E merkure, 30.04.2025, 03:45 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza

E enjte, 05.09.2024, 06:53 PM


THENIE NGA NENE TEREZA

Përgatiti Albert Vataj

- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

- “Do të jem shenjte” do të thotë ta zhvesh vetveten nga çdo gjë që s’është e Zotit; t’i shkul nga zemra të gjitha gjërat e kësaj bote; të jetoj në varfëri dhe mënjanim; të heq dorë nga dëshirat, prirjet, tekat, idhujt e mi e ta bëj vetveten, me dëshirë, skllave të vullnetit të Zotit.

- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

- Në Perëndim ka vetmi, të cilën unë e quaj “gërbula e Perëndimit”. Në shumë mënyra, kjo është më keq se ajo e të varfërve tanë në Kalkutë.

- Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmishëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Albert Vataj: Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës Albert Vataj: Vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë Albert Vataj: Skandali te Onkologjiku dhe skandalizimi "legjitim" i opinionit publik Albert Vataj: Yuval Noah Harari - "Perëndia", një nga 21 leksionet për Shekullin 21 Albert Vataj: Dashuria më e madhe që na është dhënë duke u plakur... Albert Vataj: Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi Albert Vataj: Historia e një profesori shqiptar nga Kalabria Albert Vataj: "Kukulla" e Ismail Kadare, romani i përjetimeve të fuqishme dhe mesazhit të themeltë Albert Vataj: Një tifozeri që meritonte më shumë se një humbje dinjitoze Albert Vataj: Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx