Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Fundi tragjik i albanologut Franc von Nopça, sipas Robert Elsie
E merkure, 26.04.2023, 06:51 PM
IN MEMORIAM
Ja
cili ishte fundi tragjik i albanologut Franc von Nopça, sipas
gjermanokanadezit, Robert Elsie
Nga
Albert Vataj
Më
datën 26 prill 1933 gazeta Neue Freie Presse e Vjenës botoi artikullin e
mëposhtëm: Drama e përgjakshme në rrugën Singer Studiuesi si vrasës dhe
vetëvrasës "Siç u njoftua, Privatdocent (Baron) Dr. Franc Nopça,
pesëdhjetepesë-vjeçar, vrau dje paradite sekretarin e tij afatgjatë, shqiptarin
45-vjeçar Bajazid Elmas Doda, në banesën e tij në katin e tretë të shtëpisë së
parë në rrugën Singer, numër 12, dhe pastaj vrau vetën para tavolinës së dhomës
së punës me një të shtënë në gojë. Nga hulumtimi mjekësor zyrtar doli që
sekretari kishte pësuar dy të shtëna gati në të njëjtin vend në tëmblën e
majtë, të cilët e shpunë kafkën krejtësisht, kështu që fisheku, pas daljes nga
koka, ngeli në jastëkun e karriges. Duket se Nopça e kishte përgatitur veprimin
paraprakisht. U gjetën shumë letra lamtumirës të mbyllura për farefisin dhe për
miqtë e tij si dhe një testament të mbyllur për një avokat vjenez dhe shënime
të tjera. Mendohet që një arsye e veprimit të ketë qenë gjendja e vështirë
financiare e tij, me qenë se shërbëtorja tha që ajo nuk e kishte marrë rrogën
që prej katër muajsh. Dihet gjithashtu që Franc Nopça, i cili donte më shumë se
çdo gjë tjetër librat dhe koleksionet e tij, kishte menduar për të shitur
bibliotekën e tij të madhe me shumë vepra unikale. Një shkresë policisë
shkruhet: "Arsyeja e vetëvrasjes sime është sistemi im nervor i
hallakatur. Arsyeja që vrava mikun dhe sekretarin tim afatgjatë, Zotin Bajazid
Elmas Doda, në tëmblën kur flinte gjumë, dhe pa dijeninë e tij, është që unë
nuk doja ta braktisja të sëmurë, të shkretë dhe pa para në botë, duke qenë se
ai do të kishte vuajtur shumë. Unë dëshiroj që trupi im të digjet."
Kështu
mbaroi jeta e vrullshme e Baronit Franc Nopça.
(Në
foto, baroni austrohungarez, Franc von Nopça i veshur me një kostum nga
Shqipëria e Veriut)