Faleminderit
Albert Vataj: Luigj Gurakuqi ma i epërmi shëmbëllim i kombtarizmës, qytetarisë, dijes dhe përkushtimit
E shtune, 02.03.2024, 07:59 PM
Luigj Gurakuqi ma i epërmi shëmbëllim i kombtarizmës, qytetarisë, dijes dhe përkushtimit
Nga
Albert Vataj
I
pashoq ishte ai në vlerat e nalta të qytetarisë dhe dijes, kombtarizmës dhe
përkushtimit. “Shqiptar i vlefshëm” do të mëtonte kësisoj At Gjergj Fishta.
“Pionier i qytetërimit” ishte përcaktimi i klerikut, politikanit dhe
veprimtarit të letrave, Fan Noli. Padër Anton Harapi për Gurakuqin do të shtonte:
“mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, simbol i bashkimit
kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni.
Luigj
Gurakuqi, dijeshumë, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së
Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, ekonomist, i
gjendun në krye në të gjitha ngjarjet më kulmore të jetës shqiptare në çerekun
e parë të shekullit XX, tepër aktiv e në rol udhëheqës.
Pas
revolucionit të vitit 1924, Luigj Gurakuqi, si shumë pjestarë të qeverisë Noli,
ikën nga Shqipëria. Më 2 mars, ndërsa po hynte në një kafene në Bari të
Italisë, Luigj Gurakuqi qëllohet me armë dhe vritet nga një i afërm i tij,
Baltjon Stamolla. “Nëno moj, mbaj zi për vllanë/Me tre plumba na i ranë/Na e
vran’ e na e shanë/Na i thanë trathëtor, do të ishin këto vargjet elegjiake të
Fan Nolit në atëkohje kur kobi mori dhenë.
Historianët
thonë se Stambolla kishte vepruar me nxitje të qeverisë së kryesuar nga
president Ahmet Zogu, ose si i paguar nga qeveria për të vrarë një kundërshtar
të saj; dhe ata e bazojnë këtë në një letër që Baltjon Stamolla i dërgoi Ahmet
Zogut dhe Ceno beg Kryeziut, dy ditë pas vrasjes së Gurakuqit. Letra mban
adresën e burgut të Barit, dhe sot ruhet në Muzeun e Shtetit në Shkodër:
“Kerkoj
mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…
Baltjon
Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis
Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis
Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”
***
Lazër
Shantoja, më shkruen nji mik nga Shkodra: «Po më pvetë a po qindron e ama e
Gurakuqit? Mos pvet! Per gjith ditë nadje si ajo si goca e Bajram Currit qesin
vajin: nji vajë të madh, të mnershëm, zêmbërshkyes qi nuk lên banuer t’atyne
lagjevet pa kja.»
Nji
plakë dhe nji gocë kjajnë për ditë në Shkoder… nji nanë dhe nji bijë! Nana
kjanë djalin mâ të madh dhe bija baben mâ të mirë të Shqipëniës së shkretë.
Lotët e plakës shkodrane e të gocës kosovare janë lotët e të tanë Shqipëniës së
sotme. Edhè këjo e ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme
dneson per ditë per të vdekunit e mëdhaj qi humben dhe për të gjallët e mjerë
qi po humbin. Populli âsht në kulmin e deshprimit. I vetmi ngushllim qi i ka
mbetë, ne kjoftë se ngushllim mund të quhet, âsht enè vaji: lodja qi kjè per
herë shujta e idhët e popullit shqiptar.
Nder
shpellat e lagëta të bjeshkëve kreshnike të Krasniqes ky populli i mjerë pat
nji babë: i a mbyten!
Nder
korridoret e errta të diplomatiës së përjashtme ky populli i vorfën pat nji
prîs: i a vrane!
***
Për
fatin e tij të keq, e vrau djali i tezes së tij, që një ditë para se të vrasë,
i drejtohet Çatin Saraçit, konsullit shqiptar në Bari, mikut të ngushtë të
Ahmet Zogut: “Ironia është se vrasësi, një ditë më parë, më takoi në zyrën time
duke më thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike”.
‘Vepra patriotike’ e tij do jetë e pashembullt. Do i ndërronte jetën e
derimëatëhershme Luigj Gurakuqit. U pretendua se vrasësi, Balto Stambolla, u
ekzekutua më 1944 nga Avdi Kasella dhe Zymber Loshi në Peqin, me vendimin e
gjyqit të LNÇ-së, si armik i popullit. Një akt i drejtë, për të treguar se ata
që kishin vrarë duhej të vriteshin. Ndërkohë nga Fric Radovani kemi një dëshmi
tjetër interesante: “Mbas okupacionit italian të Shqipnisë, me ardhjen
Kryeministër të z. Mustafa Kruja, Ky i kërkoi qeverisë italiane, që i dënuemi
për vrasje Baltjon Stambolla, me vazhdue dënimin në Shqipni. Qeveria italiane
asht kenë dakord dhe e ka sjellë Baltjonin në Durrës, prej ku, një makinë e
policisë e ka marrë dhe e ka dërgue në Fieri, gjoja ‘për siguri’, larg
Shkodrës. Atje ka ndejë në një shtëpi ku ruhej nga tre-katër policë shqiptar.
Një ditë, gjoja se desht me u arratisë, policët e kanë gjuejtë dhe i kanë
shprazë një automatik me fishekë në bark. E kanë lanë disa orë pa e çue në
spital, mbasi kështu kishte porositë Mustafa Kruja, që Baltjoni mos të vritej
në çast, por të vuente nga dhimbjet e mënershme që shkakton arma kur shprazet
në bark. Afro 2 – 3 ditë mbas gjuejtjeve Baltjoni ka vdekë nga infeksioni, tue
vërritë nga dhimbjet. Atdhetari Mustafa Kruja i ka tregue ngjarjen babës tem
Kol Radovanit, se: “Ia bana kështu Baltjonit, se ia kishe kaq e gja borxh mikut
tem Luigj Gurakuqit!”. (Këtë dëshmi ma ka tregue Nana eme, Viktoria Radovani
dhe Profosor Gasper Ugashi, të cilve, aso kohe, ua ka tregue Kola, Baba i em.)
***
Luigj
Gurakuqi lindi në Shkodër më 19 shkurt 1879 në një familje tregtare me shumë
influencë. Studimet e para e të mesme i bëri në shkollat italiane të qytetit e
pastaj në kolegjin italo-arbëresh të San Demetrio Korones, në Kalabri, ku qe
nxënës i De Radës. Në Napoli, kreu studimet universitare për shkenca të
natyrës. Gurakuqi u dha që herët pas Lëvizjes Kombëtare e nisi të shkruajë
vjersha e libra shkollorë. Ndër librat e tij ish edhe një metrikë, ,,Vargimi në
gjuhën shqype’’, Napoli – 1906. Një nga drejtuesit e Kongresit të Manastirit
(1908), që u mbajt për çështjen e alfabetit, ishte edhe Gurakuqi. Ai qe drejtor
i shkollës së parë të mesme shqipe, i Normales së Elbasanit, (1909). Mori pjesë
në kryengritjen e Kosovës (1910) e në atë të Malësisë së Veriut (1911) kundër
sunduesit turk, e bashkëpunoj ngushtë me Ismail Qemalin për shpalljen e
pavarësisë.
Tani
e tutje ai nisi të luajë një rol edhe më me rëndësi në jetën politike të
vendit. Si ministër i arsimit në Qeverinë e Vlorës e si drejtor i arsimit në
zonën e pushtuar nga trupat austriake gjatë Luftës së I-rë botërore, si
pjesëtar i Komisionit Letrar (1917). Ish anëtar i Qeverisë që u formua pas
Revolucionit të qershorit e me ardhjen e Zogut në fuqi u arratis tej
Adriatikut. Zogu vuri njeri e e vrau në Bari të Italisë, më 1925.
Motivet
kryesore të vargjeve të Gurakuqit janë atdheu dhe natyra. Vjershat e tij kanë
një influencë të theksuar të poezisë klasike latine dhe asaj italiane, që poeti
e njihte mirë. Gurakuqi është zot i vargut dhe ka një gjuhë të punuar e të
sigurt. Nuk mund të themi se kish një talent të spikatur por, ndonjë vjershë e
tij meriton vëmendjen. Ai tregoi edhe cilësi prozatori.
“Duke
bamun ligje moderne -thote Gurakuqi, – do te bajme te mundun zhvillimin
arsimuer e permiresimin ekonomik, dy gjana per te cilat ka ma teper nevoje
populli i yne”. Kur i thoshte keto fjale, figura e njohur e historise sone,
Shqiperia kishte shume pak njerez te njohur dhe anarkia ishte pjese perberese e
jetes shqiptare. Por, per Gurakuqin, kjo nuk kishte rendesi te madhe. Ne
vizionin e tij, kishte kohe qe trasohej nje Shqiperi moderne dhe e barabarte ne
familjen e madhe te vendeve evropiane. Jo me kot, ishte nje nga kryesoret e Kongresit
te madh te Manastirit, ku do te vendosej per fatin e shqipes. Ai ishte drejtori
i pare i Shkolles Normale te Elbasanit dhe nje nga udheheqesit e kryengritjeve
te Veriut (1911-1912). E perkrah Ismail Qemalit realizoi shpalljen e
Pavaresise, ngjarjen me te madhe te historise se shtetit shqiptar. Madje, do te
mjaftonte, vetem kjo, qe ai te ishte i patrazuar ne panteonin shqiptar. Me
1916, ishte nga themeluesit e Komisise Letrare ne Shkoder. Ishte nje figure, qe
ngjallte respekt dhe qe nderohej masivisht ne Shqiperi. Ndersa, ne vitet
1921-1923, Luigj Gurakuqi, si deputet i Shkodres, u gjend vazhdimisht ne
opozite me Zogun dhe gjithe perkrahesit e tjere te tij. Ishte bashkepunetor i
Fan Nolit dhe patjeter nje nder udheheqesit me veprues te levizjes te Qershorit
te vitit 1924. Duket se percaktimin me te madh ndaj tij, e ka dhene vete Noli:
Ai “qendronte aq larg fanatizmes fetare te ngushte, sa muhamedanet e Veriut
kishin nje besim te pakufishem”, aq sa ne Gegeni, “s’ka patur nje tjeter
udheheqes, i cili…bashkonte rreth vehtes se tij, katoliket e muhamedanet
gege”…” Ai ka qene aq pak regjionalist sa qe kur lindi çeshtja kombetare s’ka
patur nje gege patriot, aq te dashur midis toskeve sa Gurakuqi”.
Veprimtaria
e tij krijuese ka qenë e vyer. Ai botoi ne Bukuresht me 1905 librin “Abetar i
vogel shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me shenime n’dy dialektet”.
Botoi
ne Napoli “Fjalorth shqip-frengjisht e frengjisht-shqip” i fjaleve te reja.
Botoi
ne Napoli me 1906 “Vargezimi n’Gjuhen Shqipe”.
Ai
ka botuar dhe shume artikuj ne gazetat “Albania”, “Kalendari-kombetar”,
“Drita”, “Liria e Shqiperise”, “La nazione Albanese” etj.