Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Kur në Shkodër festohej vënia në skenë e të parës vepër operistike shqiptare, “Mrika” e Prenkë Jakovës
E premte, 01.12.2023, 07:24 PM
Kur në Shkodër festohej vënia në skenë e të parës vepër operistike shqiptare, “Mrika” e Prenkë Jakovës
Nga
Albert Vataj
Është
1 dhjetor i vitit 1958. Kjo është një foto historike nga Ded Jakova. Si edhe të
tjera foto, kjo është dëshmimi i një ngjarjeje që tregon se Shkodra i përkiste
kryeqendrave evropiane të artit dhe kulturës, aristokracisë së atyre qyteteve
që shkruan faqet e shkëlqimta të artit.
Kjo
është një foto, por më shumë se si një e tillë është tregues se cila ishte
Shkodra, ku kremtohej si një festë, me pjesëmarrjen e gjithë qytetit, vënia në
skenë e operës së parë shqiptare. Ishte koha kur kryeqendra e kulturës hidhte
një hap të guximshëm në një nga gjinitë më të vështira të artit, atë të veprës
operistike.
Nuk
jemi në Vjenë, në Paris, në Romë, Berlin, Londër apo Barcelonë, jemi në Shkodër
dhe “Mrika” është e para vepër operistike shqiptare, me muzikë të Prenk Jakovës
dhe libret të Llazar Siliqit. Jemi aty ku shkodranët prijnë në hapin e madh të
shoqërive të emancipuara, ku ndodh gjithçka, por edhe festohet ardhja në jetë e
një opere
Opera
“Mrika” është nistorja ma e kurajshme e një gjeniu, e cila kërkonte me ngulm ta
përfshinte Shkodrën dhe krejt Shqipërinë në rendin e shoqërive aristokratike.
“Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën
Prenkë Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe
regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti. Më 1 dhjetor 1958 u shfaq
premiera e operës së parë shqiptare, “Mrika”. Shfaqja e parë si dhe
tetëmbëdhjetë të tjera në vazhdim u dhanë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës,
interpretuar nga muzikantët e këtij qyteti, nën drejtimin e mjeshtrit Prenkë
Jakova. Pas një viti, më 1959, opera u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit,
Tiranë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e fondit të artë të repertorit të këtij
institucioni.
Shkodra
ka ken e ka për me mbet qyteti ku ndodhin ngjarje të mëdha, ku çdo tentativë
politike për ta denigruar atë, është thjeshtë një dashakeqësi që do të dështojë
me përçmim.