E marte, 05.11.2024, 09:38 AM (GMT)

Faleminderit

Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za

E diele, 20.11.2022, 07:56 PM


Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za qi ka lmue kandjen e këndimit e kumtimit shqip

SOD, 156 VITE PREJ DITES KUR U LIND NDRE MJEDA

Nga Albert Vataj

Ndre Mjeda gjas me ken e me met nji majë e ngjitun fort nalt në kreninë e shqipes dhe shqiptarëve. Nji ngadhnjyes i paepun i hyjnores qi zafill prej shpirtit të prushtë të atdhetarit. Kushtet e vështira ekonomike nuk e zhytën dot në terr shndritjen e një ylli që e pikasën jezuitët dhe panë tek ai tharmin e një shërbestari të devotshëm, amën e një zelltari të pashoq kushtimesh t’vyeme e aktet t’epërme shembëllimi.

Spanjë, Itali dhe Poloni, ishte gjeografia e studimeve dhe formimit teologjike dhe dijetuese të Mjedës. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci, prej ku u dëbuar nga urdhni jezuit për mosbindje, duke u kthyer në vendlindje, Shkodër. Që në ag të vrulleve, qysh prej fillit të vullnesës së zjarrmimit të ngulmeve kushtruese e hopeve t’ngulta, u lidh me lëvizjen patriotike. Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësueseve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, përmes t’cillit ata ankoheshin kundër pushtetit osman. Poeti ngriti zanin e kushtrimit pas mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë. Kjo veprimtari do ti kushtonte lirinë. Më 1902 Ndre Mjeda, arrestohet, por i shpëton nji syrgjynosje në Anadoll, kapërcyell të jetës së tij që e himnizon me poemthin, “I tretuni”. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift në famullinë e Kukël. Vitet e fundit shërbeu si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Shkodrës, dhe vdiq më 1 gusht 1937 në këtë qytet.

Ndihmesa e shqipshkrimit

Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë “Agimi” me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t’u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndrtyshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933).

Mjeda dhe poezia

Me Mjedën kemi një nga mendjet më të mëdha të kohës, njeriu që dinte pothuajse gjithçka për poezinë. Duhet të kujtojmë se ai nuk qe rob i rregullave të ngurta të vjershërimit, pasi siç shkruan “masa e plotëson poezinë, por nuk asht nji gja e domosdoshme e saj”. Kjo thënie ka vlerë të veçantë kur kemi parasysh një poet që ka kultin e formës: duhet kuptuar se, megjithëse mjeshtër i formës, ai nuk e ka kërkuar atë, ka qenë ideja që ia ka organizuar, duke u përftuar kështu katreni katërrrokësh me rimat ABAB, gjashtëvargëshi shtatërrokësh me rimat ABABCC, gjashtëvargëshi shtatërrokësh me rimat ABABCD etj. Botimi i veprës “Juvenilja” më 1917 pati fatin e veprave të dorës së parë, ato me të cilat mediokriteti i zakonshëm nuk hyn dot në marrdhënje: pra, nuk u shkrua për të. Gjergj Fishta ishte zëdhënës i letërsisë romantike kur do të donte (Hylli i dritës, 1921) që kjo poezi të vinte “më tepër prej zemrës se sa prej mendjes”. Mirëpo s`duhet harruar se në kulmin e postulatit romantik “poezia është shpërthim spontan i ndjenjave” (Wordsworth), John Keats thoshte se poezia është diçka “impersonale”, pa dashur të përmendim Edgar Alan Po e Charles Baudelaire, të cilët sollën shkëputjen e plotë nga kjo atmosferë.

Që në shkulmet e rinisë ai do të hidhte sytë nga poezia, poemthi “Vaji i bylbylit” u botua me 1881. “Liria” do të vinte më 1937. Në xherdanin e kangës ai i ka jo më pak shndritëse poemthat me tingëllima “Lissus” dhe “Scodra”, kjo e fundit e papërfunduar.

Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, veçojmë shërbesën 1906-1907 në famullinë e Kuklit.

Epilog

Ma i bylbylshmi za qi ka lmue kandjen e këndimit e kumtimit shqip. Kangën e zashme të amshtit dhe kandës, kurrkush nuk mujti me e ligjëru me atë amë hyjnie ma mirë se Dom Ndre Mjeda. Kurrkush, atëherë e dermsot, nuk ka mujt me e thuar me kaq amëlsi dhe finesë, më një shqipe t’kullueme zanin e shpirtit, kushtrimin e xanun vend thellë në të gjalltë e një prej figurave ma t’andshme të letërsisë shqipe, personaliteteve ma t’venosun të politikës, shërbestarit të devotshëm të fjalës së shenjtë dhe nacionalistit . Tash rrëmojmë në mbamendjen e kandës së shqipes në gjininë e ligjërimit të hyjnive, poezisë, e sandejmi munena me nxjerr shumë emna, shumë skalitës së asaj gegnishtë t’kulluet, të asaj finesse kumtuese, por s’pariherë na yshtena me e vu përpara në këtë pjedestal Ndre Mjedën. Buzëhollin e lirikës shqipe, zanin e patëdytë të kumbimit.

Kësisoj i nep za shpirtit për gjuhën shqipe, Dom Ndre Mjeda.

Gjuha Shqype

Permbi zà qi leshon bylbyli

Gjuha shqype m’ shungullon

Permbi ere qi nep zymyli

Pa da zemren m’a ngushllon.

Nder komb’ tjere , nder dhena tjera

Ku e shkoj jeten tesh sa mot

Vec per ty m’rreh zèmra e mjera

E prej mallit derdhi lot.

Njikto gjuhe qi jam tui ndie

Jane te bukra me temel

Por prep kejo , si diell pa hije

per mue t’anave ju del.

Edhe zogu kerkon lisin

Mbi shpi t’arte ku rri me mbret

E shtegtari dishron fisin

Permbi vend qi s’asht i vet.

O Shqypni e mjera Shqypni

Plot me burra e trima plot

Ti’j dit’ishe , por lumnija

Qi ke pasun nuk à sot.

Nen njat toke qi t’a shkel kamba

Zan’ e t’mocmeve veshtro

Per bij t’tashem , porsi e ama

E t’korritunve, gjimo!

Nam e zà , qi kishe, t’treti

E vec turpi e marrja t’mbeloj

Per lumni vec kore t’mbeti

Qysh se fara e mire mbaroj.

Por gazmo nder gjith kto t’vshtira

Perse ende s’sharove kret

Dicka t’mbet nder ato t’mira

Mbas dymij e ma shume vjet.

T’ka mbet gjuha qi po ndihet

N’fush’ e n’mal qi ti zotnon

Gjith ‘ku hija e jote shtrihet

Ku shqyptari zàn’ e leshon.

Prei Tivarit e n’Preveze

Nji à gjuha e Kombi nji

Ku leshon dielli njato rreze

Qi vec tokae jote i di.

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi

Me zbardhe, Shqype zanin tàand

E ku i drinit à bunimi

Qi shperndahet kand e kand.

Geg e Toske, malci, jallia

Jan nji komb m’u da s’duron

Fund e maje nji à Shqypnia

E nji gjuhe t’gjith na bashkon.

Kjoft mallkue kush qet ngatrime

Nder kto vllazen shoq me shoq

Kush e dan me flek’ e shkrime

Ca natyra vet perpoq.

Kur nji burre u cue n Austri

E me sy gjithkund t’kerkoj

Gustav Meyer-i asht emni i tij

Emni i burrit qi t’madhnoj.

Porsi dielli tui flakue

Shperndan terin qi na mbelon

Njashtu Meyer-i tui kerkue

Kah ke dal po ta difton.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ndue Dedaj: Gjon Krasniqi dhe 'Stema e Artë' e Bamirësisë Ndue Dedaj: Fran Çukaj, profesori emeritus i mirditorëve Fran Gjoka: Sejdo Harka, një jetë plot vrull, që pulson tek shkolla, gazetaria dhe arti e letërsia Dorian Koçi: Themistokli Gërmenji - Martiri i lirisë së shqiptarëve Albert Vataj: Marie Curie, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel Albert Habazaj: Ali Asllani, sa lirik i shquar, aq diplomat i zoti LDK: Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit! Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe Albert Zholi: 19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II Vlash Prendi: Vlerat universale të veprës së Prof. Mark Krasniqit Vlash Prendi: Atdhetari që u shkri për kombin Albert Vataj: Robert Elsie, njeriu ndaj të cilit nuk na mjafton mirënjohja Lekë Mrijaj: Mirënjohja, respekti, vlerësimi pedagogjik dhe intelektual për prof. Tush Dedaj asnjëherë nuk do të shuhet Sinan Gashi: Personalitete të huaja adhurues të shqiptarëve Albert Vataj: Azem Hajdari, vrasja që tronditi politikën shqiptare Ndue Dedaj: At Ambroz Marlaskaj, një korife i diturisë Fran Gjoka: Mark Tirta, emër i njohur i shkencës shqiptare dhe më gjerë Hasan Hasanramaj: Legjenda ma madhështore e këtij shekulli Aleks Kapllaj: Luiza, ti fitove për tana vajzat shqiptare Nexhmije Mehmetaj: Ndahet nga jeta Erica Bauhofer – Schader, mikja zvicerane e përkushtuar ndaj arsimit shqiptar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora