Kulturë » Vataj
Albert Vataj: NASA bën histori duke iu afruar Diellit si kurrë më parë
E hene, 30.12.2024, 07:55 PM
NASA bën histori duke iu afruar Diellit si kurrë më parë
Përgatiti:
Albert Vataj
Shkenca
ka hedhur një tjetër hap të guximshëm në eksplorimin dhe zotërimin e universit.
Dielli, ylli ynë jetëdhënës ka qenë dhe ka mbetur përgjatë gjithë historisë
njerëzore një grishje dhe ambicie, deri dje ku NASA do të mund të afrohej këtij
përbindëshi prej zjarri më pranë se kurrë.
BBC
njofton se një anije kozmike e NASA-s ka bërë histori duke i mbijetuar afrimit
më të afërt ndonjëherë me Diellin.
Shkencëtarët
morën një sinjal nga sonda diellore Parker, pak para mesnatës EST të enjten
(05:00 GMT të premten) pasi ajo kishte qenë jashtë komunikimit për disa ditë,
gjatë fluturimit të saj përreth Diellit.
NASA,
bëri me dije se sonda ishte "e sigurt" dhe funksiononte normalisht,
pasi kaloi në një distancë 6.1 milion km nga sipërfaqja diellore.
Sonda
u zhyt në atmosferën e jashtme të yllit tonë në prag të Krishtlindjes, duke
duruar te nxehtin e saj të dhunshëm.
Duke
lëvizur deri në 692,000 km/h, anija kozmike duroi temperatura deri në 980 C,
sipas faqes së internetit të NASA-s.
Dr
Nicola Fox, kreu i shkencës në NASA, tha për BBC News se: "Për shekuj,
njerëzit kanë studiuar Diellin, por ju nuk e përjetoni atmosferën e një vendi
derisa të shkoni [dhe] ta vizitoni atë.
"Dhe
kështu që ne nuk mund ta përjetojmë vërtet atmosferën e yllit tonë, nëse nuk
fluturojmë nëpër të.
Parker
Solar u lançua në vitin 2018, duke u nisur drejt qendrës së sistemit tonë diellor.
Tashmë
kishte kaluar Diellin 21 herë, duke u afruar gjithnjë e më shumë, por vizita në
prag të Krishtlindjeve ishte rekord.
Sonda
duroi temperaturat prej 1400C dhe rrezatimi që mund të kishte dërrmuar
elektronikën në bord.
Ajo
mbrohej nga një mburojë e trashë prej 11.5 cm e përbërë nga karboni, por
taktika e anijes kozmike ishte të hynte dhe të dilte shpejt.
Në
fakt, ai lëvizi më shpejt se çdo objekt i bërë nga njeriu, duke arritur me
shpejtësi 430,000 mph - ekuivalenti i fluturimit nga Londra në Nju Jork në më
pak se 30 sekonda.
Shpejtësia
e Parker-it erdhi nga tërheqja e madhe gravitacionale që ndjeu teksa binte
drejt Diellit.