E diele, 03.08.2025, 01:48 PM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Woodrow Wilson - dalzotësi i shtetit shqiptar

Sot 103 vite më parë, më 5 nëntor 1912 Woodrow Wilson zgjidhet President i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërben për dy mandate.Ishte dalzotësi më i zellshëm i shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Asokohe pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore kur ...

Vataj: Frashëri, zani i përmallshëm i këndimit shqip

Sot 115 vite më parë, më 20 tetor të vitit 1900, do të shuhej një prej poetëve më të zëshëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetari, mendimtar dhe veprimtar i përkushtuar i arsimit e i kulturës shqiptare, Naim Frashëri...

Albert Vataj: Fridrih Niçe, sa i adhuruar aq dhe i urryer

Mendimi filozofik, bota e artit sot më 15 tetor kremtijnë ditëlindjen e Fridrih Niçe, gjermanit që guxoi si askush dhe triumfoi mbi gjithçka, atij që lindi mbinjeriun dhe përqafoi amshimin me afshin e stuhisë.Niçe ishte i bindur se kishte disa të vërteta jetësore për të dëshmuar...

Vataj: Oscar Wilde, ky “demon” që u përndoq nga ferri

Pena magjepsëse e gjeniut rebel që do të shkundte nga themelet një epokë dhe do të kthente pasionet e tij në një lëndë vdekatare që ngjizej me helmin dhe paragjykimin, perceptimet e shoqërisë së athershme viktoriane. Moderimi është diçka fatale...

Vataj: 36-vjetori i Nënë Terezës si laureate e Nobelit

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri", ishte kjo përgjigja që Nënë Tereza i jep një kleriku të pranishëm...

Albert Vataj: At Zef Pllumi, ky Dante i ferrit komunist

Tetë vite më parë do të ndalonte së rrahuri në spitalin Gemelli-Romë, Itali, zemra e nji prej gjëmimeve ma të zashme të kallzimit të ferrit komunist, denoncimit të një prej mizorive më të përbindshme të ...

Vataj: 11 Shtatori 2001, “therori” që transformoi botën

Përkujtimi i ngjarjeve të përmasave apokaliptike, siç ishte ajo e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, më shumë se një përshpirtje për viktimat e kësaj gjëme, është një ndërmendje për të tashmen, për themelet ku kemi ndërtuar ëndrrat tona, ardhmërinë e fëmijëve tanë...

Vataj: Nënë Tereza, toksorja e hyjshmje e mëshirës

Sot 105 vite më parë, më 26 gusht 1910, lindi në Shkup të Shqipërisë, asokohe nën pushtimin otoman, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humanistja shpresëdhënëse ndaj të varfërve, të sëmurëve, të pamundurve...

Albert Vataj: Migjeni, uragani i poezisë shqipe

Po, ai lindi më 30 shtator 1911, sot 104 vjet ma parë. Të paktën faksimilja e një certifikate, e cila ruhet në Muzeun Historik të Shkodrës, dhe që është botuar në përmbledhjen e veprës së Migjenit dëshmon këtë...

Albert Vataj: Dita Ndërkombëtare e Puthjes

Sot 6 Korrik është Dita Ndërkombëtare e Puthjes, kremtja e një prej akteve më delikate të komunikimit ndjesor, një prej urave më të hyjshme të njerëzores në marrëdhënien dashurore, respektin dhe mirënjohjeje që në ushqejmë me këtë copë të prushtë të kurmit tone...

Albert Vataj: Franz Kafka, ndihej si një perëndi

Fjalët e filozofit gjenial të lashtësisë, Sokratit, i shkojnë shumë për shtat në mënyrë të veçantë Kafkës: „ Nevojtar për shumë pak gjëra, ai ndihej si një perëndi “. Talenti i tij i jashtëzakonshëm e ndërgjegjësoi të zgjidhte dhe ai zgjodhi, zgjodhi kufizimin e nevojave që nuk kishin lidhje me artin...

Albert Vataj: 25 vjet nga hapi i parë drejt ëndrrës

Edhe në ëndrra po të ngjizej ajo që ndodhi 25 vite më parë do të ishte një makth. Por ata guxuan dhe fituan, duke u bërë shkëndija e parë e shpresës. Ata vendosën spariherë të dëgjojnë zërin e zemrës, t'i jepen gufit të kraharorit, të shkallmojnë vargonjt e robërisë për të besuar se në qiell ...

Vataj: George Sand, gruaja e kapërcyellit të epokave

Sot 211 vite më parë, më 1 korrik të vitit 1804, lindi George Sand, erdhi në jetë një grua, zëfilli një epokë, i mbujt në të asokohshmen tokësore një personazh i pazakontë, gjegji në galaksi një konstelacion yjësie...

Albert Vataj: Nan, akt i lumnuem shejtnimi

Një mall dhe një dedikim për nanën teme, e cila mbush sot 73 vjeç.Në këtë foto ajo është me të vëllain Engjull Frroku, i cili pak muaj më parë u nda nga jeta. Ndërsa vitet ikin ato që mbesin janë kujtimet, kjo foto e hershme që ndal kohën dhe krahë i jep përmallimit...

Albert Vataj: "Mëshira" drithëruese e Mikelanxhelos

Dhe ja ku gjendemi te "Mëshira" (1498-1499). Ajo është një kryevepër e Mikelanxhelo Buonarroti, e vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Kjo është sprova zanafillore e kësaj tematike që do të pasohet në të pastajmen me të tjera shpërthime kushtruese të mjeshtrit...

Albert Vataj: Bouguereau, një cytje ngasëse estetike

William-Adolphe Bouguereau gjaset me ken francezi më i madh i piktorës akademike të shekullit të 19. Nuk ka asnjë mëdyshje se ai ishte më i miri në teknikën e tij. Jetoi me tablonë, në çdo penelatë ai kridhet me një pasion të parrëfyer përjetimi. Askush, më parë e më pas nuk e fotografoi me ...

Albert Vataj: Shqiptari i roleve të mëdha, Bekim Fehmiu

Sot 5 vjet më parë më 15 qershor 2010, Bekim Fehmiu, 74 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen Zvezdara në Beograd, raportojnë mediet serbe. Arma me të cilin ka kryer aktin e vetvrasjes, alibi gjithsesi e ...

Albert Vataj: Bukuria e femrës dhe lules

Magjepsëse si ëndja e një perjetimi.Depërtuese si shpërthimi i një ylli të mbarsur më ëndje dëshirimesh të epshme.Dehëse, si ngulmi i një ngasje idilike pasionesh. E bukur, magjepsëse deri në dhimbje. Delikate dhe përplot ngulm joshës...

Vataj: Robert Schumann poeti që u bë kompozitor

Mes ndikimit letrar të të atit, August Schumann, romancier dhe një përkthyes i vlerësuar, njëherash zotërues i një biblioteke të pasur; dhe nënës, e cila kishte prirje të forta për muzikën, duket se Robert Schuman-i do të zgjidhte përfundimisht ëndrrën e udhërrëfyer prej së ëmës...

Albert Vataj: Casanova, shpërbërja e trishtë

As pendimi, as dhimbjet që e përcëlluan me zjarr verri në ditët e mbrame, as përgjërimet jargavitëse, as vullnesa për të bërë fli yllin e vet të famës, nuk e mëshiruan shenjtorin heretik të kultit të mishit dhe epshit në ditët kur ai e gjeti veten si i dëbuar. Vdekja po i vinte si një kapak i florinjtë për...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx