E merkure, 26.03.2025, 10:29 AM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Lamtumirë Zef Deda!

E premte, 24.11.2023, 08:00 PM


Lamtumirë Zef Deda! I përjetshëm qoftë kujtimi yt! I pashuar do mbetet ylli që ndeze në artin tonë komik

Nga Albert Vataj

Prej sot, Zef Deda do t’i mungojë Shkodrës, Teatrit Migjeni, skenës së humorit, miqve dhe kolëgëve, por më së shumti ai do ti mungojë familjes, të afërmve, të cilët ndahen me më të shtrenjtin e tyre.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga ne, aktori i shquar, “ Mjeshtri i Madh” Zef Deda. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” shkruan në faqen e saj në Facebook, Teatri Migjeni, aty ku ai nisi rrugëtimin e tij të ëndrrës për t’u bërë ai që vërtetë u bë, një nga komedianët më të mirë të traditës sonë të artit komik, i cilësuar edhe si “Charlie Chaplini” i Shqipërisë. Ai u lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe u shua po në qytetin e tij të lindjes, në qytetin që e pati sinonim të jetës dhe veprimtarisë së tij si artist. Mori rrugën e amshimit, sot më 24 nëntor 2023, duke lënë pas jo vetëm trishtim dhe dhimbje, jo vetëm pikëllim dhe lot, por edhe kujtime të bukura dhe një galeri të pasur rolesh dhe karakteresh, tipash dhe personazhesh, të cilëve për 40 vite të jetës në skenë ai u mëkoi shpirtin.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike, ai arrin të realizojë qindra figura artistike me një vërtetësi dhe sinqeritet, sikur ata dilnin nga shpirti i tij. Kjo marrëdhënie që ai pati me skenën bëri që Zef Deda të ishte edhe “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, Kushrini nga Amerika” po aq sa Charlie Chaplini.

Zef Deda nuk mund të ikte pa lënë në thesaret e tij interpretuese edhe monumentet e tij të fundit, komeditë, "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", role të cilat ai i dha atë më të çmuarën që kishte, talentin dhe pasionin e tij për skenën, kontributin dhe vlerësimin që ai kishte si obligim për Shkodrën, për Teatrin Migjeni dhe artin komik.

Ai, me një virtuozitet të pashembullt interpretues, dhe një thellësi depërtuese përjetimi dhe përçimi të karakterit dhe personalitetit të personazhit, e ngriti lart lojën aktoriale, e përsosi komunikimin artistik, i trajtoi me përgjegjësi profesionale dhe i mëkoi ndjesi të thella të gjitha rolet që i besuan, ishte dhe mbeti deri në fund një mik i pashoq dhe një koleg që solli risi në marrëdhënie dhe dashuri në komunikim.

Kjo e bëri të madhin Zef Deda, Zefin e zemrave të të gjithëve, zërin e dashur të çdo kumimi shpirti, sepse ai para se të ishte një aktor i madh, ai ishte një njeri i mirë, mik i të gjithëve, buzëqeshja që shkrepi hare dhe gjallëri në çdo kontakt dhe komunikim.

Rrugëtimi i tij i gjatë në skenë u shkëput për një periudhë 6-vjeçare, për shkak të emigrimit jashtë atdheut. Por ai do të ishte sërish aty, te buka e vjetër, te kafja e këndshme, te zyra e debateve artistike, te salla e provave. Rikthehet në vitin 1996 për të rifilluar sërish aty ku e kishte lënë dhe për të vazhduar deri në të fikur të frymës, sot më 24 nëntor 2023, për të tronditur gjithkënd që mori vesh për lajmin e ndarjes nga jeta, për të gjithë ata që e njohën, punuan me të, atyre që e adhuruan.

Zef Deda mori udhën e përjetësisë në këtë ditë fundnëntori, për të mos mundur të marrë me vete veç trupit, trupit që do të prehet në Shkodrën e tij të dashur, në dheun ku prehen prej vitesh miqtë dhe kolegët e tij të Teatrit Migjeni.

Ai nuk do të jetë më në përditshmërinë e thjeshtë shkodrane, ai Zefi i amëlt te kafja e lagjes, as edhe te takimet me kolegët e Migjenit. Do t’i mungojë familjes, siç do të jetë një ikje e trisht për skenën, për gjithçka që ai ishte dhe mbeti.

Ngushëllime familjes dhe më të shtrenjtëve, ngushëllime miqve dhe kolegëve. Paçi paqe në shpirtin tuaj të bardhë, siç pati ai dritë e mirësi në të gjallët që sot la, në frymën që sot dorëzoi.

U shpërbleftë me dritën e Parajsës, shkodrani i vlerave të epërme të qytetarisë dhe kontributit, artisti i madh i Teatrit Migjeni, prindi i përkushtuar dhe gjyshi i mrekullueshëm, njeriu i mirë dhe miku që do të na mungojë!

Lamtumirë, Zef Deda!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Thoma Turtulli, bamirësi i shquar që mbeti pa varr Albert Vataj: Kongresi i Manastirit, si nisi udha e mundimshme e alfabetit shqip, pengimet dhe prapaskenat Albert Vataj: Fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqimime malli Albert Vataj: Kanë thënë për poezinë... Albert Vataj: Tefta Tashko Koço, këngëtarja e madhe lirike Albert Vataj: Simon Gjoni, kontributori i vlerave t’epërme krijuese dhe ekzekutuse muzikore Albert Vataj: Nga misioni i Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, fizikanti që adhuronte muzikën po kaq sa edhe shkencën Albert Vataj: Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve Albert Vataj: Mid'hat Frashëri, ndër shkreptimat më të dritshme të mendimit shqiptar Albert Vataj: Ndërmëndje dhe mirënjohje për t’pashoqin e dijes, fisnikun shkodran Gjon Shllaku Albert Vataj: Parashqevi Simaku, këngëtarja që u shfaq si një shkëndi që na ndezi në ëndje Albert Vataj: Pjerin Ashiku, shëmbëllimi i një tradite vlerash krenuese, trokthi i “Djepit të Kulturës”, Shkodrës Albert Vataj: Faik Konica, ai që e promovoi flamurin tonë kombëtar Albert Vataj: Franc Kafka i shkruan të dashurës, Felice Bauer, 27 maj 1913 Albert Vataj: Shqiptarja e Shenjtë, sot 7 vite Albert Vataj: Marilyn Monroe - Unë jam thjesht një vajzë e vogël në një botë të madhe Albert Vataj: Ali Podrimja, poeti i zashmërisë së trajtave t'epjes së shpirtit Albert Vataj: Joshjet krijuese që mëtuan botën delikate të ëndjeve Albert Vataj: Masakra e Minervës, kokat e 800 burrave të Otrantos u prenë sepse nuk pranuan të konvertoheshin në islam

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx