E merkure, 30.04.2025, 03:39 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Çfarë shkruan Edith Durham për Shqiptarët

E premte, 15.11.2024, 07:52 PM


PERSHPIRTJE PER GRUAN E SHPIRTSHME,

SOT NE PERVJETORIN E KALIMIT NE AMSHIM

Çfarë shkruan Edith Durham për Shqiptarët

Nga Albert Vataj

....“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës.

Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë - si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.

“Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhjen shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”.

Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Mis Durhami - shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.

-“Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luftonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fanatik”.

....“Meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjetë vjet burgim çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.

-Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Metropili shqiptar në kremten e librit Albert Vataj: “Virgjëresha e mbuluar” e Giovanni Strazza, mrekullia hyjnore që del nga mermeri Albert Vataj: Kjo është Emma Lilian Todd, gruaja e parë që projektoi një aeroplan Albert Vataj: Gjithë dija e botës së një shekulli në një foto Albert Vataj: Çdo nënë është një shenjtore dhe çdo shenjtëri na shpërblen me vullnet prej nëne! Albert Vataj: “Fluturimi” i malësores në krahët e erës Albert Vataj: “Barbarët” që shpëtuan qytetërimin dhe kulturën perëndimore Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të Albert Vataj: John Atkinson Grimshaw, një autodidakt që shkëlqeu me peizazhin hënor Albert Vataj: Dasëm në varreza Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm Albert Vataj: Arshi Pipa, disident në jetë dhe në vepër

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx