Kulturë
Albert Vataj: Në shkulmet e një shpirti që turret për nga liria
E diele, 20.11.2022, 08:59 PM
Në
shkulmet e një shpirti që turret për nga liria
Ekskluzive nga
Albert Vataj
Rrekja
për të dëshmuar forcën e shpirtit krijues, mrekullinë dhe sqimin estetik,
padurimi për të pranuar të digjesh në llavën përvëluese të shpirtit, e
përfundur nga forca e imagjinatës së natyrës, ka yshtur poetin Gëzim Murajza
për të pranuar se me poezi dhe vetëm me poezi është e mundur të sfidosh botën
përreth dhe atë brenda teje.
Një
buqetë me poezi të Murajzës, ishte dhurata më e fisme që një miku im më bëri
për këtë vit të ri. Pa shumë salltanete dhe me një finesë të admirueshme, ai më
ofroj bashkë me këto poezi dhe mirënjohjen e miqësisë.
Qasja
për ta kumtuar këtë visar të fjalës së pshërëtimave të një shpirti të lirë,
spariherë është orvatja për ta shpaluar para jush, ndoshta pak me vonesë, por
kur thotë populli: “Më mirë vonë se kurrë”, atë që ai është përpjekur dhe ka
mund me mbërrit si pakkush tjetër në sinorin e tij. Është fjala për dy librat
me poezi të Gëzim Murajzës, respektivisht “Fishkëllima bordurash”, mars të
vitit 2001 dhe “Rruga për kah dalja”, shtator 2006. I lindur në Shkodër, e ku
mund të lindin tjetërkund ata qi i këndojnë zëshëm dhe me bekimin e perëndive,
përveçse në Shkodër, i gatuar në lëmin universitar, e ku tjetër më denjësisht
se ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Gëzimi provon të jetë një zë i spikatur
në poezinë e tashme shqipe.
Rrallë
pas rrallë, fjalë pas fjale, poezi pas poezie, ai kremton më së shumti
promovimin e tij në këtë univers gjigant të fjalës artistike, të rrëfimtarëve
të shpirtit të dlirë. Me një kumtim të shpenguar nga skolarizmi dhe rregullat,
metrika dhe sugjerimet që fanatikët dhe kritizerët rekomandojnë për artin, si
domosdo vlerash, ai ka guxuar, siç vetëm një shpirt poeti, për me rrëfye, për
me qëmtua, për me u ba i tejpashëm deri në themelet e të qenit njeri. Metafora
e poezisë së tij rrjedh gurgullueshëm si përroi në teposhtë, nëpër gjarpërimin
e rrugës plot kaladredha, herë pazëshëm e herë potershëm. Kjartësia e
përfytyrimit të orendisur me fijeza të arta pasioni, flatron nga shpirti i tij
e zë vend në larushinë batërdisëse të poezisë së sotme shqipe, për me dëshmu
shpirtin e tij të lirë, por edhe për më kushtru, siç vetëm një shpirt i lirë
munet me e ba, me e çu peshë nga themelet tanë universin.
Në
të dy vëllimet me poezi, ajo që të shtang është tematika dhe trajtesa,
rrëfimtarja dhe predikimi, lirshmëria dhe tërbimi, ndjeshmëria dhe eleganca. Në
një farë mënyre ai ka bërë me artin e fjalës dhe magjinë e artit, poezinë, atë
që s’do të mund ta bënte një revolucion me armë, një politikan me gjëmimet
nëpër foltore, një filozof me ngërthimet e çatrafilisuna të konkretizimeve dhe
përcaktimeve për fenomenin jetë. Papajtueshmëria me shumë gjëra dhe gjendje në
realitetin që e rrethqarkon është qartazi i perceptueshëm në poezitë
“Kapërcim”, “Rruga për kah dalja”, “Fishkëllima bordurash”, “Në këtë qytet”,
“Do të qëndroj”, etj.
Në
të gjitha ai bëhet tregimtar i brezit të vet, i rropatjeve, i telendisjeve për
dinjitet dhe mbijetesë. Barrën e rëndë të “të dëbuarit”, të emigrimit, ai e cek
gjithandej, si një plagë të rëndë që ka molepsur shtatin e drobitur të
Shqipërisë, të këtij vendi shpresëvrarë. Ai ka ikur nga vendlindja e tij, por
pa ia kthyer kurrizin. Gjithçka atje atij i dhëmb. Edhe kujtimet e kafshojnë.
Gëzim Murajza ka përzgjedhur poezinë, për të thënë dhe ai fjalën e tij, për të
dëshmuar edhe ai atë që ka përjetuar, atë ferr që e ka përfytur. Kumti i tij
është ligjërimi i një zemre që kah qielli ai sheh paanësinë e prehjes naltuese
të shpirtit të trazuar.
Albert Vataj, 16.01.2008
Cikël me poezi nga poeti Gëzim Murajza:
Fishkëllima bordurash
Ti
nuk e ke provuar, miku im
Peshën
e valixhes
Tek
mbetesh në stacion,
Se
dyert nuk t’i hapin trenat,
Dhe
pse vijnë e ikin
Qindra.
Ti
nuk e ke provuar, miku im
Ta
pish bashkë me cigaren, pluhurin,
Ulur
bordurave
Ditëve
që të vdesin ndër sy
Dhe
netëve që të vijnë të vdekura
Tok
me ëndërrat e ngrira.
Ti
nuk e ke provuar, miku im,
Të
mos ia dish tingëllimin qeshjes
E
lotin ta kesh
Zgjidhjen
tënde
Kur
shtëllunga dhimbjesh
Ta
shtrëngojne shpirtin.
Ti
nga përtej gotës, miku im,
Tek
më sheh
Vetëm
pyet,
Ç’shije
ka bordura?!
Rruga për kah dalja
Rruga
për kah dalja
Këndej
nuk është
Të
paktën
Jo
kështu.
Ikje
prej këtij ferri
Me
vrap,
Me
vrap,
Jo
vetëm sot.
Rrugën
për kah dalja
Në
ty shihe.
Vrapo
nëpër shpirtra
Shiko
sa bosh janë rrugët!
Rruga
për kah dalja,
Andej
mbase është
Por
jo kështu.
Pa ty
Helmuar
nga vreri i mungesës,
Në
këmbanat e zemrës
Thellë.
Tinguj
malli,
Që
jehojnë flladeve të djegur
Kohe.
Largësi,
Segmentuar
nga shpresa pritjesh,
Me
fund të padukshëm.
Djersitur
nga spazma verdallosjesh,
Me
emrin tend grimcuar nëpër buzë,
E
sytë e mi,
Me
të tutë veshur.
I
tharë nga plasaritje ndjenje,
Në
ditë-netët e arnuara me copa durimi
Mallin
e ndjeva
Të
griste e griste,
Poret
E
shpirtit të sfiluar.
Prill ‘97
Kapërcim
Ikim
Atje
në pyll?!
Ku
vdekja vdes
Nën
tehun e jetës.
Atje,
Ku
lulet kurrë nuk vyshken,
Veç
dehesh
Aromës
së tyre,
Ku
zhurmat heshtin
Dhe
erë njerëzish nuk vjen.
Atje
Ku
përëndimi
Është
gjithmonë
Po
aq i bukur,
Sa
lindja,
Ku
erërat
Stuhi
nuk sjellin
E
shiu veç te përkëdhel.
Kur
paraja nuk hyn
E
bagëtia ulet
Tok
me ty në sofër.
Ku
mes kafshësh
Argëtohesh
Ashtu
si kurrë
Mes
njerëzish.
Atje,
Ku
këndohet
Me
muzikë gjethesh
E
me puthje nuk ngopesh.
Ku
dashuria
Të
valon arteriesh
Pambarimisht.
Atje
si në shtëpinë e pare,
Si
thua
A
ikim?!
Këmbët e zbathura
Asfaltit
të ndryshkur pluhurit,
Rënkojnë
çapet
Në
ecje pa jetë
Pa
start e finish.
Ecje
të rënda
Të
ndjekin,
Ecje
përbuzëse
Të
lënë pas
Të
verbuarish.
Këmba
jote
E
zbathur,
Këpuca
para saj
Gjeth
i tharë.
E
zbathur
Asfaltin
e trondit,
Njerëzit
jo.
Njerëzit
krihen,
Lustrës
së këpucëve,
Në
këmbët e zbathura
Që
asfaltin fshijnë,
Veç
pështyjnë.
Ata që ikën
Rendje,
Pa
përshendetje pas,
Besimtar
Te
nje rikthimi
Vetëm
me qiell
Qëruar
nga retë.
Pritje
a jo?!
Për
ata
Që
lamtumirë nuk thane
Me
shpresën
Që
ky shekull
Është
i fundit
Diktator!
Në Këtë qytet
Veç
ngricë
Në
shpirtin e këtij qyteti
Ku
njeriu
S’guxon
të jetë i lumtur.
Veç
dimër.
Dëshirat,
Baltosur
Skutave
të këtij qyteti
Që
dashuritë t’i quan
Kurvëri.
Dhimbjet,
Kurohen
Me
të tjera dhimbje,
Në
këtë qytet
Kur
meskiniteti
Qelbet
erë.
Fëlliqësirë
Dejeve
të këtij qyteti,
Ku
njeriu
S’guxon
të jetë i lumtur.
Vizitë në atdhe
Gjithsaherë
kthehem tek ti
Sjell
me vete
Mendimin
gozhdë
Se
ikja e fundit
Ishte
rrënoja e fundit
E
apokalipsit
Të
shekullit të zhuritur
Në
mua.
Do
të qëndroj
Është
e ardhmja
E
së tashmes së fikur
Në
një dashuri të shpëlarë
Nga
përrenj ndjesisht të reja.
Ështe
e ardhmja
E
së tashmës së fikur
Në
një mall të pështyrë
Buzësh
që nënqeshin ironisht.
Ështe
e ardhmja
E
së tashmës së fikur
Në
nje ideal të pjerdhur
Bythësh
që ulen
Kolltuqesh
të lartë,
E
mendimi im i madh,
Tërhiqet
kokëposhtë,
Si
një masturbim
Mbetur
në tentative.
Shkodër – Torino
Tetor 2003
Nuk harroj të të dua
Unë
bëhem i idhët
Kur
mbulohem
Prej
vargut të trishtimit,
Por
nuk harroj të të dua
Dhe
pse mbetemi pa fjalë
Para
se të mbyllim kapakët e syve
Te
ditës në fashitje.
Ti
qan
Për
heshtjen time
Kur
thua se braktisja
Është
kopili
Mbetur
në derën
E
zemrës së zhuritur ndjenjash,
Por
jo gjithmonë kush hesht
Nuk
ka cka të thotë.
Nuk
harroj të të dua
Edhe
pse shpesh dehem
Ndër
kabare ëndërrash
Ku
kërcehet gjtihnjë e më lodhshëm.
Mund
të mos jem
Kur
jam,
Mund
të jem
Kur
s’jam
Por
të të dua
Nuk
harroj kurrsesi.
Epokë moderne
Kënaqësi
Hipur
kale
Mbi
shpatullat e dhimbjes,
Dehur
nder avuj përbuzje,
Pë
gotën boshe
Të
tryezës përballë,
Shtyrë
në qoshe të moskokëcarjes
Qytetërim
krenar,
Në
të sotmen e lustruar
Në
pasqyrën e ndritshme
Të
moralit të pastër,
Vajzë
të ciltër
Kurvërisht!
Përse-të s’na duhen
Mos
kërko përse
Flaka
e dashurisë
Na
përpiu një ditë,
Dashuria
nuk ka arsye
Është
thjesht dashuri.
Nuk
ka pse të rënkojmë
Për
ndarjet, humbjet,
Nuk
kemi kohë
Të
lind ndër ne syth trishtimi,
Jemi
bimë mbjellur në erë.
Në
tempullin e dashurisë
Kemi
kënduar dhe ne,
E
tingujt mbase vdesin një ditë,
Mos
harro vajzë,
Jam
tingulli i mbramë
Që
vdes në ty.
Asht momenti!!!
Asht
momenti
T’ia
vëmë emnin botës!
Diplomacies
gjumi i asht prishun
Nga
andrra klandestine
GLOBAL
apo NOGLOBAL!
Linja
komunikimi për të njohun
Humnerat
më të errata të universit,
Ndërsa
nana ime
Shpesh
në telefon qan,
Deshirës
së pamundun
Me
u pa,
E
unë nuk gjej arsye
Përse
të mos shurrohem
Ngeshëm,
Mbi
titullin e gazetës,
Ku
një diplomat deklaron
‘’po
ndërtojme të ardhmen!’’
A
nuk asht momenti
Ta
ç’pijmë botën?
Torino, Itali
Mars 2002