Gjekë Gjonaj: Rruga e jetës, arsimimi dhe aktivitetet e Drita Ivanajt - Ujkaj (3)
Drita Ivanaj ishte një grua fisnike malësore shqiptare, një figurë e njohur e kulturës dhe arsimit shqiptar, e arsimuar në universitete të famshme në Itali dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e donte shumë Shqipërinë, nga e cila, së bashku me nënën e saj italiane, u detyrua padrejtësisht të largohej ditën e pushtimit fashist të Shqipërisë...


























