Kulturë
Albert Vataj: Gëzuar Fitër Bajramin!
E merkure, 10.04.2024, 07:58 PM
Miq, nga mot Gëzuar Fitër Bajramin!
Nga
Albert Vataj
Sot,
duart e nevojës janë ngritur drejt qiellit për të pranuar shpërblimin e
devocionit dhe besimit. Me përulësinë e shërbesës dhe lartësinë e adhurimit,
shpreheni me zemër e me shpirt, afrojeni me vullnet dhe gatishmëri, atë që Zoti
i mëshirshëm dhe begatues në ju ka hedh si farë tolerance, mirësie dhe
dashurie.
Të
lumtur qofshi gjithmonë me gazmim dhe harmoni në familje dhe mes shojishojt.
Mirësinë e kësaj kremteje marrshi në krejt ditët e rrugëtimit të përditshëm
drejt vullnesës së sakrificës dhe devotshmërisë. Ju uroj të jetojë përjetë me
ju përkushtimi dhe devotshmëria, bujaria dhe zemërbardhësia, harmonia dhe
mirëkuptimi. Përherë e ushqefshi shpirtin dhe zemrën me dhuratën më të shenjtë,
atë të bujarisë. Dorën që jep dhe vullnesën e solidaritetit që i bashkon me të
skamurit, një plotpushtet e shpërbleftë me çfarë zemra e secilit nga ju zgjodhi
të mylmejë dëshirën e gazmimit të atyre syve që shndrisin prej bujarinë që i
lumturon.
E
pranoftë All-llahu veprën tuaj të sakrificës dhe bujarisë. Me mirësi dhe
begati, paqe dhe devocion e shtroftë udhën tuaj të besimit. Fitër Bajrami qoftë
një fillim i këndshëm për një jetës më të pastër dhe më me devocion. Secili nga
ju ka hapur zemrën dhe shtruar vullnesën e mirë për të ofruar nga vetja
gjithçka që e shenjtëron.
Gëzuar
qoftë Fitër Bajrami për të gjithë myslimanët kudo që janë, për të gjithë ata që
me shembullin e tyre shembin mure ndarës, përtërijnë shpresë dhe llamburitin
drita gazmimi në sytë dhe zemrat që ndjehen të mbushur me rrezet e hyjnisë besimit.
Sot
është festa e atyre që gjatë një muaji agjërim, triumfuan ndaj dëshirave përmes
sprovës së sakrificës dhe përkushtimit, detyresës dhe motivimit.
Mbushni
ketë ditë me zemrat e gëzuara, bujarinë e bashkëjetimit, shpërblesën e
mirënjohjes dhe secili nga ju do të jetë dëshmitarë i mrekullisë që vjen nga
besimi, nga nevoja që ka kjo botë për paqen, bujarinë, mirëkuptimin dhe
tolerancën.
Përzemërsisht, Albert
Vataj