E hene, 13.10.2025, 12:20 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Fitorja që u shndërrua në një zgjim kombëtar

E diele, 12.10.2025, 07:00 PM


Fitorja që u shndërrua në një zgjim kombëtar

Nga Albert Vataj

Një fitore që tejkaloi kufijtë e një ndeshjeje futbolli, që u bë këngë, lot, fluturim dhe dritë. Mbrëmja e 11 tetorit 2025 do të kujtohet gjatë si nata kur Shqipëria u përqafua me lavdinë, kur zemrat shqiptare në çdo cep të botës rrahën në një ritëm të vetëm kuqezi. Në “Gradski Stadion Dubo?ica” të Leskovcit, përballë një publiku armiqësor dhe nën një qiell të ngarkuar tensioni, djemtë e Kombëtares shkruan një nga faqet më të ndritura të historisë sonë sportive: Shqipëria mposhti Serbinë 1-0, me golin e artë të Rey Manajt.

Ky nuk ishte vetëm një gol; ishte një britmë e shpirtit shqiptar që e tronditi heshtjen e atyre që dikur donin ta mbysnin. Ishte rikthimi i dinjitetit në fushën e blertë, ku flamuri kuqezi u valëvit me krenarinë e një populli që di të durojë, të ngrihet dhe të fitojë. Nga stadiumi në Leskovac deri te sheshet e Tiranës, Prishtinës, Shkodrës, Londrës e Nju Jorkut, çdo zemër shqiptare u bë një dritë e vetme në qiellin e kësaj fitoreje.

Mbrëmja e 11-të u shndërrua në një agim të ri për kombin, në një zgjim që na bashkoi në këngë, në lot gëzimi dhe në krenarinë për të thënë me plot gojën: “O sa mirë me qene shqiptar, o hej!”

Fitorja 1-0 kundër Serbisë, ishte fitorja që ndezi kuqezi mbrëmjen e 11-12 tetorit në mbarë rruzullin, me një atmosferë e epërme festive. Ishte fitorja e fitoreve, që u shndërrua në një ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Një ndeshje, një gol, një fitore, një foto ikonike dhe një pafundësi emocionesh përshkuan si një energji drite kuqezi globin cep më cep, duke çuar triumfin e një ndeshjeje futbolli në triumfin e një beteje historike.

Patjetër që heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili në minutën e fundit të pjesë së parë shënoi golin e vetëm dhe përcaktues të ndeshjes, pas një aksioni të gjatë në zonën e serbëve. Pas një topi të devijuar nga Ajeti, Manaj goditi fluturimthi duke dërguar topin në rrjetë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 0-1 mbrëmjen e 11 tetorit 2025 ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubo?ica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

Kjo nuk ishte thjeshtë një fitore. Siç e dëshmoi shqiptaria në mbarë botën, duke festuar gjatë gjithë mbrëmjes së 11 tetorit, deri në të zbardhur të 12 tetorit. Zemra e shqiptarëve shpërtheu në qiellin e shtatë të gëzimit, atyre që patën fatin të ishin në stadium, të tjerëve që e ndoqën nga shtëpitë e tyre, nga ambientet private, sheshet dhe bulevardet. Kurrë shqiptaria nuk e ngjiti më lart shpirtin kombëtar se sa kësaj here, flamujt dhe shqiponja fluturuan në qiejt e krejt shqiptarisë dhe botës. Gëzimi mbushi zemrat e miliona shqiptarëve, të cilët u bashkuan në kremtimin e kësaj fitoreje si në përjetimin e një akti të madh historik. Legjitimiteti i kësaj fitoreje i thirri të gjithë për t’i dhënë përmasa qiellore këtij shpirti, që u bë oguri i mirë i besimit te triumfi.

Fitorja e kësaj ndeshjeje futbolli ndaj Serbisë, nën një situatë të ngarkuar paniku, militarizimi, bombardimi antishqiptar të një publiku gjoja të maturuar, për të shmangur incidentet si presion i sanksioneve nga FIFA, publik i cili brohoriste gjatë gjithë minutave të kësaj përballje “Kosova është Serbi”, ishte një fitore që duhej fituar, ishte një gol që duhej ta tundtë rrjetën serbë, si flamuri “Autoktonus” më 14 tetor 2014, në stadiumin “Partizan” të Beogradit, pjesë e kualifikimeve për Euro 2016, që grisi dhe e bëri zhele qiellin e Serbisë.

Historia shumëvjeçare e urrejtjes dhe hakmarrjes shqiptare ndaj një një armiku historik të kombit shqiptar, e shndërroi fitoren e një ndeshjeje futbolli, në një fitore të denjë për librin e madh të historisë, ku fjalët nuk shkruhen me gjak, por me djersë dhe lot gëzimi, me thirrjen që kaploi qiellin e këtij tetori “O sa mirë me qene shqiptar o hej”.

Kaq shumë na duhej kjo fitore, sepse kaq pafund ne meritojmë të jemi pjesë e historisë së futbollit të vërtetë, e sportivitetit dhe e shpirtit festiv, që e rikonfirmon fuqishëm, se ne jemi të denjë për lartësimin e emocioneve që na shpien te fitorja.

Serbët u mundon në shtëpinë e tyre. Serbëve u dhamë një humbje të hidhur, një disfatë fatale, u dhamë gjithashtu një leksion civilizimi, për t’u treguar, se nuk mund të fitohet me shpirtin e kredhur në natat e së shkuarës, të cilat ata i ndërsyen mizorisht dhe padrejtësisht ndaj shqiptarëve.

Serbëve më shumë se u sollëm një disfatë shkatërruese sportive, i dërrmuam me shqiponjën që skalitëm në zemër të shpirtit të fitores, i shkallmuam me festën që e shndërroi në ngjarje historike një fitore futbolli.

Sot ne jemi jo vetëm fitues të një ndeshjeje, por edhe favorit të pjesëmarrjes në Kupën e Botës, gjithashtu edhe të bashkuar në një zgjim kombëtar, në atë të drejtë për t’u ndjerë një, edhe pse të ndarë padrejtësisht nga historia, edhe pse të ikur shpirttrazuar në rrugën drejt ëndrrave, atje ku bota i bënte vend fatit tonë në tokën e huaj.

Ne ishim, jemi dhe do të jemi krenar që jemi shqiptar, dhe këtë ne e kemi dëshmuar botërisht përmes integritetit, qytetarisë, dinjitetit, bashkëjetesës ndërfetare dhe ndërkulturore, edhe përmes ambicieve për të patur një vend të merituar në historinë e futbollit, këtij sporti kaq popullor, kaq emocionues dhe flakërues të shpirtit atdhetar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Duhet të duhemi… Albert Vataj: Një copëz Shqipëri në kryeqytetin e botës, Parisi nderon Ismail Kadarenë Albert Vataj: Liqeni i Shkodrës, një arterie jetike e jetës, tregtisë dhe shpirtit njerëzor Albert Vataj: Jane Goodall, gruaja që shembi kufijtë e ngurtë mes njeriut dhe pjesës tjetër të krijesave Albert Vataj: A është në vullnetin tuaj të zgjidhni, nëse do të jeni dritë apo zjarr? Albert Vataj: "Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… që Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike” Albert Vataj: Nëse të mendoj, nuk mëkatoj, apo jo? Albert Vataj: Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen Albert Vataj: Hannah Arendt dhe rreziku i një bote pa të vërtetën Albert Vataj: Thirrja e Faik Konicës në Gazetën Albania, 1897, për shqiptarët krejt Albert Vataj: Ndahet nga jeta “kryeashiku i ahengut shkodran”, Agim Molla, zëri autentik i një tradite Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit' Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit Albert Vataj: Udha që të shpie te dija, sipas gjigandëve të mendimit filozofik Albert Vataj: Komedia që zgjon kujtesën e artë të Shkodrës së artit të vitit 1919 Albert Vataj: Në një moshë të tillë... kur ti guxon të jesh vetja Albert Vataj: Këmbët e Nënë Terezës, këmbët e deformuara nga lodhja dhe mundimet, këmbët që ecën mbi dhembje në rrugën e kalvarit Albert Vataj: Thirrje nga historia i kujtesë kombëtare, 31 gusht 1919, zëri i Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës' Albert Vataj: Shenjtëria e shnjtëreshës shqiptare, Nënë Tereza, përmes shenjtërisë së fjalës dhe diellit të mendimit Albert Vataj: Mateus Frroku, artisti rrezatues i mirësisë dhe pozitivitetit, zëri i shpirtshëm i këngës shqiptare

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx