Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Bijë plangprishës, etërish hekakeq!
E diele, 28.05.2023, 06:59 PM
Bijë
plangprishës, etërish hekakeq!
Nga
Albert Vataj
"Me
votën e 95 deputetëve, më 25 maj 2023, në Kuvendin e Shqipërisë, u miratua me
shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës për institucionet kushtetuese,
duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji
parashikon dyfishim të pagës për këto kategori."
U
prit me durim të qërohej hesapi i zgjedhjeve, që dertxhinjtë e halleve të
vatanit, të nxirrnin kamat dhe t’ia ngulin mu në zemër kësaj Shqipërie në
agoni. Nuk kishin përfunduar krejt me bojatisjen mavi nga Jugu në Veri, por
duhej edhe ndopak lajlelule, që puna të ishte e përfunduar dhe hesapi i
mbyllur.
Rriti
rrogën vetes, e mos e vri mendjen, se sa thellë mjerimi ngul dhëmbët dhe pleks
thonjtë në kurrizin ulok të kësaj kashoreje dertmadhe, këtij identiteti që
çorollepset të korrë lavditë ilirike në aliazhet e folklorizmit të masmedias,
dhe lë në rrugë të madhe ç’ka frymon shqyp e jeton gjaknxehur në kacafytje
shqiptarizme.
Sekush
për hesapin e vet, e kurrkush për dermanin e kësaj hekakeqeje që zvarget e
rënkon, rrëzohet e këmbadoraz rend.
U
desht ky haber të çojmë lajmësit, e të festojmë, se e zgjidhëm edhe këtë hall,
gjetmë ballsam edhe për këtë plagë, e ngushëlluam edhe këtë dhëmbje, u bë
kabull dhe bijve hekakeqë të trazimeve tona, t’u dalë fati, ta shterrim palcën
e këtij ashti që ther, e t’ia mëkojmë kësaj lukunie ujqërish darkim kremteje.
Kjo
ishte e tepërt!
Por
s’ka më se çfarë të më befasojë në vendin tim, totalisht habitor.
Rritja
e pagave të deputetëve dhe shpurës qeveritare ka marrë dhen! Zëra “Pro” dhe
“Kundër” popullojnë informimin si një zhurmë e përzimtë dhe pa orientim. Nuk ka
se kush dëgjon edhe pse kori ankimtarëve ngjan me një kortezh të përmortshëm,
që zgjaton në natën e terrtë të kujave dhe mallkimeve.
Gjama
e burrave ther qiellin, por nuk tund nga vendi malet e baltës dhe bajgave, që
fillërojnë paradoksalisht fatin e mjerë të shqiptarëve. Kjo e pagjasë nuk është
e mbramja prej zezonave që i është lëshue si anatemë një populli që vuan dhe
një vendi që shpopullohet me ritme asgjësuese.
Gjithë
këto gjëma, nuk janë rrufe në qiell të kthjellët. S’janë gjë e gjá pa zot, por
t’gjegjunit e nji shpirti të keq e nji mendje t’errët. Asht nji gjak i prishun
e nji zemër e thyeme, nji herezi që nuk shënon as në gjykatoret e kanuneve
fanatike, e nuk gjen fill kurrkund që kushtron e viket.
Si
dreqin, kjo e uruar gjësend, gjen kohë e vend, e u thot lutje e uratë te veshi
i atyne që janë sot për nesër, i etërve që pollën bijë bastardë, i kumbonëve që
bien shenjtërisht në këtë akt demoniak të purifikuar me paturpësi e përdalje.
Po,
është pikërisht ai morali i pamoral, që etërit mjeranë edukuan bijtë bastardë.
Dhe sot, në kohjen ku teza dhe teori përplasen në ndeshjen galaktike, na mbetet
të korrim atë që kanë mbjellë ata, ata që u mbetet të heqin por edhe të
ankohen. Por edhe ne që me votë e besim, e lamë herezinë e tyrë mëkatare me
gjakun e pastër të mundimeve të Golgotën biblike.
Pse
etër mjeranë, bijsh bastard, do të pyeste dikush zemërimshëm.
Pse
jo?! Do të zgjohet ky vullnet e ky zë kah thellë hesht nënshtrimi e qiellshëm
rrokaqiell e drejta për të drejtë dhe dinjitet.
Po!
Bijë
bastardë, etërish mjeranë!
Çdo
akt ligjor, që në pjesën më të madhe të rasteve favorizon deputetët dhe tarafin
e tyre, se nuk ka se si të ketë gjasje të ndryshtë, përfshi dhe këtë të
mbramin, rritjen e pagave, nuk është vullnet i një autoriteti të civilizimin
alien. Jo, është shfrytëzimi i autoritetit ligjvënës, ai që këto bijë bastard
kriminalizon kësisoj, të zhvasin nga buxheti i telendisur i një shteti të
shkalafitur, ende para, ndërkohë që varfëria kaplon një masë të konsiderueshme
të shoqërisë, ku më të prekurit janë të moshuarit ose të pamundurit. E kush u
kujtua për të moshuarit, për pensionistët, për invalidët, për të keqpaguarit,
për ata që ua përplasin dyert për fytyrë. Kush u kujtua dhe pati shpirtje dhe
dhëmbje për ta?!
Kush?!
Veç harrimit dhe mospërfilljes dhe shtetit që i shpërblen dhe i fyen, pjellës
që i mohon dhe pret të zgjedh një kostum të shtrenjtë dhe mermer të çmuar për
vajin e vajshëm të shtirjes.
“Me
votën e 95 deputetëve, më 25 maj 2023, në Kuvendin e Shqipërisë, u miratua me
shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës për institucionet kushtetuese,
duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji
parashikon dyfishim të pagës për këto kategori.”
Nuk
mund ta imagjinoj se si kjo e re gjamtare është reale, se si ata që marrin paga
e dieta, paguhen për orë suplementare dhe përfitojnë lehtësia dhe aksesime,
kërkojnë ende, s’ngopen. E dhimbshme dhe e trishtueshme, pavarësisht filozofisë
politike ku aderojn shtetbërja shqiptare apo zhagitet politika.
Jo,
kjo është e tepërt, por mjerisht edhe e merituar. Sepse ne nuk u edukuam, hoqëm
dorë nga çdo moral dhe parim dhe pajtohemi me çdo monstruozitet fatal si fatin
tonë.