| E enjte, 10.10.2024, 06:53 PM |
Dasëm në varreza
Nga
Albert Vataj
Dhjetë
muaj para se ata të martoheshin, vdekja u hyri në mes. Por dashuria dhe dita e
shënuar e dasmës nuk do të fikeshin atë ditë të kobshme. Asgjë nuk do të
ndryshonte nga ajo çfarë ata kishin bërë plan së bashku.
Jessica
Padgett, shkon e veshur nuse tek varri i të fejuarit, ditën që kishin lënë të
martoheshin. Në këtë ceremoni do të ishin të pranishëm gjithë të ftuarit e
dasmës, madje edhe studio fotografike.
Jessica
ishte fejuar me Kendall James Murphy, i cili punonte si zjarrfikës në
Montgomery, Indiana, SHBA, kur ai vdiq tragjikisht ndërsa kolegu i tij në
gjendje të dehur aksidentoi atë për vdekje.
Si
ndodhi?
Kendall
James Murphy hapi derën e pasagjerëve të makinës së tij, për të tërhequr disa
pajisje mbrojtëse, për t'i shkuar në ndihmë një të aksidentuari, ai u godit nga
një makinë tjetër duke vdekur në vend.
Shoferi,
i cili u akuzua për incidentin, ishte një zjarrfikës vullnetar nga një
departament tjetër, që po përgjigjej shkuarjes në vendngjarjen e të njëjtit
aksident. Alkooli, shpejtësia, përdorimi i telefonit celular dhe gjendja jo e
mirë shëndetësore e shoferit, u përfshinë në raportin e policisë, si shkaktar
të aksidentit që pati fundin fatal të vrasjes së kolegut.
Më
29 shtator ata e kishin lënë të martoheshin, por fati i keq do t'i bashkonte
ata në dy botë të ndara, dhe një dashuri të madhe, që e mbyste trishtimi dhe
lotët.
Jessica
Padgett, lejoi studion fotografike të realizonte setin fotografik, jo ashtu siç
ata dëshiruan, por gjithsesi së bashku. Dita e tyre e shënuar, duhej të mbeste
e tillë, në përpjekje për të sfiduar vdekjen që u kishte hyrë në mes, dhe
triumfuar kujtesën, edhe pse të trisht.
Sipas
CBS4, nëna e dhëndrrit e pikëlluar kontaktoi fotografin Mandi Knepp, për të
pyetur nëse do ta fotografonte nusen e djalit, Jessica Padgett, në ditën e tyre
të dasmës. Ajo shpresonte se kjo do të ndihmonte znj. Padgett në procesin e saj
të shërimit nga humbja që i kishte thyer zemrën në copa.
29
shtatori ishte për Jessica Padgett një ditë e shënuar, por pa mundur të bëhej
dita më e bukur e jetës së saj. Ajo veshi fustanin e nusërisë për ta ruajtur në
fotografi ceremoninë e veçantë të martesës së saj.
Nuk
mungoi askush në këtë "gëzim" përveç dhëndrrit. Gëzimi u përzie me
pikëllim, ashtu siç zemra e dashuruar guxoi të bashkonte në këtë dasëm dy botë,
dy vullnete dhe një, të lartin besim në Zot, të gjetjes së paqes shpirtërore.
Ky
ishte ndoshta një nga lajme më të bujshme në rrjetet amerikane të informimit,
dhe jo vetëm.