Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne
E merkure, 09.10.2024, 06:56 PM
Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne
Nga
Albert Vataj
Dita
vjen me dritë vezulluese në krahët e një nëne, në prehjen e hyjshme të një
premtimi të lartësuar në shenjtërim. Behin sfiduese ato kraharorë që i
rrethvijnë me dashuri dhe adhurim plot shpirtje, në përpjekjen e tyre për ta
ndjerë rrahjet e zemrave dhe ritmin e jetës, për ta përshkuar në një pulitje
krejt gjithësinë e galaktikës në një çast të vetëm, në një puthje, në një
vështrim, në një shkujdesje.
Dita
vjen me dritë të hyjshme në kraharorin e një nëne, zbret nga qielli kjo magji
dhe shpërthen duke u shndërruar në miliona vezullime në sytë e saj, kur vetë
shenjtëria e jetës, bekimi i futit të ofruar si shpërblesë, e ledh me sytë plot
qiej dhe e vesh me rrezatimin plot buzëqeshje.
Dita
vjen me dritë në këtë çast, në atë që vetëm një nënë e ndjen, zemra e saj e mat
dhe shpirti i mirësisë së botës e kthen në altar ku përulja më e përkorë
lartësohet në besim te mrekullitë, më të cilat ne shpërblehemi.
Dita
vjen me dritë për ty nënë, për ty grua, për ty heroinë e luftës për ta merituar
hyjninë brenda vetes dhe në atë që është themeli i motivimit tënd, fëmija.
Beso
se ti po mban në duar veten tënde më të vlertë, ti po jeton ëndjen tënde më të
bukur, ti po shijon frytin më të magjishëm të bekimit në mirësi.
Dita
vjen me dritë të larë në krojet e syve ku lahen bukuritë dhe bekohen magjitë e
jetës, dita vjen në sytë dhe shpirtin tënd, nënë e ngadhënjimeve.
Dita,
tu bëftë dritë ty; grua, nënë, shenjtnesh e asaj që ka mbetur e shtrenjtë në
ty, sot e përgjithmonë...
Amen!