E merkure, 30.04.2025, 02:06 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Çdo nënë është një shenjtore dhe çdo shenjtëri na shpërblen me vullnet prej nëne!

E premte, 01.11.2024, 07:54 PM


Çdo nënë është një shenjtore dhe çdo shenjtëri na shpërblen me vullnet prej nëne!

Nga Albert Vataj

Ajo është “La Charité” (Mëshira), e piktorit William Adolphe Bouguereau (30 nëntor 1825 - 19 gusht 1905 ). Eshtë realizuar në vaj, kanavacë në vitin 1878. Përmasat: 196 x 117 cm (77,17 " x 46,06 "). I përket një koleksioni privat.

“La Charité” është një nga punët që sinjifikon krejt galerinë krijuese të William Bouguereau, i cili megjithëse u anatemua si askush tjetër, u mohua dhe u dëbua bashkë me stilin e tij akademik, sot e gjejmë në podin e famës, larg nga e shkuara fyese, pluhuri i harresës dhe dangat e poshtërimit.

“La Charité” (Mëshira) aktualisht mban rekordin botëror si piktura më e shtrenjtë e shitur e galerisë së Bouguereau. Ajo u shit në një ankand në vitin 2000 kundrejt vlerës 3.600.000 dollarë. Për një piktor të mbetur pas portave të mbyllura, kjo është një befasi.

“La Charité” (Mëshira) përshkruan një grua të bukur, shëmbëllimi i përsosmërisë femërore, dlirësisë së kulluar, hireve rrezatuese dhe forcës amësore. Ajo kridhet në këtë tablo jo vetëm si elementi dominues por edhe dëshmimi më universal dhe i vetvetishëm i rolit të një nëne, i rolit të vazhdimsisë së jetës. Ajo shpreh kujdeseni dhe mbrojtjen e pesë fëmijë të vegjël, duke u dhënë atyre edukatë, ushqim dhe dije. Mirërritja është përfaqësuar nga gjinjtë e saj të kolmë që tregon synimin për të lejuar fëmijët të gjejnë aty përkujdesje në të ushqyer. Prarimi i syve, drejtqëndimi dhe rrethqarkimi i krahëve që zapton tre nga vogëlushët, shëmbëllen atë kumt gruaje dhe nëne që jetësohet në botkuptimin e të pazevendësueshmes, që nga Hyjlindësja e këndej.

Eshtë ngadhnjimi emblematik i një nëne, njimendja dhe vullnesa e saj e hovshme për të dhënë për ta gjithçka nga vetja përkundër gjithë përpjekjeve dhe sakrificave vetmohuese.

Nën këmbën e saj të majtë qëndron një enë përmbys me monedha ari dhe argjendi, të cilat qëllimisht janë derdhur. Ky simbol tregon se nuk ka kosto për lumturinë e tyre, që e tejkalon atë për të cilën ajo, nëna, është e gatshme t’ua japë me mish e me shpirtë. Pratë kësisoj nuk trajtohen si përparësi, ata nuk zotërojnë atë forcë, atë energji që u duhet atyre për t’u rritur të shëndetshëm të edukuar dhe të ditur. Burimi i vetëm prej nga ata e marrin atë që u duhet në jetë është ëma e tyre, është e perëndishmja, që piktori e ka trajtuar si një shenjtore, si një amanet që ka marrë mbi vete në përjetësi një grua, një nënë. Një tjetër detaj është edhe tematika e dijes, e shtjelluar nëpërmjet elementit të fëmijës, i cili është mbështetur mbi disa libra dhe diç lexon në një fletë të shkëputur dhe të vendosur në shkallare. Fëmija i ndrojtur që struket në të djathtë nën petkat solemne që derdhen përposhtë prej shtatit të gruas, dëshmon dhe denoncon realitetin, ashpërsinë dhe egërsinë, me të cilën ai do të qaset. Por nëna është aty, e vetmja dhe më e vetvetishmja mburoje dhe edukuese e fëmijëve, të cilët mbartin misionin trashëgimisë. Ajo rend në përjetësi me dashurinë dhe detyrimin, për fëmijët e saj, për jetën, për gjeneratat. Një nënë është themeli i një brezi!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: “Fluturimi” i malësores në krahët e erës Albert Vataj: “Barbarët” që shpëtuan qytetërimin dhe kulturën perëndimore Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të Albert Vataj: John Atkinson Grimshaw, një autodidakt që shkëlqeu me peizazhin hënor Albert Vataj: Dasëm në varreza Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër Albert Vataj: Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld Albert Vataj: Martin Camaj, një vullnet qiellor që na shpërbleu me urtësi dhe zemërbardhësi Albert Vataj: Sot në përvjetorin e lamtumirës së poetit të kushtrimeve lirike, Ali Podrimja Albert Vataj: Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmishëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes Albert Vataj: Si u shuan në Shkodër më 17 korrik 1915, rilindasi Çerçiz Topulli dhe intelektuali Muço Qulli

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx