E shtune, 25.01.2025, 07:17 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Dashuria si dëshirim epshi

E diele, 25.02.2024, 07:50 PM


Dashuria si dëshirim epshi...

Nga Albert Vataj

Sikur nesër një grua t'ia kushtojë dashurinë e saj vetëm një burri të ndershëm dhe punëtor, sikur të ishte e mundur që burri të dashuronte vetëm gruan e dëlirë, ne do të shihnim me plot ngazëllim kopulime të fuqishme shprese dhe mrekullimi, teksa përtërihet familja njerëzore gjatë një brezi, do të shihnim burra të edukuar nëpërmjet epshit dhe gra të kurajshme që kacafyten në betejat e devocionit.

Çfarë ishte ai dëshirim harbimi tradhtar i besnikërisë së përbetuar rrejshëm i një zemre, të cilën refuzoi t'ia jepte ëndrra e thurur nën dalldi dashurish të themelta martesore?

A i'a vlen çmimi i ferrit dhe pendimit, me të cilën një grua duhet të blejë "parajsën" e përkohshme, atë ëndje, që në pamundësi për ta mbajtur gjithnjë me pekule e lajka, zgjedh poshtërimin dhe zemërthyerjen që ta flak si një send të pavlerë?

Çfarë e cyt atë kurm të dlirë të sakrifikohet në darkime vulgare e epjesh shitane, që u kalitën ndër orgji të pështira e jargitje të ndyta?

A mundët vallë që virtyti ta mbajë përherë të ngrohtë zjarrin e dëshirimeve dhe të pacënuar altarin e martesës?

A duhet besuar se fjalët mund të mbajnë nën fre mëzin e harbuar të pasionit, apo duhet të shfajësohemi kokëulur tek gjaku i prishur?

Do të shihnim se burgu që tremb dhe ferri që kërcënon, do të zëvendësoheshin me përkëdheljet e një gruaje dhe me puthjet e një burri, si forcë edukuese, si energji e epshme e dashurisë së përjetshme.

A do të jetë kjo përjetësisht një ëndërr? Pyet Paolo Mantegazza.

A duhet t'i kërcënojmë dhe mposhtim burrat për t'i bërë ata të jenë më të mirë?

Vërtetë civilizimi nuk do të ketë një ilaç tjetër më mizor, se sa dhimbja dhe pendimi, për të shëruar njerëzit nga vesi dhe mëkatimi?

E megjithatë, dashuria si dëshirim epshi dhe jo si hyjni forcash përjetuese, ka kurajën të gabojë dhe të ndihet e shfajësuar, nëse nën këmbët e saj, përulësia jonë gjunjëzohet aq sa çdo altar do të ndihej i thërmuar, nën këtë pendim dhe përgjërim faljeje, aq sa çdo nerv dhe ind, çdo shkulm gjaku e dalldi epshi, do ta thyhen në ndeshjen epike të gjëmimit të një shpirti që rënkon, e kujës së copave të zemrës së thyer që mpaket.

Është ajo, ajo dashuri që kërkon shenjtorë në çdo faltore dhe demonë në çdo terratisje shpagimi, dhe ashtu me krenarinë e vet që ther strehëve të fshehtësisë e kureshtisë pendestare të hënës, ikën duke kërkuar ta pranojnë edhe pse petkat e saj janë të përlyera nga nata e ndotura nga faji.

Ajo është çfarë skllavëria e mishit ka vënë atë nën zgjedhë, është e përdalë dhe zjarmëtare, është vulgare dhe përplot shpengim e lojë, sepse është një zë mishi që e thërret atë në takimin me vetveten e shprehur në mijëra përfytyrime dhe e zbrazur në dhjetëra e dhjetëra eksplodime zjarri.

Ata duan të duhen edhe nëse nuk munden ta fitojnë të drejtën për t’u pranuar në Olimpin e madhështive që ndjenja krekos, në një pafundësi vezullimesh që i përshkon zemrat si kurmet, vështimet si kopulimet.

Sepse ata i kanë pleksur rrënjët e pemës së tyre të pasionit mbi shkëmbinjtë vullkanik, si dëshmi e krijimit mbi asgjënë asgjësuese të çastit shpërthyes. Krijimi merr nga limfa e llavës, zjarrin dhe ndez diej, u vë flakën momenteve të fashitura nën përkujdesje dhe dëshirim, e ashtu plot dritë e shndërrim, ngrohtësi dhe përtëritje, troket në portat e stinës me sythin e vet... dhe vdes në mugëtim për t’u shndërruar në trajtat që e përjetëson në zjarr që cek mbi buzën e beftë të dallgës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Rrënjët pagane të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, ditës së Shën Valentinit Albert Vataj: Dita kur qëlluam Zotin me gurë Albert Vataj: Vaçe Zela, kumbimi i zërit që vazhdon të na magjeps Albert Vataj: Albri Brahusha, një frymë që këputet për të dëshmuar se sa i hollë është filli jetës Albert Vataj: Ti je grua! Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e krenarisë sonë kombëtare Albert Vataj: Ti shpirt je e flakun ndijimit Albert Vataj: Agatha Christie, pena shigjetare e gruas së pazakontë të letërsisë së trillit Albert Vataj: Karl Gega, fama e shqiptarit që u rëndit me Moxartin, Frojdin, Kafkën e Frans Jozefin Albert Vataj: Në përkujtim të viktimave të tragjedisë së 9 Janarit 2004 në ujrat e Karaburunit Albert Vataj: Fatmir Haxhiu, piktori që skaliti me pasione zjarri si penelatat lirike ashtu edhe ato historike Albert Vataj: Ti grua...! Albert Vataj: Në vend të një urimi për ditëlindje Fjala e plotë e Nënë Terezës mbajtur në ceremoninë e marrjes së Çmimit Nobel për Paqen, Oslo, 10 dhjetor 1979 Albert Vataj: Kur në Shkodër festohej vënia në skenë e të parës vepër operistike shqiptare, “Mrika” e Prenkë Jakovës Albert Vataj: Mrika, malësorja që mori gjakun e burrit Albert Vataj: Lamtumirë Zef Deda! Albert Vataj: Thoma Turtulli, bamirësi i shquar që mbeti pa varr Albert Vataj: Kongresi i Manastirit, si nisi udha e mundimshme e alfabetit shqip, pengimet dhe prapaskenat Albert Vataj: Fikja e një ylli që shpërthen në shkëlqimime malli

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora