E merkure, 30.04.2025, 11:05 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Dasëm në varreza

E enjte, 10.10.2024, 06:53 PM


Dasëm në varreza

Nga Albert Vataj

Dhjetë muaj para se ata të martoheshin, vdekja u hyri në mes. Por dashuria dhe dita e shënuar e dasmës nuk do të fikeshin atë ditë të kobshme. Asgjë nuk do të ndryshonte nga ajo çfarë ata kishin bërë plan së bashku.

Jessica Padgett, shkon e veshur nuse tek varri i të fejuarit, ditën që kishin lënë të martoheshin. Në këtë ceremoni do të ishin të pranishëm gjithë të ftuarit e dasmës, madje edhe studio fotografike.

Jessica ishte fejuar me Kendall James Murphy, i cili punonte si zjarrfikës në Montgomery, Indiana, SHBA, kur ai vdiq tragjikisht ndërsa kolegu i tij në gjendje të dehur aksidentoi atë për vdekje.

Si ndodhi?

Kendall James Murphy hapi derën e pasagjerëve të makinës së tij, për të tërhequr disa pajisje mbrojtëse, për t'i shkuar në ndihmë një të aksidentuari, ai u godit nga një makinë tjetër duke vdekur në vend.

Shoferi, i cili u akuzua për incidentin, ishte një zjarrfikës vullnetar nga një departament tjetër, që po përgjigjej shkuarjes në vendngjarjen e të njëjtit aksident. Alkooli, shpejtësia, përdorimi i telefonit celular dhe gjendja jo e mirë shëndetësore e shoferit, u përfshinë në raportin e policisë, si shkaktar të aksidentit që pati fundin fatal të vrasjes së kolegut.

Më 29 shtator ata e kishin lënë të martoheshin, por fati i keq do t'i bashkonte ata në dy botë të ndara, dhe një dashuri të madhe, që e mbyste trishtimi dhe lotët.

Jessica Padgett, lejoi studion fotografike të realizonte setin fotografik, jo ashtu siç ata dëshiruan, por gjithsesi së bashku. Dita e tyre e shënuar, duhej të mbeste e tillë, në përpjekje për të sfiduar vdekjen që u kishte hyrë në mes, dhe triumfuar kujtesën, edhe pse të trisht.

Sipas CBS4, nëna e dhëndrrit e pikëlluar kontaktoi fotografin Mandi Knepp, për të pyetur nëse do ta fotografonte nusen e djalit, Jessica Padgett, në ditën e tyre të dasmës. Ajo shpresonte se kjo do të ndihmonte znj. Padgett në procesin e saj të shërimit nga humbja që i kishte thyer zemrën në copa.

29 shtatori ishte për Jessica Padgett një ditë e shënuar, por pa mundur të bëhej dita më e bukur e jetës së saj. Ajo veshi fustanin e nusërisë për ta ruajtur në fotografi ceremoninë e veçantë të martesës së saj.

Nuk mungoi askush në këtë "gëzim" përveç dhëndrrit. Gëzimi u përzie me pikëllim, ashtu siç zemra e dashuruar guxoi të bashkonte në këtë dasëm dy botë, dy vullnete dhe një, të lartin besim në Zot, të gjetjes së paqes shpirtërore.

Ky ishte ndoshta një nga lajme më të bujshme në rrjetet amerikane të informimit, dhe jo vetëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmishëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli Albert Vataj: Lamtumira nën hijen e shenjtores Nënës Terezë për Ismail Kadare, shqiptarit që i përket botës Albert Vataj: Vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë Albert Vataj: Skandali te Onkologjiku dhe skandalizimi "legjitim" i opinionit publik Albert Vataj: Yuval Noah Harari - "Perëndia", një nga 21 leksionet për Shekullin 21 Albert Vataj: Dashuria më e madhe që na është dhënë duke u plakur... Albert Vataj: Agim Doçi, ikja e pakohë e një bardi

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx