Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Mrika, malësorja që mori gjakun e burrit
E diele, 26.11.2023, 07:47 PM
Mrika, malësorja që mori gjakun e burrit, historia që u bë pjesë e një libri Best Seller në vitin 1909
Nga
Albert Vataj
Natyrisht
që keni dëgjuar shprehjen eufemike: “Ajo është një grua që të merr gjakun”, që
do të thotë se është një grua trime dhe fisnike, grua që vjen nga derë e madhe,
grua që është rritur dhe armatosur me parimet e larta të së drejtës dhe nderit.
Bashkëshorti për të është i shtrenjtë, i barabartë me pjesëtarët e tjerë të
familjes dhe përballë konflikteve dhe pasojave tragjike, ai nuk është i vetëm
edhe kur duhet të kthehet nderi në vend nga një grua.
Marrja
e gjakut nga një grua edhe pse nuk është e sanksionuar në formë detyruese në
kodet zakonore të maleve, ky akt nuk gjendet e përjashtuar, ç’ka e legjitimon
bërjen e drejtësisë duke kthyer nderin në vend, si në rastin e Mrikës që ka
ardhur përmes “An observer in the Near East”, shkruar nga William LeQueux (2
korrik 1864- 13 tetor 1927) shkrimtar i zhanrit e romancës, misterit,
thrillerit dhe spiunazhit.
Në
librin “Një vëzhgues në Lindjen e Afërt”, botuar në Londër, ”T. Fisher Unwin”,
në vitin 1907, një libër i ilustruar me fotografi, ai ndër të tjera shkruan për
një grua dhe një ngjarje, që atij i ka rrëmbyer interesimin aq sa ta trajtojë
dhe konsiderojë pjesë e pasqyrimit të tij krijues. Bëhet fjalë për Mrikën, e
cila mori gjakun burrit.
Edhe
vetë tiparet e kësaj gruaje, përcjellë kaq besnikërisht në këtë foto, tregon
hir dhe ashpërsi. Përmes vështrimit të saj shpues dhe qehres së vranët, autori
i librit dhe fotografi, e ka ilustruar përsosmërish historinë, duke mos e
neglizhuar në këtë përcjellje imazhi edhe veshjen karakteristike shqiptare të
malësores, stolit e saj dhe mënyra e pozimit.
“Aparati
im fotografik, qysh në fillim u pa me shumë dyshim dhe pata vështirësi të madhe
ta bindja secilin që t’i bëja fotografi.
Shumë
fotografi të fshehta i kam bërë me një aparat fotografik të vogël “Broënie”,
pasi për fat të keq i kisha mbaruar filmat për Kodakun e madh që kisha. Por,
isha në gjendje që të siguroja disa fotografi, të cilat shfaqen në këtë vëllim.
Një mëngjes herët, në të lindur të diellit, isha duke ecur me Lukën dhe
Palokun, kur na kaloi para një grua e re.
“Kjo
është Mrika e Kolë Marashit,” – tërhoqi vëmendjen Luka.
“Kush
është ajo? ” – pyeta.
“Mrika.
Gruaja që mori gjakun”, – ishte përgjigjja e tij.
“Dy
vjet të shkuara, ajo ishte vajza më e bukur e fisit tonë dhe kishte një duzinë
burra, të gatshëm për t’u martuar me të. Ajo u martua me Lecin, një djalë të
zgjuar i anës së Pulatit dhe një nga rojet e bajraktarit, njëlloj si unë. Një
muaj pas martesës, Leci u vra pabesisht nga i vëllai, i cili jetonte poshtë
Drinit të Bardhë, ky i dashuruar marrëzisht me të.
Kur
ajo mori lajmin u shpërfytyrua nga pikëllimi. Por, me ngadalë thuri planet për
gjakmarrjen dhe duke mos pasur asnjë të afërm të gjinisë mashkullore, zgjodhi
ta merrte vetë gjakun.
Kësisoj,
na la dhe u zhduk për gati një vit, gjatë të cilit ajo ndoqi hap pas hapi
kunatin e saj, në Ohër, në Maqedoni, pastaj në Shkup, Prizren dhe në shumë
vende të tjera, duke pritur gjithmonë mundësinë për të kryer goditjen. Kjo
ndodhi një pasdite, kur vrasësi i së shoqit po ecte në rrugën kryesore të
Shkodrës dhe ajo, nxori koburen e Lecit nga brezi dhe ia shpërtheu atij tutje
fytyrën. Trimëri për një grua, apo jo? Por, nuk mbaron me kaq,” – vazhdoi ai.
“Me
të vrarë vrasësin, shkoi direkt në shtëpinë e prindërve të tij, pas një
udhëtimi treditor dhe i vrau që të dy. Që atëherë ajo është kthyer me ne, pasi
vdekjes së të shkretit Lec iu mor haku. Më erdhi keq që ai vdiq, – shtoi ai me
keqardhje, – sepse ishte një nga miqtë e mi më të dashur.”
Siç
ju e dini, në kulturën tradicionale shqiptare, gjakmarrja është detyrimi shoqëror
për të vrarë një shkelës nderi ose një anëtar të familjes së tyre, për të
shpëtuar nderin e fisit, për të qenë i papërjashtuar nga komuniteti dhe i
barabartë kah rregullat e asokohshme të së drejtës. Kjo praktikë përgjithësisht
shihet si në përputhje me kodin shoqëror të njohur si Kanuni i Lekë Dukagjinit
ose thjesht Kanuni, i përbërë nga 12 libra dhe 1262 artikuj ku ka rregulla të
ndryshme. Kodi ishte fillimisht një "një kod jo-fetar që përdorej nga
myslimanët dhe të krishterët njësoj".
Mbrojtja
e nderit është një komponent thelbësor i kulturës shqiptare sepse është thelbi
i respektit shoqëror. Nderi mbahet në
konsideratë shumë të lartë sepse përkthehet ndër breza. Amanetet dhe historia
mbahen në emrat e shqiptarëve dhe duhen mbajtur në prioritet të lartë, edhe me
çmimin e jetës. Prandaj, kur një sulm personal me përmasa të frikshme lëshohet
ndaj një anëtari të çdo familjeje, duhet të pritet një dënim i barabartë nga
ligjet e Kanunit. Disa nga veprimet që nisin
gjakmarrjen përfshijnë "vrasjen e një mysafiri ndërsa ai ishte nën
mbrojtjen e të zotit të shtëpisë, shkeljen e pronës private, mospagimin e një
borxhi, rrëmbimin ose joshjen ose përdhunimin e një gruaje." Kjo shpesh zgjat shumë gjenerata nëse borxhi
nuk paguhet. Ata që zgjedhin të mos paguajnë me jetën e familjarëve të tyre
jetojnë në turp dhe izolim deri në fund të jetës, të burgosur në shtëpitë , e
tyre duke pas hasmëri gjatë gjithë jetës me ata që ua kanë dhënë borxhin.
Rasti
i Mrikës, gruas që mori gjakun burrit, e sjellë me kaq origjinalitet nga
William LeQueux në librin e tij, shoqëruar me foto, është i rrallë në Shqipëri,
por jo vetëm. Është pikërisht kjo karakteristikë e veçantisë së kësaj ngjarjeje
që ka arritur të jetësojë dhe të faktohet, duke mbetur një episod që e tregon
shqiptarin si një identitet nacional që e konsideron sublime nderin dhe
ligjësinë si një mjet që rregullon marrëdhëniet dhe ruan balancat në një
realitet ku mungon shteti dhe mekanizmat ligjzbatuese.
Referuar:
mekulipress.com/mrika-gruaja-shqiptare-qe-mori-gjakun/
wikiwand.com/sq/Gjakmarrja
wikiwand.com/en/William_Le_Queux