E marte, 23.09.2025, 09:52 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Nëse të mendoj, nuk mëkatoj, apo jo?

E marte, 23.09.2025, 06:56 PM


Nëse të mendoj, nuk mëkatoj, apo jo?

Nga Albert Vataj

Ti nuk e di, as... ndoshta nuk ke për ta marrë vesh kurrë, megjithatë, vetëm ti mundesh të ma thuash, se nëse të mendoj mëkatoj, ose jo?

Sepse, siç mund të ta kenë thënë edhe ty, mëkati është trazim i shpirtit dhe lëndim i zemrës, siç është shpërthim i forcës që i kundërvihet rregullit, dhe... një shenjë e hapur rebelimi i karakterit, që më shumë se askënd sëmbon dhe fton në këtë perandori zjarresh dhe rreziku, mallkimi dhe çmendurish, poetët dhe artistët, ata që u ndëshkuan me dëbim nga Edeni, duke i dhënë njeriut vetveten e lundur për konflikt dhe përpasje, në një kafshim fruti të ndaluar.

Në mendimet e mia, ti vjen, në momentet kur jam përpjekur që t’i jap një kuptim racional dhe një shpjegim të pranueshëm kësaj gjendje që më rrëmben.

Besoj, por më shumë e ndjej, se ti vjen në mendimet e mia atëherë, kur diçka krejt ndryshe me patjetër duhet të bëhet pjësë e zakonshmërisë sime të trazimtë; kur dikush i rëndësishëm e shfaq mungesën; kur më rrëmben nevoja e dikujt që edhe në mungesë fizike, vetëm përmes përfytyrimit dhe kujtesë vizuale, në heshtjen që flet me ligjërim erërash e këngë zogjsh, ajo vjen duke sjellë një prani që ende nuk e kam kuptuar nëse pikon nga lart apo gufon nga thellë brenda meje.

Është aty për të pështjelluar dhe dalldisur, aty në ato momente e ndjej se kaq shumë më kishte munguar ky mungim.

Ti vjen, atëherë kur vetmia tenton të marrë nën diktatin e kontrollit gjendjen time emocionale, shpirtin, mendimet, fjalët, duke më kredhur në një pamotivim dhe apati, si në një boshllëk përpirës, por je aty edhe në një prani të potershme gjendjesh dhe përjetimesh.

Shfaqesh si vegimet që mbushin me besim beduinët e shkretëtirës në gjendjet rraskapitëse të transit.

Ti nuk ke si ta dish se sa herë vjen te unë, sa rri dhe kur dhe pse ikën. Sepse mes nesh nuk është krijuar ajo biofushë komunikimi etern, që të mundim të dërgojmë dhe të marrim sinjale, të vendosim të jemi pranë njëri-tjetrit apo të refuzojmë këtë përmbushje.

Bota e mistershme e mendimeve, në kozmosin kaotik, me gjithë rreptësinë e lëvizjes, qasshmëritë në përplasje dhe dorëzimit të fushave përpirëse të vrimave të zeza që na shpien në të tjerë dimensione, vetëm se rreket të deshifrojë enigmën që rri pezull kësaj gjasshmërie.

Po pse pikërisht ti, duhet të bëhesh pjesë e mendimeve të mia?

Këtë pyetje i’a bëj vetes, sapo ti largohesh dhe unë i kthehem vetmisë time, gjërave që përbëjnë angazhimet, të cilat nuk më ndajnë nga bota dhe njerëzit, përkundrazi, arrijnë të më vendosin në kontakt, me ta në një tjetër prizëm, atë të komunikimit përmes, fjalës, artit, të panjohurës, shpirtërores, dhe të bukurës, si një akt marrëdhënie.

Por ti, ashtu siç shkon, sërish vjen, duke mbetur gjithnjë e njëjta, ndoshta edhe tunduese edhe lodërtare, nazile dhe trillane, djallushe dhe engjëllore, tokësore dhe qiellore, meditative dhe ndjellëse.

Gjithsesi ti nuk do ta marrësh vesh kurrë se kjo ndodh, sepse unë i jam frikësuar gjithnjë zgjimit nga magjia e ëndërrimit. Kam preferuar të jetoj në idilikën e saj, duke e mbajtur, pasionin të ndezur, mendimit gjithnjë të bukur, dhe shpirtin të dritur.

Ti rishkon dhe rivjen, në mendime, për të qenë dhe për të mbetur mendim, dhe si e tillë je në gjithë qenien time dhe në të gjitha përmasat e asaj qenësie, e pandryshueshme, e pashpërbëshme, e përgjithmonshme.

Mendim, sa do të doja të isha i përbërë vetëm prej mendimesh, sepse vetëm ato të lejojnë të jesh vetja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen Albert Vataj: Hannah Arendt dhe rreziku i një bote pa të vërtetën Albert Vataj: Thirrja e Faik Konicës në Gazetën Albania, 1897, për shqiptarët krejt Albert Vataj: Ndahet nga jeta “kryeashiku i ahengut shkodran”, Agim Molla, zëri autentik i një tradite Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit' Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit Albert Vataj: Udha që të shpie te dija, sipas gjigandëve të mendimit filozofik Albert Vataj: Komedia që zgjon kujtesën e artë të Shkodrës së artit të vitit 1919 Albert Vataj: Në një moshë të tillë... kur ti guxon të jesh vetja Albert Vataj: Këmbët e Nënë Terezës, këmbët e deformuara nga lodhja dhe mundimet, këmbët që ecën mbi dhembje në rrugën e kalvarit Albert Vataj: Thirrje nga historia i kujtesë kombëtare, 31 gusht 1919, zëri i Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës' Albert Vataj: Shenjtëria e shnjtëreshës shqiptare, Nënë Tereza, përmes shenjtërisë së fjalës dhe diellit të mendimit Albert Vataj: Mateus Frroku, artisti rrezatues i mirësisë dhe pozitivitetit, zëri i shpirtshëm i këngës shqiptare Albert Vataj: Bud Spencer i filmave aksion dhe komik, në zemrën e bashkëshortes, Maria Amato Albert Vataj: Roza Xhuxha dhe Dhimitër Anagnosti, si lindi dashuria ikonike e kinematografisë, që sot u nda me lamtumirë dhe lot?! Albert Vataj: Arti i dëbuar nga moderniteti, i flokëve të gjata të shekullit XIX Albert Vataj: Naile Hoxha, këngëtarja që na la një trashëgimi që nuk është vetëm këngë Albert Vataj: Loro Kovaçi, shpirti i paepur që ngadhënjeu për të patur vendin e merituar në artin tonë skenik Albert Vataj: Kur era, të bukurën e bën me faj dhe të përbetuarin e grish në tundim Albert Vataj: Postmortum për Artur Zhejin

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx