Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Nga misioni i Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza
E hene, 23.10.2023, 06:45 PM
NGA
MISIONI E SHENJTORES SHQIPARE, NENE TEREZA
Përgatiti:
Albert Vataj
Dora
që shtrihet për lutje dhe ndihmë nuk pështyhet!
Vite
të shkuara, kur Nënë Tereza drejtonte misionin e saj humanitar me qendër në
Kalkuta, Indi, e shoqëruar me një nga motrat e shërbestarisë i drejtohet për
ndihmë një sipërmarrësi të fuqishëm indian, njeri shumë i pasur, por me përvoja
jopremtuese humaniteti.
Misioni
i saj ishte në vështirësi, duhej një dorë bujare që ta nxirrte nga ku kishte
rënë. Fëmijët dhe jo vetëm, që kishin nevojë për ndihmë, shtoheshin nga dita në
ditë. Misioni i mëshirës me gjithë përpjekjet për të menaxhuar mundësitë
financiare, ai shpesh gjendej në krizë. Me gjithë paralajmërimet, se nuk do të
arrinte të siguronte ndonjë mbështetje nga ky sipërmarrës, Nënë Tereza arrin të
sigurojë një takim.
Pas
një hyrje dhe përulësie të stolisur me fjalë të përshpirtshme dhe lutëse, Nënë
Tereza i zgjatë dorën për ndihmë sipërmarrësit, ai e pështyn dorën e saj me
përçmim dhe neveri. Nënë Tereza, mbledh dorën e pështyrë grusht duke thënë:
-Kjo ishte ajo që kishe ti për mua". Duke i drejtuar dorën tjetër me
përulësi dhe përkorje, ajo shton, kjo është dora që lutet për gjithë ato njerëz
që vuajnë, që lëngojnë, ata që kanë nevojë për ndihmë.
Sipërmarrësi
i befasuar nga kjo tolerancë dhe urtësi e kësaj gruaje plakë, arrin të
nënshtrohet vullnetit të lartë të mëshirës duke puthur dorën e shenjtores shqiptare
dhe duke akorduar një shumë të konsiderueshme në mbështetje të misionit
humanitar, "Nënë Tereza".
Ja
çfarë arrin përulësia e mëshirës dhe vullneti i lartë i besimit.
Shenjtëruar
qofsh në jetë të jetëve Nëna Terez!