Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Panairi i Librit dhe unë
E shtune, 19.11.2022, 07:55 PM
Panairi i Librit dhe unë
Nga
Albert Vataj
Prej
disa vitesh, Panairi i Librit më gjen pa para të mjaftueshme për të qenë
vizitor dinjitoz i tij, ose për të shkuar me pavramendjen se sa shpenzova dhe
se çfarë më mbeti merak.
Edhe
ky panair, që shënon i 25-ti, 16-20 nëntor, erdhi duke më gjetur dhe mbajtur
përdhunshëm larg, si një rregullthyes që e kyçin në izolim. Për një si puna
ime, që e ka librin shqis shtesë të se ndertimit anatomik, kjo është një sprovë
e vërtetë sfide. Por, i vura zemrës një gurë, të rëndë sa një mur.
Varja
thash... e cili jam unë që të merret në konsideratë, mungova apo isha prezent
në këtë manifestim gjigant, ku për fatin e keq më fitimtarët janë vlerat më të
diskutueshme. Po i shtyja këto ditë panairi me mëndjen e zemrën atje, e trupin
të kredhur në torturën mizore të çdoditshmërinë e rutinës.
Deri
sot, një ditë para finales, kur me përmendi telefonate e Ndriçim Kullës së
“Plejad”, i vetmi që e kishte vënë re se unë i kisha munguar librit dhe sofra e
madhe e librit më kishte munguar mua. Çimi, si krijues dhe gjithëçmos i dhënë
me mishe me shpirt një kontributi të denjë dishepuj, por edhe si botues, nuk më
tha fjalë të mira rreth pranishmërisë dhe blerjes së librit. Nuk më erdhi mirë,
u zemërlëndova, por nuk u befasova nga situata ALERT që ai dha.
Kur
të gjithë lexuesit dhe ata që kanë nxënë të shkruajnë shqip ngulmojnë të kenë
emrin e tyre në kopertinën e një libri, nuk e di se kujt i mbetet leximi, të
menduarit dhe reflektimit prej kësaj prekje të hyjshme.
Me
gjithë këtë batërdi publikimesh dhe e gjëmime topash, betejash të fituara,
gjeneralësh triumfatorë, mbretërish të kurorëzuar, ai pompozitet e qiell
rënduar në lavdi, hamenda e besova, se më në fundë libri rilindi dhe ne me
shpirt të thekur prej ateisti ju blatuam shenjtërisë së tij, për të shpëtuar
veten dhe botën.
Por
jo, e gjithë kjo ngrehinë imagjinate ishte vetëm në rrjetet sociale, me pak
gjas të jetë në ato metra katror ku libri shqip feston në kremten e përvitshme
dritën e dijes dhe shpirtjen e së dlirës, të bukurën dhe të lartësuarën prej
fjale dhe letre.
Nejse...
Për
mua dhe shumë si unë, që blejnë hera-herash duke shpenzuar edhe paratë e bukës,
çfarë ndryshimi pretendon të sjell panairi i librit më shumë se ai i produkteve
bujqësore apo tollovive politike.
-
Çfarë?!
-
Të takosh dikënd?!
-
Mirë, nuk është ide e keqe kjo.
Por
zakonisht do të takosh persona, të cilëve duhet të kesh mirësinë ti bësh të
ndihen të rëndësishëm, ndërsa ke nge t’i dëgjosh. E njëjta gjë më pëlqen edhe
mua, por kurrë nuk kam guxuar kaq shumë.
Panairit
i ka mbetur edhe një ditë të ulë siparin dhe të tregojë arritjet që gjithashtu
janë shifra dhe fakte, çmime dhe përdëllime, çoka e çukitje, autografe e
autogola, autorë të rinj e lexues si unë që soditin nga larg.
Në
një të tashme që çdo gjë ofrohet si një mall, puna më e mençur që të mbetet të
bësh është ta mbash shpirtin sa më larg kësaj molepsjeje dhe pranin sa më larg
këtij toksikimi.
Pikëllueshëm nga unë
Albert Vataj