Kulturë
Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, fizikanti që adhuronte muzikën po kaq sa edhe shkencën
E enjte, 12.10.2023, 07:45 PM
Albert Ajnshtajn, fizikanti që adhuronte muzikën po kaq sa edhe shkencën
Nga
Albert Vataj
Albert
Ajnshtajn në këtë foto duke luajtur në violinë. Kjo foto u shit për vlerën
516,500 dollarë në shtëpinë e ankandit, Bonhams me bazë në Nju Jork, në marsine
vitit 2018.
Instrumenti,
i cili thuhet se i’u dhurua shkencëtarit në vitin 1933 nga Oscar Steger, një
anëtar i Orkestrës Simfonike të Harrisburgut, kushtoi mbi tre herë çmimin e
vlerësuar. Steger e bëri vetë violinën dhe e shkroi me fjalët "Profesori i
shkencëtarit më të madh, Albert Ajnshtajn, i krijuar për botët nga Oscar H.
Steger, shkurt 1933 / Harrisburg, PA."
Më
vonë, ndërsa punonte në Universitetin Princeton, Ajnshtajni ia dha instrumentin
djalit të Sylas Hibbs, i cili punonte si portier në shkollë. Që atëherë ajo
kishte mbetur në familjen e Hibbs.
Gjenit
gjithnjë janë orvatur përnga një arsye për të na befasuar me pasionet e tyre,
me shprëhshmërinë e atij shpirti, që në një ngulm për të shkundullitur një botë
të tërë me “çmendurit” e tyre të shkencës, të qasen natyrshëm dhe brishtësisht,
në një shpërfaqje që tregon se në thellësinë e tyre shpirtërore nuk ka vetëm
pështjellim shifrash dhe formulash, por edhe harmoni tingujsh dhe muzikaliteti.
Më tipiku ndër ta ishte ai, fitues i çmimit Nobel, zhvillues i teorisë së
relativitetit, Albert Ajnshtajn, i cili konsiderohet si një nga fizikantët më
të mëdhenj në historinë e shkencës.
Thuhet
se ai e trashëgoi lidhjen e tij me muzikën nga nëna e tij, një pianiste e
shkëlqyer.
Në një nga ditarët e fizikanit, ai shkroi: “Nëse nuk do të isha bërë fizikant, me patjetër do të isha një muzikant. Sepse unë shpesh mendoj me muzikë. Unë i jetoj ëndrrat e mia me muzikë. Unë e shoh jetën time në aspektin muzikor... Prej të gjithë momenteve të hareshme, më shumë gëzim në jetë kam marrë nga muzika.” Ajnshtajni luante violinë dhe shpesh i pëlqente të luante recitale dhome dhe solo për miqtë dhe familjen e tij. Që në moshën 13-vjeçare, ai ishte një adhurues i veçantë i sonatave të Mozart dhe i pëlqente të studionte kompozimet. Ai nuk kishte mësime formale dhe mësoi në mënyrë autodidakte.