Kulturë » Vataj
Albert Vataj: N’Logun e Bjeshkëve, atje ku Malsia zgjedh të Bukurën e Dheut dhe dëshmon vijimësinë e traditës
E diele, 13.08.2023, 06:56 PM
N’Logun e Bjeshkëve, atje ku Malsia zgjedh të Bukurën e Dheut dhe dëshmon vijimësinë e traditës
Nga Albert
Vataj
“Logu i Bjeshkëve”, është një manifestim më të
jashtëzakonshme kulturore, tradicionale dhe historike, me veçori unike dhe
karakteristikat e spikatura që e kanë trashëguar dhe e mbajnë atë si një
hajmali në gjerdanin e mrekullive të Malësisë.
I rikthyer nga kohë e largët, ky event që
zhvillohet çdo vit, që nga vitin 1998, të shtunën e dytë të muajit Gusht në
fshatin Lepushë të Kelmendit në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, sinjifikon
shpirtin e pasur që ka begatuar këtë tokë, këtë natyrë, këtë vend me tradita
dhe vlera përfaqësuese.
Këtë vit më 13 gusht 2023, kjo ngjarje bashkon
malësorët nga gjithë bota në “Log”; për të kuvenduar, kërcyer, kënduar dhe për
të gjetur më të bukurën zanë të e zanave të malësisë.
I parashikuar të zhvillohet më datën 6 gusht,
dhe i shtyrë për arsye të paqëndrueshmërve atmosferike, ky event do ta kthejë
Lëpushën dhe Kelmendin në qendrën e botës shpirtërore të malësorëve dhe
shqiptarëve.
Për të gjithë ata që vetëm kanë dëgjuar dhe do
të duan të bëhen pjesë e këtij kremtimi të festës së traditës, do t’i bëjnë
vetes një dhuratë të paçmuar, duke marrë pjesë në “Logun e Bjeshkëve”. Atje ata
do të përcjellin, jo vetëm spektaklin e ngjyrave dhe hireve malësore, të
madhështisë solemne të xhubletës dhe larminë e etnokulturës, që do të shpalosët
këtë ditë festive, por do t’u jepet mundësia të takohen me vajza dhe gra të
bukura, njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë. Kësisoj do të përcjellin atë magji
unike të malësore, duke e shënjuar këtë përvojë si një privilegj të përjetimit
dhe pasurimit të momenteve shpirtërore.
Malsia e Madhe përmes “Logut të Bjeshkëve”, u
rrëfen të gjithëve atë që ka qenë dhe do të mbetet në shekuj e shtrenjtë dhe e
çmuar, amanetin e ruajtur thellë në gjirin e këtyre maleve dhe në shpirtin e
këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të thesarit të traditës, të hirit hyjnor të
malësores.
(Fotot i kam bërë gjatë Logut të Bjeshkëve të 8
gushtit të vitit 2021)