E shtune, 06.09.2025, 02:41 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Shenjtëria e shnjtëreshës shqiptare, Nënë Tereza, përmes shenjtërisë së fjalës dhe diellit të mendimit

E premte, 05.09.2025, 06:54 PM


Shenjtëria e shnjtëreshës shqiptare, Nënë Tereza, përmes shenjtërisë së fjalës dhe diellit të mendimit

Nga Albert Vataj

Nënë Tereza në rrugëtimin e saj për në thellësi të shpirtit njerëzor dhe në shenjtërinë e përkushtimit, driti në terrin e botë, jo vetëm me veprën e bamirësisë, por edhe me diellin e mendimit.

Çdo përkufizim, ashtu si çdo vepër e Nënë Terezës është një dritare ku hyn një rreze drite që na ndriçon shpirtin dhe dëshmon fuqinë e vullnetit të besimit për të mëkuar mirësinë e Zotit përmes aktit të devocionit.

Ajo, mes të tjerash tha:

- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

- “Do të jem shenjte” do të thotë ta zhvesh vetveten nga çdo gjë që s’është e Zotit; t’i shkul nga zemra të gjitha gjërat e kësaj bote; të jetoj në varfëri dhe mënjanim; të heq dorë nga dëshirat, prirjet, tekat, idhujt e mi e ta bëj vetveten, me dëshirë, skllave të vullnetit të Zotit.

- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

- Në Perëndim ka vetmi, të cilën unë e quaj “gërbula e Perëndimit”. Në shumë mënyra, kjo është më keq se ajo e të varfërve tanë në Kalkutë.

- Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

Këto thënie të Nënë Terezës janë si gurë themeli të një morali që nuk njeh kufij kohe apo hapësire. Ato përbëjnë një testament shpirtëror ku e madhja lind nga e vogla, ku dashuria nuk matet me madhështinë e veprës, por me thellësinë e zemrës që e përmban.

Në to ndjehet një kontrast i fuqishëm mes botës moderne dhe shikimit të saj hyjnor.

Ajo na mëson se shenjtëria nuk është privilegj, por mundësi që lind nga përulësia dhe dhurimi i vetvetes.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Mateus Frroku, artisti rrezatues i mirësisë dhe pozitivitetit, zëri i shpirtshëm i këngës shqiptare Albert Vataj: Bud Spencer i filmave aksion dhe komik, në zemrën e bashkëshortes, Maria Amato Albert Vataj: Roza Xhuxha dhe Dhimitër Anagnosti, si lindi dashuria ikonike e kinematografisë, që sot u nda me lamtumirë dhe lot?! Albert Vataj: Arti i dëbuar nga moderniteti, i flokëve të gjata të shekullit XIX Albert Vataj: Naile Hoxha, këngëtarja që na la një trashëgimi që nuk është vetëm këngë Albert Vataj: Loro Kovaçi, shpirti i paepur që ngadhënjeu për të patur vendin e merituar në artin tonë skenik Albert Vataj: Kur era, të bukurën e bën me faj dhe të përbetuarin e grish në tundim Albert Vataj: Postmortum për Artur Zhejin Albert Vataj: Rikthehet në jetë zemra antike e olimpizmit në Amantian ilire Albert Vataj: Thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes Albert Vataj: Teodor Keko, zëri i shpirtit që u këput duke kënduar Albert Vataj: Gëzuar ditëlindjen President! Albert Vataj: 18 gushti i vitit 1850, nata e fundit e Honore de Balzak, sipas Viktor Hygo Albert Vataj: Përvjetori i një kryevepre të letërsisë Albert Vataj: Letra e 8 gushtit 1451 - Zëri i Krujës së Skënderbeut që troket në portat e Sienës Albert Vataj: Klodian Matija, historia e djalit nga Lezha, drejtori i parë jo-italian i Klubit Rotary Albert Vataj: Dom Ndre Mjeda, sipas dy figura monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta Albert Vataj: Zef Deda, një zemër e bardhë që driti me dashuri dhe talent traditën e artit skenik të Shkodrës Albert Vataj: Kostumi i grave të Mirditës... Albert Vataj: Shën Tereza... na thërret të gjithëve në lutje për t'i dhuruar vetes Zotin

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx