Kulturë
Albert Vataj: Dashuria nuk është vepër arti, është vetë shpirti krijues i botës
E marte, 20.09.2022, 07:10 PM
Dashuria nuk është vepër arti, është vetë shpirti krijues i botës
Nga
Albert Vataj
Askush,
as edhe poetët nuk kanë mundur të llogaritin atë që zemra është në gjendje të bëjë...
mëtoi Zelda Fitzerald
...
Ka artistë të çdo lloji. Por ekziston një grup që nuk meriton më pak të
lartësohen. Ata janë artistët e jetës, që përdorin mjetet e tyre që garanton
një shpirt i kthjellët dhe një vullnet i bekuar nga bujaria dhe mirësia, nga
dlirësia dhe thjeshtësia, nga e natyrshmja dhe shkujdesja.
Ata
janë të zgjedhur të tregojnë me jetën e tyre mënyrën e të dashurariit, të
shprehur atë që nuk është mundur të shprehet përmes mjeteve të rafinuara dhe
formave shprehëse estetike të artit.
Pa
penel, ata pikturojnë me ngjyra të gjalla ekzistencën, duke u përpirë nga çdo
thellësi e ngjyrave dhe çdo lojë epshi e linjave dhe trajtave.
Pa
daltë, ata gdhendin jetën e magjishme dhe e vendosin kryeveprën e tyre në të
hyrë të çdo kthine, në kreshtën e çdo dallge, në gjuhëzën e çdo flake.
Pa
vegla muzikore, ata krijojnë muzikë për të gjithë dhe nuk lënë pa ftuar askënd
që të jetë pjesë e kësja magjie.
Pa
koreografi, ata ndërthurin vallen e jetës dhe thjeshtësinë e komunikimit që
vezullin në lojën e dlirë të ajrit dhe trupave, prekjeve dhe shikimeve .
Kur
lindin, janë disa çaste, është një shembull, janë ata që zgjedhim të mësojnë
mjetet dhe mënyrat e veprimit për të krijuar një jetë të bukur, një jetë që i
shpërblen gjithnjë me lumturi. Por të njëjtat instrumente mund të përdoren për
të përjetësuar të keqen dhe shkatërrimin. Ata mund të rrëzohen, por ngrihen pa
i lënë kohë dhimbjes dhe dëshpërimit, fatalizmit dhe ankimit t'u presë gjunjët,
t'i gremisë në gërmadhën e fatkeqësisë, të cilën jeta nuk e përjashton.
Duhet
të përpiqemi, duhet vetëm të shpresojmë, se ndoshta në një fazë të jetës sonë,
do të dimë të vendosim se si ta pasqyrojmë bukurinë. Veprat e vërteta të artit
zverdhën nga koha, shkërmoqën në mur, kur nuk vlerësohen dhe mirëmbahen. Por
një jetë me dashuri është e përjetshme.