E premte, 22.08.2025, 10:15 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Gëzuar ditëlindjen President!

E enjte, 21.08.2025, 06:45 PM


Gëzuar ditëlindjen President!

Nga Albert Vataj

Sot, më 19 gusht, nderojmë lindjen e një burri shteti që nuk ishte thjesht President i një superfuqie, por mik i një kombi të vogël me zemër të madhe. Bill Clinton, në momentet më të errëta për Kosovën, zgjodhi të mos qëndrojë spektator i vuajtjes, por të bëhet zëri i drejtësisë, dora e shpresës, dhe mburoja e lirisë.

Si Harry Truman për Evropën, si Woodrow Wilson për Shqipërinë në vitet e pas Luftës së Parë Botërore, Clinton u bë simbol i ndërhyrjes humane, i vendimeve që shpëtuan jetë dhe ruajtën dinjitetin e një populli të kërcënuar në ekzistencë. Ai nuk e pa Kosovën si një pikë në hartë, por si një histori njerëzore që meritonte të dëgjohej, të mbrohej, dhe të rilindte.

Me zemër të bardhë dhe shpirt të bukur, ai nuk kërkoi lavdi, por la pas një trashëgimi që jeton në rrugët e Prishtinës, në falënderimet e nënave, në buzëqeshjet e fëmijëve, dhe në kujtesën e çdo shqiptari që e di se liria nuk është dhuratë, por sakrificë e përbashkët.

Gëzuar ditëlindjen, President Clinton. Le të jetojë gjatë kujtimi për një njeri që zgjodhi të jetë i madh jo vetëm në pushtet, por në zemër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: 18 gushti i vitit 1850, nata e fundit e Honore de Balzak, sipas Viktor Hygo Albert Vataj: Përvjetori i një kryevepre të letërsisë Albert Vataj: Letra e 8 gushtit 1451 - Zëri i Krujës së Skënderbeut që troket në portat e Sienës Albert Vataj: Klodian Matija, historia e djalit nga Lezha, drejtori i parë jo-italian i Klubit Rotary Albert Vataj: Dom Ndre Mjeda, sipas dy figura monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta Albert Vataj: Zef Deda, një zemër e bardhë që driti me dashuri dhe talent traditën e artit skenik të Shkodrës Albert Vataj: Kostumi i grave të Mirditës... Albert Vataj: Shën Tereza... na thërret të gjithëve në lutje për t'i dhuruar vetes Zotin Albert Vataj: Fundi i fjalës së shtypur, një elegji për gazetën që shuhej ngadalë para syve tanë Albert Vataj: Kur një nënë puth të birin, ndodh shumë më shumë se sa ajo që syri sheh Albert Vataj: Thimi Filipi, një emër sfidues në artin skenik Albert Vataj: Tonin Frroku, dashnori i përjetshëm i gazetarisë sportive Albert Vataj: Bukuritë që dëshmojnë në fotografi për vlerat, shprehjen e epërme të pasurisë sonë shpirtërore Albert Vataj: Cangue, dëshmi e një bote ku drejtësia ishte spektakël, poshtërim, edhe dhimbje Albert Vataj: Dhe pyesim ende pse nuk ecin punët në këtë vend Albert Vataj: Homazh për një dashuri që nuk pranon të dorëzohet Albert Vataj: Shkodra, qyteti i parësive të përkatësisë së identitetit tonë kombëtar Albert Vataj: “Kur vdes nëna, fillon vdekja jonë” e ditëpasditshem Albert Vataj: Monumenti i Skënderbeut në Ulqin, skulptura ndryshe që pritet me refuzim dhe Kritika Albert Vataj: Midis shpejtësisë së mendjes dhe thellësisë së shpirtit

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx