Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Tradita zadrimore, etnosi mahnites i ngjyrave, bukurise dhe sharmit
E diele, 28.04.2024, 07:34 PM
Tradita zadrimore, etnosi mahnites i ngjyrave, bukurise dhe sharmit
Nga
Albert Vataj
Vetë
hyjnitë kanë zbritur nga Olimpi dhe... duke prekur të gjallët e një shpirti
drite dhe ngjyrash kanë ngjizur, po, atë, më të shkëlqimten epje të stolisjes
për eposin e shpirtrave dhe lindjen e një tradite. Larushia e ngjyrave dhe
harmonia e melodishme e këtij kremtimi veshjeve, është çfarë e veçoi trevën e
Zadrimës kah të tjera shpërthime të shkëlqimta ku veshja karakteristike
shqiptare dëshmohet më shumë se si një traditë, si një pasuri shpirtërore që në
kohëpaskohje u ngjiz në tharmin e dritës dhe mëkoi brezave limfën e rritjes
përmes së magjishmes krijuese të petkave.
Etnosi
ynë është sa i larmishëm aq dhe i pasur. Veshjet tradicionale jo vetëm shprehin
përcaktimin krahinor, por edhe shpirtin. Në to janë derdhura si në memuar,
fantazia dhe kodika, njëmendësia e zanafillës së ekzistencës sonë, shënjimi dhe
simbolika, krejtato në trajtën e një sinjalistike të rrugëtimit tonë përgjatë
ekzsitencës. Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të
fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë
elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht
edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Folku
shqiptar, në të gjithë komponentët e vet jetëshkruan nëpërmjet larmisë dhe
ngjyrave, formave dhe përbërjes, rrugëtimin tonë në kaplimin e vlerave dhe
atributeve të patëdyta që mëtojnë identitetin kombëtar shqiptar. Kjo përkatësi
gjeografike që përfshin Shkodrën dhe Lezhën e manifeston më së miri ruajtjen me
fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare, veçanërisht me veshjet
e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez
pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze
konkret, por ai duke u ngulitur në dashurinë për prejardhjen dhe përulësinë
mirënjohëse për çfarë pararendësit na shpëblyen, arriti të shndërrohet një
mburrje dhe vlerë që duhet promovuar dhe trashëguar. Nëse nuk kishte dhe nuk ka
institucione dashamirëse për ta konservuar dhe trajtuar si një pasuri këtë
thesar brezash, ata që e sollën deri sot, duhet ende t’i besojnë shpirtit të
tyre që e lindi, kujdesit që e mbrojti dhe e lartësoi atë deri në kult. Duke
luftuar me harrimin dhe mospërfilljen, me denigrimin dhe farsën, gjushet, nënat
dhe grat arritën të triumfojnë duke e mbrujtur me zemër atë që e ushqyn me
shpirt dhe besim.
Ata
janë pasuri kombëtare, dimension estetik i shpirtit tonë krijues.
Janë
dhe mbeten dëshmitarë të një tradite të shkëlqyer.
Copëza
të mozaikut të asaj panorame të pamohueshme të qytetërimit dhe kulturës.
Folku
shqiptar, në të gjithë komponentët e vet jetëshkruan nëpërmjet larmisë dhe
ngjyrave, formave dhe përbërjes, rrugëtimin tonë në kaplimin e vlerave dhe
atributeve të patëdyta që mëtojnë identitetin kombëtar shqiptar.
Në
to janë derdhura si në memuar, fantazia dhe kodika, njëmendësia e zanafillës së
ekzistencës sonë, shënjimi dhe simbolika, krejtato në trajtën e një sinjalistike
të rrugëtimit tonë përgjatë ekzsitencës.