Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Sot në ditën e Darvinit dhe darvinizmit
E enjte, 24.11.2022, 07:55 PM
Sot në "Ditën e
Evolucionit", në kremten e çlirimit nga errësira, në ditën e Darvinit dhe
darvinizmit
Nga
Albert Vataj
Sot
163 vite më parë pa dritën e botimit një prej kryeveprave të mendimit
iluminist. Botohet libri "Mbi Origjinën e Specieve". Ai është libri
që tronditi nga themelet botëkuptimin e njeriut për prejardhjen. Një prej
dilemave më jetëgjata që ka ngërthyer ëndjen dijetuese të njeriut, u gjend para
një kërcënimi shpërbërës. Më shumë se një rrënim i mitit, ishte një guxim për
të orientuar njeriun përnga zgjidhja e enigmës së ekzistencëst. Kurajon e tij
pakkush do të guxonte ta përballte me një botë profane dhe e mbarsur nga
paranoja, sa ai, Charles Darwin (12 shkurt 1809 - 19 prill 1882).
U
hodh në zjarrin e anatemës, kundërshtive dhe ndalimit si një gladiator në
arenën e luanëve. Ai dëshmoi vullnesën e një iluministi dhe u kacafyt me
mijëvjeçarë terr. Ai hodhi themelet e pikëpamjeve mbi krijimin dhe evolucionin,
drita që përshkënditi prej andej e hodhi njerëzimin në krahët e një përqafim
botëkuptimi të ri. U rrek të vërtetonte shkencërisht prejardhjen e njeriut duke
e bazuar atë mbi faktet e mbledhura, fosilet dhe evoluimin e species në raporte
kohore, varjueshëm me kushtet e habitatit.
Pikërisht
sot 163 vite më parë, më 24 nëntor 1859 Charles Darwin publikon "Mbi
Origjinën e Specieve", përvjetori i këtij libri është quajtur "Dita e
Evolucionit".
Thonë
se Darwini ka qenë një njeri tepër i mbyllur në vetvete, i lumtur me fletoret
dhe mikroskopin e tij. Ai iu shmang gjithnjë syrit të publikut. Kritikat,
debatet dhe kontradiktat hamenden të ishin shkaku që ai u përball me sfidën e
shëndetit. Ky vëzhgues i shkëlqyer i natyrës e mbajti idenë e tij më origjinale
dhe revolucionare të fshehtë për dekada. Megjithatë, sot, pothuajse të gjithë e
dinë emrin e tij, çfarë bëri, dhe pse vlerësohet kaq shumë. Duke respektuar
natyrën në të gjitha format e saj - Darwin pa se të gjitha qeniet janë të
lidhura. Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se,
shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona
vjetëve, dhe ende në punë sot.
Shpjegimi
i Darwinit për këtë shpalosje kaq të gjerë të jetës në kohë - teoria e
evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror - transformoi të kuptuarit e botës
së gjallë - ashtu si idetë e shkencëtarëve Galileo, Newton, dhe Ajnshtajn
ndryshuan të kuptuarit e universit fizik. E thjeshtë por njëkohësisht e
diskutueshme, keqkuptuar, keqpërdorur për qëllime sociale, thonë studiuesit,
teoria e Darwinit mbetet e pakundërshtueshme si koncepti qendror i biologjisë,
duke ndihmuar mikrobiologë e gjenetistë të panumërt.
Jemi
fatlum se kjo kryevepër ka ardhur edhe në shqip nga Botimet “Pema” me
përkthimin e Nelson R. Çabej, Prishtinë 2022, e gjeni sigurisht edhe tek
ADRION.