Kulturë » Vataj
Albert Vataj: "Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… që Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike”
E marte, 30.09.2025, 06:58 PM
SOT NË DITËLINDJEN E POETIT
"Shkodra
dashnorja e qiellit të kaltër… që Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike”
Nga
Albert Vataj
E
deshti Migjeni Shkodrën, dhe s'drashti tue i dhan njaq dashni e adhurim, njaq
amëlci e idhnim, njaq andrra dhe gazmim, anipse t'vdirun prej lëngimit të
tuberkulozit qi e përndoqi, e vdekjes qi e ndau prej vargjeve t’tij
t’vetëtimshmë, e njatij shpirti fort t’dhembshun...
Kjau
e kangës i'a dha zoritshëm, qeshi e u mner, heshti dhe foli... jo nuk foli por
gjimoi, siç nji krahnuer din me gjimue nan peshën e rand t'dhimbjes qi s'mujti
me e kapërdi, pa i'a lshue piskamës, pa guxu malit me i'a ngjesh, grushtin e
paligjshëm.
Migjeni
i dha Shkodrës njaq sa veç nji zemër e ligshtueme, e nji shndet i molisun, një
gulç shpërthyes e kushtrim i zashëm, munden me i ba vend n'krahnorin e vet ku
kolla e gjuen me gjëmime e ithtim poterues.
Shkodra...
u ngjiz n'shpirtin e poetit e u mrue me njaq andje, u gatit e gulçoi,
shndriti... e mrazit të territ i'u gjegj me shkëndija zemrash e shkreptima
buzësh n'puthje tinzare.
Kanilit
i lypi dritë me i'u lëshu piskamës, e drojes nuk i bani vend, n'përpjekjen për
me i'u dhan kangës së mjerimit, si t'vetmes andërr ku rrxohet njaj turr i
mraztë, njajo qasje për me mujt me shku e mrri, sa ma larg, kah dhimbja lyp për
me xanun sa ma shum’ vend.
Shkodra,
njaj qytet qi Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike”… Shkodra ishte parajsa
dhe ferri i tij, vend i bani n'prehnin e vet e qiell i lshoj njasaj thirrje
gjëmimtare. Jetoi e kumtoi me te, i dha dhe mori prej njatij hovi... kohë dhe
kangë, rënkim e klithmë, ditë t'zezume e mramje lojcake, gjëmim e gjamë, e
shterri ndër vaje synin, e buzën i'a eshku me zjarm zemrash.
Për
Migjenin ishte dhe mbeti n'pambarim... “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër…
e liqenit ëndërrtar në të cillin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet”. E
njashtu u rrek me e majt n'zemër dashnin e rrokun, pa i'u dhan shterrimit të
frymës.
Me
za t'përvajshëm e me hov randuem, u ep e u ndesh, dritoi e vezëlleu, e tue
vegue, lypi me ik pa ankim e rënkim, mos me lan mbi dhimbjen, qi e grryen,
dhimbjen e vet, qi e molis keqas.
E
njashtu, mbetun tue vujt ma shumë se tue gëzu, n'luftën pa i'a da me tançka
mujti, Migjeni. Kështu do të shkruajë për Shkodrën kur i'u lyp me e sodiste
prej larg, “Këtu në këtë largësi ndjej damarët e saj që rrahin, e rrahin… edhe
sikur mjeku që tharpton ftyrën, kur shef se pacienti i tij ka ethe, njashtu
edhe unë pezmatohem n’idhnim, tue pa se si pulsi i dashnores seme nuk rreh siç
duhet.”
Shkodra,
ishte dhe mbeti, njajo qi Migjeni i'u dha me nji "dashuni tragjike",
dashuni e cila pilson në çdo vërshim, e amëlcohet n'tana andrrat, andjet qi e
gjejn vend n'njat buzë t'nezun ndër perëndime t'purpurta, përmendet njata
zemëra t'djeguna ndër zjarme gjimuse.
Za,
za lyp kah ka qiell e zogu kah lshon flatrimin... ikën e vjen, pran e bzan,
viket e paqton dhimb e dihamë, tue ken prehër blatimesh adhurimi.
Ky
uragan, kalitës i kushtrimit në zjarrin e zemëratës së tij ngre zanin e kumton:
“Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejtë”. Çdo ditë e më i vetëdijshëm
bëhet poeti e ma e vajtushme diftohet ç’ka synin i rrok e zemra i'a mbështjell.
“Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e më thellë”. Ai asht i bindur
se “inteligjenca pak kuj i solli lumtuni”. Por, në emër të “bijve të shekullit
të ri” ai goditi themelet e sistemit të pashpirt: mjerimin, injorancën,
amoralitetin, maskat, idhujt e rremë, dogmat e mitet, u ndesh me ta si një
Titan, tue i’a besue ç’ka kishte n’zemër, fjalës, penës, vargut, poezisë.
Shpirtja
e tij krijuese mrrini shkallën ma t’epërme, tue mbet sot e përgjithnji ndoshta
rasti ma autentik, se si fjala, vargu, poezia, mundem me u shndriu në tharmin e
gjëmimit të gjokseve e ndeshjes me t’keqen, me mjerimin, me gjithëçfarë skamja
m'kote.
Në
labirintin e zemrës e të ndjenjave t’poetit, dëshmue përmes “Vargjeve të lira”,
gjen strehë, jo aq shumë, vetmia e poetit, se sa papajtueshmënia e tij me ç’ka
sheh me sy e plas në zemër, me ç’ka prek me duar e gjoksin i’a gjuen me
grushta.
Migjeni
vizaton kontraste deri në ekstremet optimizëm, fatalizëm: “Fati ynë mizor,
shpate e Damokleut”...”Dritë, jetë, gjallësi askund | vetëm errësinë e
skam”...”Në vendin tonë | kudo valojnë | flamujt e një melankolie të
trishtueshme”...”Nuk e dishe, o jetë,| se kaq i tmerrtë| asht grushti yt | që
mbyt| pa mëshirë”. Në anën tjetër të kontrastit poeti shkruan:” O dhimbe
krenare e shpirtit që vuen| dhe shpërthen ndër vargje të lira...| koha do t’ju
bijë ngushllimin|...Vuejmë, defrejmë...|Jetën adhurojmë...| dhe adhrojmë
pranverën me një apoteozë...Një jetë e re | me dëshira të shumta po buzqesh në
lulzim”...”Sado e mjerueme, jeta asht prap e dashtun”...”Qeshu, rini, qeshu!
Bota asht e jote”.
Vërshojnë
vargjet e Migjenit, pandalim, tue gjet në çdonjenin prej nesh nji dëshir me ken
t’yshtun prej pëshpërimës e gjëmimit, kumbimit e kushtrimit, kungimit e atij
vullneti qi nuk lyp me u dhan pa luftu.
Ai
na mëkoi shpirtin e tij, tue na m’su se si me dasht e me dhimt, se si më gjëmue
e me u çue peshë, me e marr vargun e tij e me e ba zemër dhe armë për me u
ndesh.
Ky
ishte poeti, kjo ishte Shkodra, kjo mundet me mbet, ç'ka Migjeni asht n’ne.