Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Sytë e Nënës që na shenjtëroi, sytë që shihnin thellë në shpirt
E hene, 07.11.2022, 07:28 PM
Sytë e Nënës që na shenjtëroi, sytë që shihnin thellë në shpirt
Nga
Albert Vataj
Po,
drejt e në shpirt shihnin sytë e saj, thellë aty ku kurrë nuk mund të zbriste
një zemër, të pamundur e kishte të dëgjohej një zë, cfilitur sfidave do ta
kishte të mëkohej ai vullnet mbrujtur në përkushtim dhe devocion, në sakrificë
dhe besim, në më të larten fuqi të shndërrimit të vullnetit njerëzor në një akt
sublim që e shenjtëron vepra e së njerëzishmes.
llamburitja
e shkreptimës së syve të saj ishte prej atyre dritave që befnin për të mbuluar
me një hir breroreje gjithkund ky diell lëshonte rreze.
Vështrimi
i saj kishte një shikim të butë, një depërtim drejt e në shpirt, një ngulm për
të shquar dritë brenda të njerëzishmes që përpëlitej në ndeshjen me terrin, për
të mëtuar çfarë një zemër dhe një vullnet i hyjtë në të, të bëhet prehje e
perëndishme që merr zjarr nën yshtjen e një përjetimi blatimesh.
Sytë
e saj, strukur thellë në zgavrat e kafkës, i ngjanin vezullimeve të shkëlqimta
të një kumtimi drite që feks ashtu papritmas për të përtërirë shpresë dhe
besim, në shpirtin e një udhëtari të munduar dhe të drobitur nga lodhja dhe
zhgënjimi i rrugës që ka zgjatur më shumë se sa ai ka mundur të ecë, i
përpjekjes që e ka gjunjëzuar dhe ngadhënjimit që i ka shtërruar të gjithë
behjet në vepra besimi.
Asnjë
vështrim nuk ka mundur të shohë aq thellë brenda nesh, brenda njeriut, brenda
zotërimit të frikës dhe dyshimit, thellë aty ku hyhet se sa mëtimi i saj i
ëndjes dhe drojës, i dëshirimit dhe zgjimit. Është ngulur ai vështrim plot
përgjërim si gozhdët në kryqin e flijimeve tona.
Sytë
e Nënë Terezës, sytë që shihnin thellë në shpirtin e asaj prehje mishi që
Golgotave i blatoi mundime e Kryqeve u ngjit për të mbërritur përjetësinë.