E premte, 21.03.2025, 04:33 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: 'Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin'

E shtune, 16.11.2024, 06:53 PM


“Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin”

Nga Albert Vataj

Kurrnji pasion nuk mundet me e zhyt aq thellë, e njiherash me e ngritun aq nalt, shpirtin e njeriut, se sa libri. Ai ka ardhur me kumtin e botëve, mendjeve dhe shpirtrave, si ftesë për komunikim qiellor ndjenjash dhe përfytyrimesh, andjesh dhe ngulmimesh. Ai e hyjnizon toksoren e këtij njeriu dhe i’a davarit tana të pamundunat, për t’i krahëhapun në dëshirimin e tij gjithë qiejt e pasioneve eterne të zotnimit.

Librit, atij dhe vëtëm atij i dedikohen tana urat e komunikimit, me dimensionet e kohëve, brezave, kulturave, traditave, historive dhe krejtçka tjetër që ka mujt me e ba jetën tonë më të bukur, mendjen tonë më të ndritun, mundësitë tonë më të pamata, të ardhmen një ngulm andrrash dhe dëshirash më flakatare.

Si toka farën, libri, ka prit e mëku mirësi krejtkujt ka besu në të si një shërbesë. Krejtkush guxon me besu, se kurrnji amanet si ka nejt ma besnik njeriut se sa libri, gjithëkur ai e ka trajtu atë si mëkuesin e dijes, si themelin dëshmues të qytetnimit, si urën qi bashkon brigje fort të largta e zanin që kushtron mirënjohje breznish.

“Kam pasur në jetë vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë – librin”, kësisoj kumtoi Volter për aktin më sublim të krijimit, për formën më shprehëse të komunikimit estetik. Prej 15 nëntorit të vitit 1995 në kalendar gregorian, bashkë me të tjera data të shënume, 23 prilli është shënjuar në listimin e kremteve si Dita e Librit. Si çdo tjetër e përditshme, si plis që parmena e kohës e përmbys me farën e të tashmes, kjo datë ka xanun vend në mbamendjen tonë si dita e kujtesës dhe kujdesit për këtë krijesë delikate nevojash të përgjithmonshme kumtimi dhe kungimi. Shumëkush, e unë bashkë me ta, 23 prillin po ma kanda me e mëtu si dita e besimit te gjanat më të shtrenjta, te dashuritë më të zjarmta, tek njajo gjendje, gjest dhe thesar, që si kurrçka tjetër munet me shpërfaq te na përmasën e amshimit.

S’kishte se qysh të përzgjidhte tharm tjetër kjo datë kushtruese, veçse trëndafilin si dakordësi pranimi në parajsën toksore të gjanave të shtrenjta dhe të shenjta. Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit, e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës. Atje, e kurrkund tjetër, krejtkush që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. Datimi i këtij solemniteti asht 15 nëntor të 1995, kohë kur UNESCO, pasi mori në konsideratë faktet, se libri ka kenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj…, i’a dedikon këtë të drejt kremtimi të gjithë atyne që kanë këtë mërrëdhënie vullnetmirë.

Njiherash ky datim na ndërmend edhe kujtesën për disa prej figurave të rëndësishme të tekstshkrimit.

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca dhe u përcoll për në banesëm e fundit Servantesi. Po këtë datë, më 23 prilli shënon lindje-vdekjet e shkrimtarëve, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Pikërisht ky cak kalendarik asht arsyeja, për të cilën është caktu nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij, për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor nëpërmjet krijimeve të tyre. Megjithëse, sipas Jacob Grim “Është dëshpëruese të shkruash për një publik që nuk lexon!”, ne ndjejmë se kemi ende obligimin ta trajtojmë librin si predikuesin e dijes e kremtimit të kësaj dite, si një kushtrim qi përbashkon mendjet dhe vullnesat në të drejtën për të besuar se libri është udhërrëfyes i pagabueshëm, është caku i një kontakti mrekullues me dijen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Çfarë shkruan Edith Durham për Shqiptarët Albert Vataj: Metropili shqiptar në kremten e librit Albert Vataj: “Virgjëresha e mbuluar” e Giovanni Strazza, mrekullia hyjnore që del nga mermeri Albert Vataj: Kjo është Emma Lilian Todd, gruaja e parë që projektoi një aeroplan Albert Vataj: Gjithë dija e botës së një shekulli në një foto Albert Vataj: Çdo nënë është një shenjtore dhe çdo shenjtëri na shpërblen me vullnet prej nëne! Albert Vataj: “Fluturimi” i malësores në krahët e erës Albert Vataj: “Barbarët” që shpëtuan qytetërimin dhe kulturën perëndimore Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Albert Vataj: Alessandro Albani, kardinali katolik romak me origjinë nga Shqipëria veriore, vendosur atje në shekullin e 15-të Albert Vataj: John Atkinson Grimshaw, një autodidakt që shkëlqeu me peizazhin hënor Albert Vataj: Dasëm në varreza Albert Vataj: Dita vjen me dritën e vezullimit hyjnor, në kraharorin e një nëne Albert Vataj: Beteja e Vjenës, 12 shtator 1683, humbja që çoi në tkurrjen e pandalshme të sundimeve të Perandorisë Osmane Albert Vataj: Pashko Gjeçi, shqipëruesi i monumenteve të letërsisë Albert Vataj: Thënie nga Nënë Tereza Albert Vataj: Tano Banushi, gjithçka që mëkoi ishte dielli i të qeshurave me gjithë shpirt që ai na dhuroi Albert Vataj: Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit Albert Vataj: Prej sot unë jam më i pasur Albert Vataj: Agnodice, gruaja që u dënua me vdekje, sepse u shkollua dhe shërbeu si mjeke kundraligjshëm

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx