E merkure, 30.04.2025, 11:18 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Grua, ti je vetë poezia

E shtune, 23.03.2024, 08:55 PM


Grua, ti je vetë poezia

Nga Albert Vataj

Kur lindi fjala, poezia kishte populluar botën, ti hyjnoje në këtë bekim, frymoje në gjithçka e pulsoje te çdo trill. Nga Kopështi i Edenit deri në lirikat flakatare të Petrarkës, mistikën e buzëqeshjes së Xhokondës, gjithësinë e çdo shkrepëtime të Rrugës së Qumështit. grua, brinja e shkulur e zanafillës, plaga e çdo psherëtime, ligjërimi adhurues i gjithë perëndive, poezia e parë që stolisi buza e çdo këndimi, krijimi që në fill.

Ti grua që hyn e del nga qenia dhe qiejt n'Apogje zotëron, deteve kridhesh te çdo Nimfë, dehjeve jepesh te çdo puthje, poezi je, ata që mëkuan shpirtin e mëtuan magjepsjen.

Ti që del nga sythi në mugëtim, e shpërthen hirshëm në shkasin e çdo teatraliteti të natyrës.

Grua, ti poezi e çdo vargëzimi që u ngjiz në ty me qenien dhe u lartësua qiejve me përulsinë dhe devocionin e nënës misionare. Ji çfarë stolisja e krejt shpengimeve nxjerr nga shpirtja e artit e të derdh në idilikën e pasioneve që gjunjëzon drita, ji gjithëçfarë është këndim dhe vaj, ij vetja e gjithësive në një çast.

Grua, ti lule e lirizëm poetikash dehëse, simfoni e tingull i çdo adhurimi, ti që shpërthen nga eteri si bima nga fara dhe hap krahët, gjoksin kreshpëron me gjinjt plot limf e hëna, flakesh e kuqëlon shegë dhe gjak, turpërohesh e dalldis, mëkon dritë e dielli, përkundesh rrezeve ku ti shuan etjen biblike të mëkatit e çlirumit nga zgjedha, për të qenë Evë e mbetur ëndje e çdo ëndërrimi, e purifikuara e çdo Parajse.

Grua, shëmbëllimi i çdo stine, verë paganizmi e çdo kremte në ty, verë që ngas e deh.

Grua, ti llojshmëria gazmimi, vetë vullneti i hyjshëm i atij komunikimi të magjishëm të natyrës me të gjallët e tokësores sonë, kopuluar në një qiellore eterne përmes përjetimit dhe forcës krijuese, hirit që në ty është thelbi, vetë qëllimi.

Grua, porta prejnga hyn perandoria e shpërblimit përmes mrekullisë, ti vullneti i bekuar që Krijuesi zbret me prehrin përplot shpërblesë dhe sfidë.

Grua, ditë vere, kumt pranverimi, kremte shenjtërimi e poezisë, je në çdo ditë të stinëve të trupit tënd, kopështi ku çelin të gjitha lulet e kundërmojnë krejt aromat, zemra ku thuhen më përgjërueset lutje dhe shpirti yt cak celebrimesh ëndërrtare.

Grua, zgjedh ti se çfarë lule don të jesh dhe me kë rreze dëshiron të përqafohesh, për të rrënjëzuar frymë dhe afsh në kurmin që i blaton mrekullimit që në ty pi gji.

Grua, unë të dua dhe kjo më dhemb, ndaj shkruaj për ty.

Asnjë tjetër shpërblim lumturimi nuk ma mbushi shpirtin veç asaj që je, që më bën të jetoj hirshëm dhe të vuaj bukur, asaj që s'mund dhe s'duhet të jesh ndryshe, veçse grua që drithëron në çdo varg, e hyjnon në çdo poezi që shkruaj për ty.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Sara Breedlove, si u bë nga asgjëja, gruaja e parë milionere Albert Vataj: Hiri i bukurisë së gruas, liria e magjepsjes që mbeti e “ngujuar” në shkëmb Albert Vataj: Zoti pastë mëshirë për ne! Albert Vataj: History.com - Nënë Tereza, nëna e të braktisurve të fatit Albert Vataj: Sepse ti je grua e adhuruar, nënë shenjtnesh... Albert Vataj: Luigj Gurakuqi ma i epërmi shëmbëllim i kombtarizmës, qytetarisë, dijes dhe përkushtimit Albert Vataj: “Lufta ime për Kosovën” e Rexhep Shahut, është lufta që u bë me fjalë dhe me zemër Albert Vataj: Dashuria si dëshirim epshi Albert Vataj: Rrënjët pagane të 14 Shkurtit, Ditës së të Dashuruarve, ditës së Shën Valentinit Albert Vataj: Dita kur qëlluam Zotin me gurë Albert Vataj: Vaçe Zela, kumbimi i zërit që vazhdon të na magjeps Albert Vataj: Albri Brahusha, një frymë që këputet për të dëshmuar se sa i hollë është filli jetës Albert Vataj: Ti je grua! Albert Vataj: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kreshta më e lartë e krenarisë sonë kombëtare Albert Vataj: Ti shpirt je e flakun ndijimit Albert Vataj: Agatha Christie, pena shigjetare e gruas së pazakontë të letërsisë së trillit Albert Vataj: Karl Gega, fama e shqiptarit që u rëndit me Moxartin, Frojdin, Kafkën e Frans Jozefin Albert Vataj: Në përkujtim të viktimave të tragjedisë së 9 Janarit 2004 në ujrat e Karaburunit Albert Vataj: Fatmir Haxhiu, piktori që skaliti me pasione zjarri si penelatat lirike ashtu edhe ato historike Albert Vataj: Ti grua...!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx