E merkure, 30.04.2025, 08:04 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: E florinjta dehëse dhe hiret joshëse të grave në pikturën “Një natë vere” të Albert Moore

E hene, 25.03.2024, 08:52 PM


E florinjta dehëse dhe hiret joshëse të grave në pikturën “Një natë vere” të Albert Moore

Nga Albert Vataj

Deri në vitet 1880 Moore kishte krijuar një reputacion si një piktor i bukurisë abstrakte, pa përmbajtje poetike, lëndë të dukshme dhe kuptim simbolik të kapshëm nga perceptimi idilik. “Një natë vere”, e cila në aspektim e kompozimit ka vendosjen e shkujdesur të katër grave, katër figurat të ngarkuara sa me një ngjashmëri, aq edhe me një ton të lartë sensualiteti, është një marrëdhënie. E florinjta evidenton dritën dhe përputhshmërinë e paraqitjes dhe karakteristikave të grave, njëra prej të cila po dremit.

Trajtesa artistike është e rregulluar me kujdes në të gjithë kanavacën, në poza krejtësisht të kundërta, por të lidhura në një unitet gjasshmërie perfekte. Mund të vërehet qartë shtjellimi akademik i figurës femërore, i kapluar në njëfarë mënyre nga admirimi i artistit i piktorit për skulpturën Greke. Aq përkim gjen kësisoj, sa këtë pikturë mund ta shohësh edhe si një basoreliev apo një kompozim statujash në një kllapitje vështrimi.

Por piktori dukshëm i ka atribuuar më shumë se kaq kësaj pune. Ai, në këtë kontakt komunikimi rreket të sjellë përditshmërinë e zakontë dhe manifestimin erotik të katër grave në ngulmin joshës që përbën atë çfarë është jeta e tyre.

Piktura “Një natë vere” e Albert Moore ka përzgjedhur një sfond ku shfaqet një dekor i rregulluar me zbukurime filigrani të një mjeshtri të hireve të përsosmërisë. Ambienti është në vetvete një lojë perfekte harmonie e ngjyrës së zbehtë dhe njëtrajtshmërisë së reflektimit të gjithçkaje, në një tonalitet që ruhet si në trupat lakuriq të grave, ashtu edhe në veshjet e tyre dhe gjithçka që stolis ambientin të derdhur në një ngjyrë të florinjtë që reflekton.

Bota e tij hermetike, e ndërtuar artificialisht tani hapet në një perspektivë atmosferike të natyrës, por edhe një që paralelizon ngusht skenën njerëzore në plan të parë.

Kurorat e luleve janë pasqyruar nga retë e zbehta që stolisin qiellin e errët që reflekton mbi një det të qetë që shtrihet në një platitje joshëse, si vetë ajo bukuri që vendos komunikim me të. Drita e artë derdhet në sipërfaqen e lakuar të figurës, duke vizatuar një shteg të ndritshëm nëpër ujë deri në siluetin e jehonës të një ishulli të largët. Lulet portokalli që varen, pikëzojnë pjesën e sipërme të anës së majtë që reflektohen në dritat e zbehta që vezullojnë përgjatë horizontit që konturohet poshtë. Inspirimi specifik që orvatet kësisoj për të tërhequr peizazhin e ndritshëm të hënës në “Një natë vere” ka shumë të ngjarë të këtë ndikim nga një skicë e rishfaqur me nostalgji të trajtuar më parë në “Natë me hënë” - skicuar nga Ullswater më 1858 dhe përfunduar më 1886.

Gjithsesi piktura me bojëra vaji “Një natë vere” e Albert Moore është joshëse si vetë hiret e grave që reflektojnë në tablo me atë pritshmëri të ngrohtë dhe të butë si vetë kurmet plot epsh që piktori i ka skalitur me të florinjtën e tij dehëse.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Grua, ti je vetë poezia Albert Vataj: Sara Breedlove, si u bë nga asgjëja, gruaja e parë milionere Albert Vataj: Hiri i bukurisë së gruas, liria e magjepsjes që mbeti e “ngujuar” në shkëmb Albert Vataj: Zoti pastë mëshirë për ne! Albert Vataj: History.com - Nënë Tereza, nëna e të braktisurve të fatit Albert Vataj: Sepse ti je grua e adhuruar, nënë shenjtnesh... Albert Vataj: Luigj Gurakuqi ma i epërmi shëmbëllim i kombtarizmës, qytetarisë, dijes dhe përkushtimit Albert Vataj: “Lufta ime për Kosovën” e Rexhep Shahut, është lufta që u bë me fjalë dhe me zemër Albert Vataj: Dashuria si dëshirim epshi Albert Vataj: Rrënjët pagane të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, ditës së Shën Valentinit Albert Vataj: Dita kur qëlluam Zotin me gurë Albert Vataj: Vaçe Zela, kumbimi i zërit që vazhdon të na magjeps Albert Vataj: Albri Brahusha, një frymë që këputet për të dëshmuar se sa i hollë është filli jetës Albert Vataj: Ti je grua! Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e krenarisë sonë kombëtare Albert Vataj: Ti shpirt je e flakun ndijimit Albert Vataj: Agatha Christie, pena shigjetare e gruas së pazakontë të letërsisë së trillit Albert Vataj: Karl Gega, fama e shqiptarit që u rëndit me Moxartin, Frojdin, Kafkën e Frans Jozefin Albert Vataj: Në përkujtim të viktimave të tragjedisë së 9 Janarit 2004 në ujrat e Karaburunit Albert Vataj: Fatmir Haxhiu, piktori që skaliti me pasione zjarri si penelatat lirike ashtu edhe ato historike

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx