Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Sakrifica heroike e grave suljote
E enjte, 09.05.2024, 07:57 PM
Sakrifica heroike e grave suljote, nga “Heroizmi i Despos” te "Gratë Suliote"
Nga
Albert Vataj
Arti,
në veçanti piktura ka qenë zëri më i fuqishëm që bota ka dëgjuar për sakrificën
sublime të grave suljote, për atë guxim të pashembullt dhe emblematik, i tillë
sa ka kapërcyer nga e vërteta në legjendë, nga kujtesa e kohës në kujën e
përjetimit shprehës artistik.
Pavarësisht
kontekstit trajtues dhe pështjellimit të historiografisë, që me kohën pësoi
transformim, duke e zhvendosur fokusin, tjetërsuar faktet dhe mjegulluan
ngjarjet, gratë suljote janë ikonike për atë çfarë memoria i nguliti në
kujtesë.
Pa
dallim përkatësishë dhe synimesh, ngjarjet e atyre kohëve u pamundësuan shpesh
të ishin e vërteta.
Dikush
interesohej të nxirrte nga e realja e faktuar e zhvillimeve, heronj të rremë.
Ngjitja e pashallarëve në monumente dhe justifikimi i çdo poshtërsie dhe
perversiteti si leje për krenari, as nuk na ngopi me vetkënaqësi, por edhe na
la të uritur për dinjitet të së vërtetes.
Por
arti guxon më shumë se çdo nacionalizëm dhe e vërteta është më kokëfortë se çdo
kapardisje në bronx apo lartësim të hyjt të një mbrujtjeje prej terri.
***
Le
të dëgjojmë ata që shkruan historinë me shpirt dhe penel, t'u japim të drejtë
atyre që besuan te sublimja e grave dhe nënave suljote, si tek një e vërtetë e
trishtë që flet zëshëm.
“Heroizmi
i Despos” është një vepër pak e njohur Cesare Felix Georges dell' Acqua,
pikturë e cila përjetëson vdekjen heroike e grave suliote në Rrënjasë, (1863,
viti kur artisti realizoi veprën)
Në
këtë tablo, tregohet si fokus kryesor, Dhespo Boçi, gruan që vinte nga fisi
suliot Shehu/Sheho ose ndoshta Sejko, dhe ishte i martuar me suliotin, Jorgaq
Boçin.
Në
dhjetor 1803, ushtarët e Ali Pashës duke ndjekur suliotët e arratisur sulmuan
fshatin Rrënjasë, midis Pargës dhe Prevezës,
Dhespo
Shehu, e veja e Boçit, e cila me vajzat dhe nipërit e saj u mbrojtën në një
kullë të quajtur "Kulla e Dhimulës", që u bë varri dhe monumenti i
sakrifikimit të tyre.
Fati
i tyre tragjik, megjithatë, ishte i pashmangshëm. Ajo thirri familjen rreth saj
dhe u propozoi atyre alternativën e nënshtrimit ndaj armikut ose vdekjes nga
duart e tyre. Ata zgjodhën njëzëri këtë të fundit dhe Dhespo, duke i radhitur
të gjithë përreth një arke baruti, vendosi shkrepsën me dorën e saj dhe
përfundoi gjithçka.
Një
këngë shqiptare e zonës (me shumë mundësi një këngë origjinale e Suliot)
përshkruan ngjarjet.
Edhe
muret u bënë hi, po Dhespua përherë në këmbë,
Nuseve
ç’u thërret, me zë e me gjëmë.
"Skllave
të turkut bija, a mund të bëhemi ne?
Pas
meje, mori nuse, vendin e kemi atje!"
Akti
i vetëvrasjes si e vetmja zgjidhje për të mos rënë në duart e ushtarëve të Ali
Pashait evokohet edhe në piktura, këngë dhe shtjellime të ndryshme të kohës, të
cilat në një mënyrë apo në një tjetër ndoqën me interes zhvillimet, por në
veçanti aktin sublim të grave suljote.
I
këtij konteksti ishte edhe e ashtuquajtura “Vaji i Zallogut” që lidhet me
ngjarjen e historisë suliote dhe bëhet fjalë për vrasjen masive të grave nga
Suli dhe fëmijëve të tyre, gjatë përpjekjeve të pamundura suliote në vitin
1803, në afërsi të fshatit Zallong, në Epir.
Emri
lidhet edhe me një valle të kënduar qe ka lidhje me këtë ngjarje. Egziston një
këngë e tillë e një valleje të kënduar shqiptare dhe quhet Vallja e Zallongut
(njohur edhe si "Vaji i Zallogut")
Vallja
e Zallongut
Lamtumirë,
o Sul, i shkretë,
se
po ndahemi per jetë.
Lamtumirë,
o Sul i shkretë,
se
na do t’ikim për jetë.
Ne
po vdesim për liri,
se
nuk duam skllavëri.
Lamtumirë,
ju male e fusha,
na
e punoi Pilo Gusha,
I
pabesi faqezi,
s’pati
turp, as perëndi.
Lamtumirë,
o fusha e male,
ne
vdesim pa frikë fare.
Jemi
bila shqipëtare,
vdesim
duke hedhur valle.
Lamtumirë,
o Sul i shkretë,
lamtumir’
për gjithë jetë.
Gjatë
luftrave Suliote në dhjetor të vitit 1803, Suliotët filluan evakuimin e rajonit
Sul pas disfatës së tyre nga ushtarët e Ali Pasha Tepelenës, shkruan
historiografia. Gjatë evakuimit, një grup i vogël të grave Suliote dhe fëmijëve
së tyre u bllokuan nga trupat e Aliut në malet e Zallongut në Epir. Për të
shmangur kapjen dhe gjithçka tjetër mizore që mercenarët dhe ushtarët e Aliut i
kishin të zejes së tyre, gratë hodhën fëmijët e tyre dhe pastaj veten e tyre
nga një shkëmb të madhe, kryerjen e vetëvrasjes. Sipas legjendës, ata u hodh
poshtë greminës njëri pas tjetrit duke kënduar dhe vallëzuar. Incidenti shpejt
u bë i njohur në të gjithë Evropën. Në Sallonin e Parisit të vitit 1827,
artisti francez Ary Scheffer ekspozuar dy piktura romantike, një prej të cilave
u quajt Les Femme Souliotes ("Gratë Suliote"). Sot, një monument në
faqen e malit Zallong përkujton sakrificën.
Disa
të vërteta, është shumë e vërtetë që arti i idealizon, por pa mundur të
tjetërsojë historinë apo ta zhvendosi fokusin e zhvillimit të ngjarjeve. Sepse
krijuesit ose mbështeten mbi dëshmi dhe raportime të kohës, ose i nxjerrin nga
këngët që këndohen dhe vargjet që janë
skalitur në kujtesën e brezave. Dhe, heroizmi i grave suljote, sakrifica e tyre
sublime është sinjifikim i atij ballafaqimi të shkruar me tragjizëm dhe lexuar
me vetëdijësim.