Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Joshjet krijuese që mëtuan botën delikate të ëndjeve
E enjte, 24.08.2023, 06:57 PM
Joshjet krijuese që mëtuan botën delikate të ëndjeve, në veprën piktorit të zhanrit, holandezo-belgut, Jan Portielje
Nga
Albert Vataj
Ai
i përkiste një shekulli të gabuar, por kjo nuk e penalizoi, përkundrazi ushqeu
ambicien e tij artistike, shpirtërore gjithashtu, për të pasuruar pikturën,
galerinë krijuese me femrën, vetë simbolin e bukurisë dhe sharmit, hireve dhe
elegancës, tundimit dhe dalldisjeve.
Në
kohën e tij, të paktë ishin kaq të "dashuruar" me femrën si subjekt
artistik dhe muzë frymëzimi. E velur ishte tabloja nga kjo hare e stinës së
shpirtit dhe dëshirimeve. Shekulli XX, të cilit i përkiste ai, kjo delikatesë
dhe sypamësi ngasëse e dëshirimeve, e pati të cekët gufimin e të pakët
vërshimin. Është fjala për piktorin holandezo-belg, Jan Frederik Pieter
Portielje, vepra e të cilit daton në fillimi të shekullit XX, lindur në
Amstërdam dhe shuar në Antwerp, Belgjikë. Ai tregoi një interes për tema në
dukje pa ngjashmëri ndërmjet tyre. Imazhet e gruas shtëpiake, përcjellin
ndjeshmëri të një kujdestari sqimatar të hireve femërore dhe mjedisit të
zakontë. Ndërsa përshkrimet e tij të peshkatarit holandez, sugjerojnë një
shkathtësi në zgjedhjen e lëndës dhe ekzekutimin pikturor.
Audienca
moderne do të njihet më shumë me veprat e tij kushtuar përjetësimit të kultit
të femrës, të cilat për nga romantika e këndshikimit dhe e trajtimit artistik i
shkojnë mjeshtrave të shekullit XVII, të cilët e shprehin këtë kumt krijues
përmes vështrimeve në aspektet e jetës së përditshme.
Piktura
“Vajzë shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Portielje,
realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve
të piktorit, nga më të veçantat e atij kulmimi femëror në tablo.
Pesha
meditative e modeles deshifrohet qartë në prarim i tendosur të gjendjes.
Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e
piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas
shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti,
sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.
Galeria
e tij krijuese pasurohet nga portrete, përfaqësime të zonjave elegante në
kopsht apo në park, në ambiente luksoze. Tematika e tablove të tij përfshinte,
kryesisht portrete zonjash, grashë dhe vajzash në momente të ndryshme,
kryesisht atyre meditative, dhe jo vetëm, një mundësi kjo për të nxjerrë në pah
profilin e tyre psikologjik, por edhe hiret e tyre, veshjet dhe larminë në këtë
tërësi ekpozimi bukurie. Tablotë e tjera kanë si tematikë; dy zonja, zonjë me
fëmijë, dy fëmijë; me informacione anekdotike, si shkrimi ose leximi, admirimi
i një vizatimi, lule apo një cope bizhuteri, duke luajtur në mandolinë ose
kitarë, etj.
Bustet
e grave, përfaqësime të llojeve perëndimore, jugore ose orientale, shpesh të
dekoruara me xhevahire dhe të trajtuara me korrektësi dhe vërtetësi, veshjet e
tyre, pjesë e rëndësishme dhe domethënëse të nacionalitetit që përfaqësojnë.
Piktura e tij është realiste me një vëmendje për detaje dhe cilësi. Ajo është
menduar si një pikturë elegante e zhanrit pa shumë thellësi. Por në të është
trajtuar me shumë korrektësi detaji, ndoshta duke ruajtur me fanatizëm gjithë
atë ansambël të ojnisjes dhe bukurimit të këtyre grave. Veshja, bizhutë,
aspekti tradicional dhe nacional i këtyre elementeve, vijnë nëpërmjet Edward
Antoon Portielje dhe grave që ai ka pikturuar, si një etapë njohëse dhe
përjetuese të atyre grave dhe vajzave. Tabloja arrin të përcjellë portretet, si
në një paradë, ku koha sfidohet dhe kufinjtë zihen në grackë, ku bota e
brendshme e grave tregohet me kaq çiltërsi dhe fshihet me kaq finesë pas
impaktit.
Për
disa piktura ai ka punuar me një artist tjetër. Për shembull, pikturat njihen
së bashku me Frans Lebret (1820-1909) dhe me Eugène-Remy Maes (1849-1931).
Portielje
ka punuar intensivisht me tregtarët e artit për marketingun e prodhimit të tij,
të tilla si me Albert D'Huyvetter dhe djalin e tij Albert junior në New York
City dhe me Prinz Bros., tregtarët e artit në Brooklyn dhe Chicago.
***
Jan
Frederik Pieter Portielje u lind në Amsterdam më 20 prill 1829 dhe vdiq në Antëerp më 6 shkurt 1908. Piktor
holandez-belg ishte fëmija i dhjetë, nga njëmbëdhjetë që kishte Gerrit
Portielje, një shitës librash dhe botues në Amsterdam dhe Jacoba Zeegers. Jan
Frederik Pieter Portielje ishte student në Akademinë e Amsterdamit nga 1842 deri
në 1849 me, së bashku me Valentijn Bing dhe Jan Braet von Überfeldt. ndërmjet
viteve 1851 dhe 1853 ai qëndroi në Paris disa herë për një periudhë më të
gjatë, gjithashtu edhe muajve të verës kur Akademia u mbyll për shkak të
festave. Ai punoi si një portretist dhe kjo i dha mundësi që ai të kishte një
klientelë në rritje në Bruksel dhe Antwerp.
Pas
studimeve, Portielje vazhdoi të jetonte në Antëerp. Në 1853 u martua me Eulalie
Lemaire (Antwerp, 1828-1903) dhe i lindi fëmijët Auguste (° 1854), Gerard (° 1856),
Victor (° 1857), Edward (° 1861) dhe Hortence (° 1862). Gerard dhe Edward
gjithashtu u bënë piktor.
Portielje
u varros në Antwerp mbi Kiel , por më vonë u transferua në varrezat e
Schuneselhof .