E premte, 25.07.2025, 09:33 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Tonin Frroku, dashnori i përjetshëm i gazetarisë sportive

E merkure, 02.07.2025, 06:54 PM


DITA NDERKOMBETARE E GAZETARISE SPORTIVE

Tonin Frroku, dashnori i përjetshëm i gazetarisë sportive, ai që sfidoi me pasion dhe përkushtim

Nga Albert Vataj

Gazetaria sportive është arti dhe misioni i rrëfimit të emocioneve të garës, pasionit të fushës dhe shpirtit të lojës. Ajo nuk është thjesht transmetim i rezultateve apo statistikave, por një mënyrë për të ndërtuar ura mes publikut dhe heronjve të sportit, për të dhënë zë lëvizjes, përpjekjes, fitores dhe ndonjëherë edhe dhimbjes që sporti përmban. Është kronikë e gjallë e shpresës dhe e sfidës njerëzore.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe përgëzimin më të përzemërt për një njeri që nuk e deshi gazetarinë sportive thjesht si profesion, por e jetoi atë si një pasion të palëkundur, si një thirrje të shpirtit, daja im, Tonin Frroku.

Puna jote, përpjekjet që përmbushën ambicien tënde, vendosmëria për t’iu përkushtuar me përvujtëri dhe pa kushte një ëndrre që u bë realitet, janë jo vetëm dëshmi e një karriere të suksesshme, por edhe shëmbëlltyrë e një dashurie të rrallë ndaj sportit dhe fjalës së shkruar e të folur.

Gazetaria sportive ka qenë për ty një nga format më të larta të dashurisë ndaj gazetarisë vetë. E deshe sportin me të njëjtin zjarr, me të njëjtën përkushtim e përnjimendësi siç e deshe gazetarinë – dhe pikërisht aty, në atë bashkim dashurish, ngrihet figura jote e nderuar si një nga zërat më të sinqertë, më të qëndrueshëm dhe më përfaqësues të këtij zhanri.

Në mbi rreth 5 dekada punë të palodhur në fushën e gazetarisë sportive, i ke dhënë zë dhe jehonë jo vetëm ngjarjeve sportive, por edhe pasionit të një populli për lojën, për garën, për emocionin. Ke qenë aty – me mikrofonin në dorë dhe me zemrën plot, për të treguar jo vetëm çfarë ndodhte në fushë, por edhe çfarë ndodhte në thellësinë e shpirtit të një kombi sportdashës.

Aftësia jote për të përcjellë emocionin, për ta bërë kronikën një rrëfim të gjallë dhe të ndjerë, buronte nga një armaturë virtytesh që të dalluan ndër vite: zëri yt karakteristik dhe i sigurt, paraqitja dinjitoze, përkushtimi i paepur, vetëbesimi që frymëzonte, këmbëngulja për të mos u lodhur kurrë nga e njëjta dashuri dhe mbi të gjitha, dashuria. Dashuria që ushqeve çdo fjalë, çdo fjali, çdo dalje në ekran, çdo rresht të shkruar me zemër.

E nise këtë rrugëtim nga Shkodra, qyteti yt i shpirtit dhe i frymëzimit, dhe e përshkrove tërë Shqipërinë si një misionar i pasionit sportiv. U ndale në Korçë, aty ku e mbajte të ndezur flakën e gazetarisë sportive me të njëjtin zjarr që mban në zemër për Vllazninë dhe për Shkodrën, për gjithçka që përfaqëson krenarinë dhe bukurinë e kësaj tradite.

Sot, në këtë ditë të gazetarisë sportive, unë, nipi yt, ndjej një privilegj të madh që kam qenë dëshmitar i këtij përkushtimi dhe dua të ta them me zemër të plotë: ke qenë, je dhe do të mbetesh një ndër figurat më të dashura, më të përkushtuara dhe më të vërteta të gazetarisë sportive shqiptare. Me zërin tënd dhe shpirtin tënd, e ke ngritur këtë profesion në lartësinë e një dashurie që nuk vdes kurrë.

Me dashuri dhe mirënjohje të pafund,

nipi yt, Albert Vataj



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Bukuritë që dëshmojnë në fotografi për vlerat, shprehjen e epërme të pasurisë sonë shpirtërore Albert Vataj: Cangue, dëshmi e një bote ku drejtësia ishte spektakël, poshtërim, edhe dhimbje Albert Vataj: Dhe pyesim ende pse nuk ecin punët në këtë vend Albert Vataj: Homazh për një dashuri që nuk pranon të dorëzohet Albert Vataj: Shkodra, qyteti i parësive të përkatësisë së identitetit tonë kombëtar Albert Vataj: “Kur vdes nëna, fillon vdekja jonë” e ditëpasditshem Albert Vataj: Monumenti i Skënderbeut në Ulqin, skulptura ndryshe që pritet me refuzim dhe Kritika Albert Vataj: Midis shpejtësisë së mendjes dhe thellësisë së shpirtit Albert Vataj: Ana e panjohur e Mbretëreshës Victoria, e zbuluar nëpërmjet dhuratave që ajo i bëri Princit Albert Albert Vataj: "Gomari në shpinën e ushtarit", një çast human në mes të zjarrit të luftës Albert Vataj: E megjithatë “Zjerm”-i i Shkodra Elektronike, ka me shndrit si një flakadan Albert Vataj: Secili nga ju, sonte mund ta shkërmoqi gjeopolitikën diskriminuese të gjykimit të Eurovision Albert Vataj: "Zjerm", kënga që ngjitet nga toka në qiell, si një lutje për me ndez diellin në çdo zemër Albert Vataj: Shuhet "Pepe", revolucionari dhe idealisti i fundit Albert Vataj: Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin Albert Vataj: Kardinali amerikan Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i 267-të i Kishës Katolike Albert Vataj: Maks Velo, zëri i pavarësisë krijuese dhe dinjitetit njerëzor Albert Vataj: Sokrati dhe gruaja e tij Xantipa, një marrëdhënie e tensionuar që hyri në histori Albert Vataj: Një faqe absurditeti nga tregtia e skllevërve Albert Vataj: Homazh për Papa Françeskun

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx