Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Sod n'datlindjen e poetit
E hene, 07.08.2023, 06:53 PM
SOD N'DATLINDJEN E POETIT
Filip
Shiroka, poeti lirik dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare, iku me brengë dhe
"erdhi" me dallendyshet
Nga
Albert Vataj
Filip
Shiroka mbahet mend si një tekstshkrues thellësisht emocionus, një mëkues i
pastërtisë gjuhësore, i ndëshkuar me fatin e "të dëbuarit" dhe
atdheun e largët, mëkue prej mallit dhe zemërplasjes që lyp paqtim te këndimi i
shpirtit t'përmallshëm, asaj andje qi rreket ta kthejë n'Shkodrën e hireve dhe
dëshirimeve, në tana pranverat, mbi krahë dallëndyshesh.
U
lind më 3 gusht të vjetit 1859 në Shkodër, i biri i Ejll (Engjëll) Shirokës dhe
i Rozes së Ndoc Heqimit. Mësimet fillore i mori tek etërit françeskanë. Ndër
mësuesit e tij qe edhe arbëreshi, At Leonardo de Martino.
Gjatë
ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit, u dërgoi javë për javë artikuj gazetave
italiane "L'osservatore triestino" dhe "Il Piccolo", përmes
të cilave u bëri të ditur opinionit italik paudhësitë historike që rëndonin në
kurrizin e shqiptarëve nga Mbretënija e Stambollës, qi ndigjonte fjalët e
anmiqve t'onë (dhe anmiqve të vet). Në letrat me Sotir Kolean, Shiroka pohonte
se ka qenë "përgjegjësi i fletoreve L'Osservatore Romano dhe La voce della
verità dhe se kishte shkruajtur shumë edhe tek Osservatore Triestino dhe Il
Cittadino që botoheshin në Trieste.
Më
1880, pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit, emigroi në Lindjen e Afërt, ku
punoi si inxhinier ndërtimi hekurudhash. Atje formoi familje me një grua të
huaj dhe u trashëguan me djalë, të cilit i dha emrin e të atit, Engjëll dhe një
vajzë, Alice. Megjithatë, me anë të letërkëmbimeve me të afërmit e tij
interesohej për gjendjen e vendlindjes dhe risitë e emërimeve në dikasterit e
shtetit të pavarur shqiptar.
Nga
letërkëmbimi i tij, mund të kuptohen vendqëndrimet e përkohshme sa në Liban, sa
në Misir. Më 14 shtator 1892, nga një letër dërguar Faik Konicës, kuptohet se
është në Beirut.[6] Më 1900 u kthye në Shkodër për pak kohë.
Më
8 gusht 1911 gjendej në Kairo, dhe po në atë periudhë në një letër dërguar
Koleas në Aleksandri nga Asiuti, Shiroka përcjell se po merrej vesh me
autoritetet hekurudhore që të vendosej me banim në kryeqytetin e sotëm
egjiptian. Më 29 prill 1912 në një letër dërguar po Koleas, kumton se e kishin
diagnostifikuar anemik Sipas letërkëmbimit të tij, Shiroka gjendej në Kairo së
paku deri më 15 janar 1921. Atë vit emërohet kryetar i shoqërisë
"Vllazëria e shqiptarvet në Misir".
Më
9 dhjetor 1930 në një letër dërguar Zef Sumës, kumton se gjendet në Hadet,
pranë Beirutit.[4] Vend ku priti edhe letrat e tjera nga kushëriri i tij.
Vepra
Poema
e parë e botuar ishte All’Albania all’armi, all’armi!, një poezi me theks
luftarak kombëtar kushtuar mbrojtjes së Ulqinit[8] kur fuqitë e mëdha, pasi
dështuan t'i jepnin Malit te Zi, Hotin e Grudën, vendosën t'ia kompensojnë me
Ulqinin e Tivarin. U shkrua në italisht dhe u publikua në Osservatore Cattolico
të Milanos më 1878. Vjersha u ribotua më 15 shtator 1886 me emrin e pendës
Karolip Shifip në të përkohshmen Fiamuri Arbërit botuar nga De Rada.
Shiroka
kishte letërkëmbim të gjerë me bashkëatdhetarët, si të vendlindjes me djalin e
dajës Zef Sumën ashtu edhe të idealit kombëtar. Ndër figurat me të cilat ka
shkëmbyer letra të cilat gjenden në fondin e tij në Arkivin e Shtetit, janë
Faik Konica, Nikollë Ivanaj, Nikolla Naço, Andon Zako Çajupit dhe Leonidha
Naço.
Poezia
kombëtare, satirike dhe meditative e Shirokës në gjuhën shqipe u shkrua
kryesisht nga 1896 deri më 1903. Ajo doli në organe shtypi si Albania e Faik
Konicës, në periodikë shqiptarë që botoheshin në Egjipt, dhe në të përmuajshmen
fetare të Shkodrës Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit. Shiroka, i cili përdorte
edhe pseudonimet Geg Postrippa dhe Ulqinaku, është autor i të paktën
gjashtëdhjetë vjershave, tre tregimeve të shkurtra, disa artikujve e
përkthimeve, sidomos përkthime veprash fetare të liturgjisë katolike. Më 1921
botoi Moji i të dekunve, në prozë, në Shtypshkronjën e të Papërlyemes në
Shkodër. Në këtë vëllim, me gjuhë të thjeshtë dhe të ëmbël, shtjellon se
ç'duhet të dijë një i krishterë i mirë për t'i ndihur shpirtërat e Purgatorit.
Ndjesitë e veta fetare Shiroka i radhit që nga zanafilla: edukata dhe
mirërritja që kishte marrë në gjirin e familjes.
Përmbledhja
e tij poetike, Zani i zemrës, Tiranë 1933, të cilën e hartoi në zgrip të
shekullit, u botua nga Ndoc Nikaj dy vjet para vdekjes së Shirokës në Beirut.
Shko Dallëndyshe
Udha
e mbarë, se erdh prendvera,
shko
dallendyshe tue fluturue,
prej
Misirit n’dhena tjera
fusha
e male tue kërkue;
n’Shqypni
shko, pra, fluturim,
shko
në Shkodër, n’gjytet tim!
Shndet
prej mejet të m’i falesh
saj’
shpis’ vjetër ku jam le,
me
ato vende rreth t’përfalesh
ku
kam shkue kohën e re;
atje
shko, pra, fluturim,
fal
me shndet gjytetit tim!
Shko
n’at shkollën ku jam msue
me
shokë t’mi, shokt e fmnisë,
shko
n’at Kishë ku kam urue
t’parën
Uratë Perendisë,
atje
shko, pra, fluturim,
fal
me shndet gjytetit tim!
Me
ato male, me ato kodra,
me
ato prronje rreth t’përfalesh;
n’ato
fusha qi m’ka Shkodra,
të
lulzueme, aty t’ndalesh,
tue
këndue me ambëlcim:
fal
me shndet gjytetit tim!
T’mujshe
edh’ un me fluturue,
dojsh’
edhe un me u nisë me ty,
dojshe
n’Shkodër me kalue,
m’e
pa prap at vend me sy!…
Por…
ti shko atje flutrim;
e
ti qajma fatin tim!…
Dhe
kur t’mrrish në Fushë t’Rmajit,
dallendyshe
ulu me pushue;
kam
dy vorre n’at vend t’vajit,
t’nans
e t’babs qi m’kan mjerue:
qaj
me za t’përmallshëm shqim
nji
kangë tanden gjith vajtim!…
Ka
shum kohë qi s’jam n’Shqypni
n’ato
vorre me vajtue,
ti
dallendyshe, veshun në zi,
ti
aty pra qaj për mue,
me
nj’at za t’përmallshëm shqim,
kangën
tande për vajtim.