E enjte, 09.10.2025, 06:05 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Shqiptarja e Shenjtë, sot 7 vite

Më 4 shtator 2016 Nënë Tereza u shpall shenjtore. 7 vjet pas kësaj ngjarjeje, bota vijon të pyesë: “E kush është kjo grua?”…. Kësaj pyetje po përpiqemi t’i japin përgjigje në tre vjetorin e shenjtërimit të Gruas më të përvuajtur, e njëkohësisht, më të famshme të gjakut shqiptar që, kur t’i ngulte sytë, të shikonte në shpirt...

Albert Vataj: Ali Podrimja, poeti i zashmërisë së trajtave t'epjes së shpirtit

Zani dhe pena, zemra dhe poezia e Ali Pidrimjes, kësaj vullnese shpirtnore u kthyen në flakadan të luftës për liri të Kosovës. Golgota e këtij populli martir, ishin dhe mbeten deri në të mbramen frymë, tharmi i kangës që diti me e këndue edhe kur jetonte me vdekjen, edhe kur vdiste për të jetuar ëndrra e tij...

Albert Vataj: Joshjet krijuese që mëtuan botën delikate të ëndjeve

Jan Frederik Pieter Portielje u lind në Amsterdam më 20 prill 1829  dhe vdiq në Antëerp më 6 shkurt 1908. Piktor holandez-belg ishte fëmija i dhjetë, nga njëmbëdhjetë që kishte Gerrit Portielje, një shitës librash dhe botues në Amsterdam dhe Jacoba Zeegers. Jan Frederik Pieter Portielje ishte student në Akademinë...

Albert Vataj: Sod n'datlindjen e poetit

Filip Shiroka mbahet mend si një tekstshkrues thellësisht emocionus, një mëkues i pastërtisë gjuhësore, i ndëshkuar me fatin e "të dëbuarit" dhe atdheun e largët, mëkue prej mallit dhe zemërplasjes që lyp paqtim te këndimi i shpirtit t'përmallshëm, asaj andje qi rreket ta kthejë n'Shkodrën e hireve dhe dëshirimeve...

Albert Vataj: Hapat në hënë, gjurmët që lamë në ëndrrën e madhe

Për 3 ditë bëhesha 3 vjeç, as se i’a kisha idenë se pluhuri ku shkelte këmba ime e vogël, kishte diçka të ngjashme me atë që gdhendte gjurmën e parë të njeriut në sipërfaqen e hënës. Por të dy ishim fëmijë në botë të ndryshme, që rrekeshim njëjt sfidues që duke lënë gjurmët e hapave tanë...

Albert Vataj: Nëpër Shkodër, nadje heret, flatrue kujtimesh e përflakun mallit

Asht nadje korriku, dilli lan me dritë tan’ ç’ka sheh. N’mu asht prush malli, qi përpushet në çdo hap qi çapit nëpër rrugica dhe kujtime. T’pakt janë ata qi pahen me dritën e vezullimtë t’agut n’kyt orë t’ditës kur avllit djersin, e xhamave duken t’drojshme gjurmët e nji dëshirimi t’flakun. Hala ka gjum n’syt qi puliten tamëlcimit t’nji paqeje t’hyjt...

Albert Vataj: Pena e poetit e ngjyer në zjarrin e epsheve të dashurisë

E trishtë është zemra e një poeti, e një poeti që druhet të ngjyejë penën në përroin vërshues të epshit. E së andejmi të na sjellë atë përmbytje ngulmesh të ethshme pasioni. Të na shpërfaq atë kurajë miklimesh delikate që zvarget përmes hukamash e buzësh që djegin përgjatë një kurmi që gufon...

Albert Vataj: Fjalimi i famshëm i Skënderbeut

Ky fjalim është shkëputur nga vepra e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut”, fjalimi të cilin Skenderbeu e kishte mbajtur para ushtrisë, në momentet kur po bëhej gati për mësymje ndaj qyteteve të tjera për t’i çliruar nga pushtimi osman. Ky është përshkrimi më autentik i fjalimit të famshëm të Skenderbeut të cilin e njohim sot...

Albert Vataj: Robert Shuman, romantiku shpirttrazuar

"E gjithë jeta ime ka qenë një rrëmujë e vërtetë, në fillim mes poezisë dhe prozës, ndërsa tani mes muzikës dhe drejtësisë", kësisoj i shkruan së ëmës, Robert Shuman, e cila në ngasjen për muzikën, ngulmoi më fort që i biri të ishte një muzikant, ndryshe nga dëshirimet e të atit, August...

Albert Vataj: 'Mjerimi s’don mëshirë, por don veç të drejtë'

Ky varg i gjëmimshëm vazhdon të godasë plot pezëm e tërsëllëm ndërgjegjien e topitur të qytetërimit, të tashmen apatike të shpirtrave të drobitur nga dhembshuria dhe virtuoziteti mizor i mjeshtrave të së keqes.Mëshira, bujaria, altruizmi, zemërbardhësisë; nga gjeste humanitare kanë marrë atributet e spektaklit tragjik...

Albert Vataj: Te Kisha e Shna Ndout

Isha me bashkëshorten edhe këtë të martë, në kremtim të të Martave të Mëdha te Kisha e Shna Ndout, Laç. Të jem i sinqertë me ju, aq sa jam përpjekur të jem me të lartin vullnet hyjnor, zemërhapur e mendjekthjellët, them, se unë kam një qasje jokonvencionale të të shprehurit të besimit...

Albert Vataj: Çun Lajçi dhe dhimbja që kacafytet me vdekjen

N’se don me mësue se ç’ka mundet me ba dhimbja e nji gjoksi qi s’mundet me gjimue, e një zemre qi kurrë nuk ka me e mësu, se n’sa copa asht shpërba, e një shpirti qi lyp prehje n’ç’ka e trazon, ti duhet më mësu se si me lexue “... nji letër t’pashkrueme”...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx