E marte, 26.08.2025, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Rikthehet në jetë zemra antike e olimpizmit në Amantian ilire

E hene, 25.08.2025, 06:59 PM


Rikthehet në jetë zemra antike e olimpizmit në Amantian ilire

Nga Albert Vataj

Në ditën e dytë të “Vajza Fest 2025”, Amantia u ngrit si një orakull i ringjallur, ku mijëvjeçarët u përkulën para një çasti të vetëm. Në atë amfiteatër të gurtë, ku koha ka gdhendur heshtjen e saj madhështore, tingujt e sotëm u përzien me jehonën e largët të lashtësisë. Gurët, të tharë nga shekujt dhe të rrahur nga erërat, u bënë altari i një flake të re që digjej me të njëjtin zjarr si dikur, flaka e garës, e fisnikërisë dhe e lavdisë.

Në mes të këtij teatri të përjetësisë, shfaqen priftëreshat, sikur të kishin zbritur nga legjendat, duke bartur me duar të shenjta kurorat e ullirit. Fitimtarët i morën ato si një dhuratë të dritës, një lidhje të gjallë mes epokave, ku nderi i lashtësisë fshihet në gjakun dhe djersën e garuesve të sotëm.

Qielli i Amantias u mbush me krahët e pëllumbave të bardhë, si simfoni e paqes që lartësohet mbi rrënoja e mbi njerëz, mbi kujtesë e mbi të ardhme. Dhe aty, në përplasjen e gurëve të ftohtë me entuziazmin e zemrave të reja, antikja u shndërrua në të tashme, ndërsa e tashmja mori pamjen e amshueshme të një miti.

Amantia nuk ishte më një qytet i rrënuar, por një tempull i gjallë ku lashtësia dhe moderniteti vallëzojnë së bashku, duke rikthyer mesazhin e pavdekshëm të olimpizmit, se njeriu e gjen përjetësinë e vet jo në gurë, por në garën e shpirtit.

“Dita Olimpike” në Amantia nuk qe thjesht një aktivitet sportiv, por një ringjallje e frymës së lash

tësisë. Ajo u shndërrua në një përqafim mes kohëve, aty ku gurët e vjetër të stadiumit dëshmuan sërish për rrahjen e hapave të rinisë. Në mbështetje të KOKSH-it dhe drejtuesit të saj, Fidel Ylli, kryebashkiakut, Selenicë, Nertil Bellaj, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, etj., ky rit u bë një urë lidhëse mes garave që dikur nderonin perënditë dhe përballjeve të sotme që kremtojnë vlerat njerëzore, fisnikërinë e trupit dhe madhështinë e shpirtit.

Në stadiumin e Amantias, ku dikur ilirët përjetonin solemnitetin e garës, u ndie një frymë e re: jo më për të kurorëzuar fitimtarë me dafinë, por për të ngjallur tek secili vetëdijen e pjesëmarrjes, të paqes dhe të miqësisë olimpike. Gurët e stërlashtë, që kanë parë shekuj lavdie e heshtjeje, u zgjuan nga gjumi për të duartrokitur të rinjtë që vraponin në pistë, si hije të bashkuara me dritën e një tradite që nuk shuhet.

“Dita Olimpike” i dha Amantias atë që i kishte munguar prej kohësh: ritmin e zemrës njerëzore, që i jep kuptim gurëve të ftohtë, gjallërinë e trupit që ringjall mitin, dhe dashurinë për garën që e bën njeriun të kapërcejë kufijtë e tij. Në këtë rikthim të frymës antike në një format bashkëkohor, Amantia u bë përsëri ajo që ishte: tempull i garës, i bukurisë dhe i shpirtit të lirë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes Albert Vataj: Teodor Keko, zëri i shpirtit që u këput duke kënduar Albert Vataj: Gëzuar ditëlindjen President! Albert Vataj: 18 gushti i vitit 1850, nata e fundit e Honore de Balzak, sipas Viktor Hygo Albert Vataj: Përvjetori i një kryevepre të letërsisë Albert Vataj: Letra e 8 gushtit 1451 - Zëri i Krujës së Skënderbeut që troket në portat e Sienës Albert Vataj: Klodian Matija, historia e djalit nga Lezha, drejtori i parë jo-italian i Klubit Rotary Albert Vataj: Dom Ndre Mjeda, sipas dy figura monumentale të letrave shqipe, Ernest Koliqit dhe At Gjergj Fishta Albert Vataj: Zef Deda, një zemër e bardhë që driti me dashuri dhe talent traditën e artit skenik të Shkodrës Albert Vataj: Kostumi i grave të Mirditës... Albert Vataj: Shën Tereza... na thërret të gjithëve në lutje për t'i dhuruar vetes Zotin Albert Vataj: Fundi i fjalës së shtypur, një elegji për gazetën që shuhej ngadalë para syve tanë Albert Vataj: Kur një nënë puth të birin, ndodh shumë më shumë se sa ajo që syri sheh Albert Vataj: Thimi Filipi, një emër sfidues në artin skenik Albert Vataj: Tonin Frroku, dashnori i përjetshëm i gazetarisë sportive Albert Vataj: Bukuritë që dëshmojnë në fotografi për vlerat, shprehjen e epërme të pasurisë sonë shpirtërore Albert Vataj: Cangue, dëshmi e një bote ku drejtësia ishte spektakël, poshtërim, edhe dhimbje Albert Vataj: Dhe pyesim ende pse nuk ecin punët në këtë vend Albert Vataj: Homazh për një dashuri që nuk pranon të dorëzohet Albert Vataj: Shkodra, qyteti i parësive të përkatësisë së identitetit tonë kombëtar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx