E shtune, 15.03.2025, 07:59 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Druhena, se duhena... hyjshëm

E shtune, 04.01.2025, 06:54 PM


Druhena, se duhena... hyjshëm

Nga Albert Vataj

- Ti je si një lule, i tha dhe buza ju dridh. U ndi n'faj. Rrxoi syt përdhe, thue se kishte pranue me bjerr vedin n'andjen dhe padurimin, për me i than njato fjalë qi kishte kohë qi i përtypte nëpër mendime. Edhe ajo, krejt n'flak ishte ndez, ban be se i kishin hedh mbi njat hir nji perde t'ngjyme n'nji perëndim pranvere.

N'njata dekika pritjeje dhe duhije, kur guxuen me u pa sy m'sy, si tue dasht me pranu fshikullimën e nji pendimi, krejt rretherreth i'u ba se kishte shterrue bota fryme, e drita e njatij vezullimi ku shikjoheshin mes vedi, kishte la tanç'ka, kishte sos me nej njaty me ta, n'kyt moment.

Nejtën njashtu si mbi gaca, her tue u pa, e her tue e ndi gjëmimin e frymëmarrjeve t'tyne. Zoti u kishte lidh gjuhën e fik hovin. As nuk kishin fjalë me than, as hapa me hedh. Kishin mbet njashtu t'ngrim, si n'shastitjen e nji hutimi, si n’feksjen e beftë t’nji shkreptime moti.

E ma n'fund, mes njasaj heshtje qi kishte kaplue tançka, e njatij padurimi qi murue i kish si nji mallkim, dikush foli, jo, jo, mërmëriti. Kurrnjeni nuk e kuptoi se cili deshti me than diçka e s'mujti, por të dy besuen se patën me than ma shumë se me hesh n'njata minuta idili.

E... vasha, tue shkund polenin e flakërimës, shqiptoi me germëzim nji fëshfërimë:

- Faleminers!

I ra kjo fjalë prej gjuhët, e buza i çili sa pak, njaq sa nji drandofille qi del prej gonxhes, e don me diftue se n'ag hirin e vet, e me iu dhan duhis së aromës, petalet me i shpërfaq e punilat me i hov n'er me nektarin dhe solemnitetin e stolisjes s'vet.

- M'fal! -tha, ai si pahiri, e t'tjera fjalë i'u zvargën nëpër buzën qi i digjte.

Ndoshta kishte njaq shum' me than, sa e vetmja gja qi mujti me gërmëzu, ishte njajo qi kishte mendu para se me marr guximin, e me i fol vashës qi i kishte trazu gjumin e pshtjellue mendjen.

- Mos druj, tha ajo, e mori me u afru prej tij.

- Un' e di fort mir' se... e la në mes një pend heshtje qi kolovitej n'er si vel anijet.

- Kisha me t'than njaq shum', tha djali, njaq sa s'po muj. Ndoshta për fajin tand, e për drojen teme, se je njaq e bukur, un' s'mundem jo me than gja, por as me u ngi me frymë. E megjithatë, tash jena njaq ngat njani me tjetrin, njaq sa e kam dëshiru dhe andrru n'shum' mnyra, por jo njikshtu, si tash.

- Po, si i tha vasha?

- Paj s'po di, se si, por diqysh ndryshe, por jo ma bukur se njikshtu.

Tue nej krejt përball tij, ajo lypi nëpër këto fjalë t'pakuna e frymë t'potershme, e gjeti dikund në copëzat e heshtjes qi përzinte këto tinguj zjarmi e andjeje, e tha.

- Kam prit tesh sa koh, se ma thu naj fjalë.

- Megjithëse syt e tuj m'kan than njaq shumë, njaq, sa nuk e di, nëse ke me mujt me mi than ndoj herë, më tan njat dritë e qiell, me tan njat pasion e zjarm.

- M'ke lan pa vu gjum n'sy mu dhe vedin. Jena trazu nëpër andrra e vetëm këna njeh nadjeve e ngrys muzgjeve, si dy t'pavendosun, si dy t'penduam, si dy... qi e kan t'pamujtun me besue se marrin frymë n'krahnoret e njani-tjetrit, e shihen me shkreptimat e zjarmit t'zemrave qi vuejn padurimit e gazmimit.

Djali kishte rrxue vështrimin përdhe e ndigjonte fjalët e saj e rrahjet e gjëmimta t'zemrës, pa mujt as me fol as me u pa sy-n'sy.

- Ani, vazhdoj ajo, ti mos thuej asnji fjalë, se tançka ti don me than un' e di bash mir'.

- Kurrnji gojtari, ma shum' se andja jote për mue, nuk i thot ma amël e ma me zjarm njato fjalë, se sa heshtja dhe bukuria jote, se sa njajo droje e njaj hutim, qi m'pëlqen bash fort.

N'se ti don me m'than vetëm nji fjal, e me besue n'te si nji bekim, ti ma thuaj kur të mundesh, por un' po marr guximin me ta than njitash...

- T'du, t'du bash fort!

I tha këto fjalë, e tue i zgjat dorën, lypi t'tijen dhe mbasi e përpjeku me pulitje e drithërimë, e tërheku prej vedit, e njashtu si nëpër turr e shkujdesje e puthi n'faqe.

- Ikim tash, ikim.

- Ku? tha djali, me fjal t'përzime n'hutim e n'padutim, e ma fort i'a shtërngoi dorë,

- Njatje ku shkojnë zogjt, i'a priti vasha.

- Ku shkojnë veç zogjt, kur kanga i deh e kraht i valviten n'er.

Shtrin krahët, e... fluturuan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Koha për lamtumirën e vitit që ikën dhe mirëseardhjen e vitit që vjen Albert Vataj: NASA bën histori duke iu afruar Diellit si kurrë më parë Albert Vataj: Ikja pa kthim e Fan Nolit Albert Vataj: "Shkodra Elektronike", “Prometeu” që do të çojë “Zjerm”-in e shpirtit shqiptar në Eurovision 2025 Albert Vataj: Krishtlindja, Ardhja e Hyjshme që na gjen duke pritur të rilindim Albert Vataj: Çështja 'Parashqevi Simaku', kur teprimi i kalon caqet dhe glorifikimi shndërrohet në anatemë Albert Vataj: Sa Promete ka mbetur në shpirtin tonë prej zjarri?! Albert Vataj: Diplomacia, një nga armët e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në përballjen me osmanët Albert Vataj: Ne jemi ky çast i vetëm hyjnimi, dhe... një det me puthje... dhe dallgë Albert Vataj: 'Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin' Albert Vataj: Çfarë shkruan Edith Durham për Shqiptarët Albert Vataj: Metropili shqiptar në kremten e librit Albert Vataj: “Virgjëresha e mbuluar” e Giovanni Strazza, mrekullia hyjnore që del nga mermeri Albert Vataj: Kjo është Emma Lilian Todd, gruaja e parë që projektoi një aeroplan Albert Vataj: Gjithë dija e botës së një shekulli në një foto Albert Vataj: Çdo nënë është një shenjtore dhe çdo shenjtëri na shpërblen me vullnet prej nëne! Albert Vataj: “Fluturimi” i malësores në krahët e erës Albert Vataj: “Barbarët” që shpëtuan qytetërimin dhe kulturën perëndimore Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx