Kafenë pas buke

Hoxhën e “Allahut” e kam pasur mik besnik. Edhe shumë organizime kulturore e politike i bënim së bashku kokë më kokë: ai si Hoxhë i “Allahut” dhe partizan i Partive Politike, e unë si shkrimtar i dalldisur dhe arratisur pas poezive erotike dhe grave besnike. Dorën në zemër, edhe më ka ndihmuar si hoxhë...

Kalosh Çeliku: Edhe unë i ndihmova ''Allahut'' në minare

Populli shqiptar ka krijuar me mijëra anekdota për Hoxhën e “Allahut”. Ndoshta, dhe letërsia popullore shqiptare është më e pasura në këtë zhanër. Ku ta dish?! Mundet. Filip Papajani një shkritmtar rilindas shqiptar ka thënë për hoxhën: Njeri i soçëm me tru të moçëm. Vaso Pasha: ka shkuar edhe më larg…

Kalosh Çeliku: Sot e lërova arën me dy palë qe

Sot, e lërova Arën TimeMe dy palë qe me brirë.Dhe, pa një kalë përparaGjokun, pullali me shalë. Sot, e lërova  Arën TimePërball Filipit Maqedonisë:Me Dy palë qe me brirëGjokun pullali me shalë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora