Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Thirrje nga historia i kujtesë kombëtare, 31 gusht 1919, zëri i Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës'
E diele, 07.09.2025, 06:56 PM
PERTEJ NJE FOTOJE
Thirrje nga historia i
kujtesë kombëtare, 31 gusht 1919, zëri i Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës'
Nga
Albert Vataj
Në
agimin e një epoke të trazuar, më 31 gusht 1919, kur plagët e Luftës së Parë
Botërore ende digjnin tokën dhe ndërgjegjen e shqiptarëve, Komiteti ‘Mbrojtja
Kombëtare e Kosovës’ ngriti zërin me një thirrje të fuqishme, të ngjizur me
dhimbje, krenari dhe shpresë. Ishte një apel që nuk kërkonte vetëm mobilizim
fizik, por zgjim shpirtëror, bashkim kombëtar, dhe rikthim të vetëdijes
historike.
“Popull
shqiptar, ngrihu për të mbrojtur atdheun!”, kjo thirrje nuk ishte vetëm një
fjalë politike, por një manifest i ndërgjegjes kombëtare, një akt i domosdoshëm
për të ruajtur tokat e gjakut, kulturën e trashëguar, dhe lirinë që rrezikohej
nga harresa dhe pushtimi.
Pas
përfundimit të Luftës së Madhe, kufijtë e Ballkanit po riformësoheshin me lapsa
të huaj, ndërsa shqiptarët përballeshin me rrezikun e copëtimit dhe asimilimit.
Në këtë kontekst, Komiteti u bë zëri i rezistencës pa kompromis, duke kërkuar
nga çdo shqiptar, në qytet e në fshat, në mal e në diasporë, të mos heshtnin,
të mos përkulnin kokën, por të mbronin me çdo mjet identitetin, gjuhën, dhe
dinjitetin kombëtar.
Ky
apel nuk i përket vetëm vitit 1919. Ai është aktual, i gjallë, dhe i
domosdoshëm edhe sot, në një kohë kur globalizimi, indiferenca dhe relativizmi
kërcënojnë rrënjët e trashëgimisë sonë. Është një kujtesë se liria nuk është
dhuratë, por sakrificë e përditshme. Se kultura nuk është dekor, por thelb i
qenies sonë. Se Kosova dhe trojet shqiptare nuk janë vetëm hapësira
gjeografike, por tokë e shenjtë e kujtesës dhe e përkatësisë.
Në
këtë përvjetor, le të mos e kujtojmë thjesht si një datë historike. Le ta
kthejmë në moment reflektimi, akt angazhimi, dhe premtim për brezat që vijnë.
Le të rikthejmë në qendër të diskursit publik ndërgjegjen kombëtare, dinjitetin
historik, dhe detyrimin moral për të mbrojtur atë që na bën shqiptarë.
Komentuesi
Jeton Zatriqi, sjell për postin e Micky Haxhiislami identifikimin e personave
në foto
Larte
nga e majta ne te djathte: 1.Bardh Jusufi, 2.?( nuk njifet), 3.Isuf Veseli,
4.Sadik Decani, 5.Nexhe Haxhisadiku, 6.Adush Kastrati(lindur Zatriqi), 7.Jahja
Prishtina, 8.Sadik Gostivari, 9.Bajram Daklani
Rreshti
i dyte: 1. Lal Perolli, 2.Ragip Kajabegolli, 3.Qerim Begolli, 4.Hoxhe Kadri
Prishtina, 5.Hysni Curri, 6.Halim Gostivari, 7. Bedri Pejani
Rreshti
i trete: 1.Hamdi Zajmi, 2.Niman Ferrizi, 3. Rrok Perolli, 4. Tahir Zajmi
Rreshti
i katert: 1. Kahreman Begolli, 2.Ibrahim Jakova