E diele, 12.10.2025, 02:46 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Duhet të duhemi…

E shtune, 11.10.2025, 02:39 PM


Duhet të duhemi…

Nga Albert Vataj

... sepse vetëm dashuria mund të na tregojë se çdo gjë në jetë merr kuptim nga dashuria dhe vetëm ajo.

... sepse duke dashuruar mësojmë se sa të rrezikshme janë urrejtja dhe smira, inati dhe përbuzja, të cilën nuk i mundim dot me asgjë, veçse me shpirtin ngadhënjimtar të dashurisë.

... sepse asnjë pengesë apo vështirësi nuk e ndaloi dashurinë të jetë forcë, për të shndërruar çdo pengesë dhe vështirësi në mundësi.

... sepse, çdo aftësi dhe talent, çdo kurajë dhe besim, mundën të ishin forca transformuese nëpërmjet dashurisë.

... sepse, ajo dashuria ka sy qielli që më tregojnë përmasat e lirisë që mëkon ajo, çiltërsisht dhe pastërtisht, pa patur nevojë të numërojë vitet, apo të peshojë kilogramët.

... sepse mund të përdorësh çdo marifet dhe dallavere, çdo nënshtrim dhe poshtërsi, çdo pushtet dhe privilegj, për të patur çfarë do, për të zotëruar sa dëshiron, por gjithë këto do ta kenë të pamundur të të bëjnë të lumtur, pa dashuri.

... sepse, çdo sy që pa, çdo fjalë që ligjëroi, çdo prekje që drithëroi, çdo puthje që dalldisi, çdo kurm që dëshirimeve të pasionit u dogj, çdo përjetim që na shndërroi në frymë, erdhën si aktet e vullnesës hyjnore për të na treguar, se sa tokësore janë mrekullitë e ndjenjave dhe sa qiellore është dashuria, dhe se me çfarë ne meritojmë të shpërblehemi.

... sepse është dashuria ajo që shpirtin e bëri fuqi krijuese e të të bukurës, duke bërë që çdo ndjenjë dhe pasion, çdo shqisë dhe qelizë, të gjenerojnë energjinë e atij dielli që na ngroh dhe na ndrit, duke na mësuar se si të jemi të pasur dhe të lumtur.

... sepse nuk di të ketë një gjë të vetme, sado minimaliste, e cila nuk erdhi për të qenë vepër dashurie.

... sepse nuk ka betejë që nuk u bë për dashurinë, dhe nuk ka luftë që nuk e fitoi dashuria.

... sepse, ju mund të mos besoni verbërisht, por dashuria mund të bëjë që jo vetëm ne të ndryshojmë, por edhe fytyra jonë të tjetërsohet, sa ta kemi të vështirë ta njohim veten.

... sepse është ajo, dashuria që mund të bëjë magji dhe të na magjepsi me vështrimin e saj plot dritë, fjalën e ëmbël, prekjen e butë dhe përjetimin e fuqishëm.

... sepse mund të provosh çdo shteg dhe rrugë, për të mbërritur ku do, por është dashuria, dhe vetëm ajo që mund të të udhëprijë urtësisht ku të çon zemra.

... sepse është dashuria ajo, e cila edhe kur gabon, mund të të plagosë, por është po ajo që të shëron, duke të të mësuar se plagët nuk na vrasin, por na tregojnë se ato janë sprova të shpirtit, për të matur çdo gjë me rrahje zemre dhe për të mësuar se sa jemi të denjë për dashurinë.

... sepse, dashuria nuk është seksi dhe vetëm ai i shfrimit të epsheve, por solemniteti i mahnitshëm i pranisë dhe komunikimit ndjesor, i dehjes prej aromave të trupave, i rrahjes së shpejtuara të zemrave, i prekjes ledhatare të duarve, i përplasjes së buzëve në puthje, i kopulimit të trupave, i shkëmbimit të lëngjeve, i kolovitjes në melodinë e përgjërieve, i, i gjithçkaje që përbën aktin që i blatohet dashurisë, si të vetmes perëndi që ajo njeh dhe beson.

Duhet të duhemi...

sepse edhe unë si ti, dua të dua dhe të më duan, dhe t'i tregojmë çdo zemre dhe t'i dëshmojmë çdo shpirti, se dashuria është ajo që na duhet; që të mund të kemi ç'farë dëshirojmë; të jemi ç'farë na bën të denjë  për çdo bekim hyjnor që na blaton dashuria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Një copëz Shqipëri në kryeqytetin e botës, Parisi nderon Ismail Kadarenë Albert Vataj: Liqeni i Shkodrës, një arterie jetike e jetës, tregtisë dhe shpirtit njerëzor Albert Vataj: Jane Goodall, gruaja që shembi kufijtë e ngurtë mes njeriut dhe pjesës tjetër të krijesave Albert Vataj: A është në vullnetin tuaj të zgjidhni, nëse do të jeni dritë apo zjarr? Albert Vataj: "Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… që Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike” Albert Vataj: Nëse të mendoj, nuk mëkatoj, apo jo? Albert Vataj: Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen Albert Vataj: Hannah Arendt dhe rreziku i një bote pa të vërtetën Albert Vataj: Thirrja e Faik Konicës në Gazetën Albania, 1897, për shqiptarët krejt Albert Vataj: Ndahet nga jeta “kryeashiku i ahengut shkodran”, Agim Molla, zëri autentik i një tradite Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit' Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit Albert Vataj: Udha që të shpie te dija, sipas gjigandëve të mendimit filozofik Albert Vataj: Komedia që zgjon kujtesën e artë të Shkodrës së artit të vitit 1919 Albert Vataj: Në një moshë të tillë... kur ti guxon të jesh vetja Albert Vataj: Këmbët e Nënë Terezës, këmbët e deformuara nga lodhja dhe mundimet, këmbët që ecën mbi dhembje në rrugën e kalvarit Albert Vataj: Thirrje nga historia i kujtesë kombëtare, 31 gusht 1919, zëri i Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës' Albert Vataj: Shenjtëria e shnjtëreshës shqiptare, Nënë Tereza, përmes shenjtërisë së fjalës dhe diellit të mendimit Albert Vataj: Mateus Frroku, artisti rrezatues i mirësisë dhe pozitivitetit, zëri i shpirtshëm i këngës shqiptare Albert Vataj: Bud Spencer i filmave aksion dhe komik, në zemrën e bashkëshortes, Maria Amato

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx